09/10/2026
🌧️ Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit janë regjistruar reshje shiu me intensitet mesatar, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës. Problematikat e evidentuara janë trajtuar menjëherë nga ekipet e mirëmbajtjes në terren. ⚠️
✅ Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale.
🦺 Grupet e punës, të pajisura me mjete dhe pajisjet përkatëse, vijojnë të jenë në terren për pastrimin e akseve rrugore, largimin e gurëve dhe inerteve, si dhe pastrimin e bimësisë dhe kunetave.
🛣️ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në segmentet ku reshjet mund të ndikojnë në kushtet e qarkullimit.