Bashkia Shkodër

Call Directions Website Contact the organization

Bashkia Shkodër Kjo është faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër

16/10/2026

Benet Beci

🏀 Më shumë hapësirë për sportin në shkollën “28 Nëntori”!

Pas vitesh me hapësirë të kufizuar, nxënësit tashmë e zhvillojnë edukimin fizik në një palestër të plotë.

Me ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër, palestra i është rikthyer tërësisht funksionit të saj, në shërbim të nxënësve dhe aktiviteteve sportive. 🏀

13/10/2026

Benet Beci

Investime të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Shkodër!

Bashkia Shkodër, përmes Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Objekteve Publike, ka përqendruar vëmendjen te impiantet sportive të qytetit, ku gjatë ditëve të fundit po realizohen disa ndërhyrje të rëndësishme.

🏟️ Nga rinovimi i ulëseve në stadiumin “Loro Boriçi”, te punimet që po shkojnë drejt përfundimit në palestrën e atletikës, e deri te Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, i cili do të pajiset me sistem ngrohjeje dhe ftohjeje.

Janë investime të Bashkisë Shkodër që përmirësojnë kushtet për sportistët, trajnerët dhe tifozët, duke i dhënë sportit shkodran infrastrukturën dhe vëmendjen që meriton.

Shkodra ka një traditë të jashtëzakonshme sportive dhe detyrimi ynë është të krijojmë kushte gjithnjë e më të mira për ta çuar këtë traditë përpara! ❤️💙

U zhvillua dëgjesa publike për ndikimet mjedisore dhe sociale të projektit të autostradës Adriatiko-Joniane, segmenti Mu...
13/10/2026

U zhvillua dëgjesa publike për ndikimet mjedisore dhe sociale të projektit të autostradës Adriatiko-Joniane, segmenti Muriqan–Lezhë, ku u prezantuan detaje mbi ndërhyrjet e parashikuara, masat për menaxhimin e ndikimeve dhe procesin e shpronësimeve.

Projekti përfshin 41 kilometra autostradë, një urë të re mbi lumin Buna, si dhe rrugë dytësore shërbimi.

Me mbështetjen financiare të BERZH-it, ky projekt është një nga investimet më të rëndësishme për zbatimin e vizionit për Shkodrën si kryeqendër rajonale, duke përmirësuar lidhjet rrugore dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turizmin.

Informimi dhe përfshirja e qytetarëve janë pjesë e rëndësishme e këtij procesi, për të dëgjuar shqetësimet e komunitetit dhe për të garantuar transparencë në çdo fazë.

📢 NJOFTIM PËR KUFIZIMIN E PËRKOHSHËM TË QARKULLIMIT DREJT KALASË SË ROZAFËSBashkia Shkodër njofton qytetarët dhe vizitor...
12/10/2026

📢 NJOFTIM PËR KUFIZIMIN E PËRKOHSHËM TË QARKULLIMIT DREJT KALASË SË ROZAFËS

Bashkia Shkodër njofton qytetarët dhe vizitorët se, për shkak të punimeve në kuadër të projektit “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në Kalanë e Rozafës në Shkodër”, Rruga e Qafës do të mbyllet përkohësisht për automjetet, deri në kryqëzimin me Rrugën “6 Maji”.

🚗 Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi i automjeteve drejt Kalasë së Rozafës do të realizohet vetëm nëpërmjet Rrugës “6 Maji”, sipas skemës së devijimit të trafikut.

Kufizimi lidhet me realizimin e punimeve për parkimin dhe Qendrën e Vizitorëve/Infopoint.

Lutemi drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën e përkohshme rrugore dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonën e punimeve.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

11/10/2026

Benet Beci

Shkodra, e preferuara e turistëve nga e gjithë bota. 🌎
Të diel të bukur!

10/10/2026

Një mbrëmje kushtuar Kadri Rosh*t në Teatrin “Migjeni”, njeriut që preku lavdinë!

10/10/2026

Nga data 3 deri më 9 tetor, Shkodra u kthye në një pikëtakim të kinematografisë ndërkombëtare, duke mirëpritur artistë, regjisorë dhe profesionistë të filmit në një javë të pasur me art, kulturë dhe emocione.

🌍 Nën temën “Voices of the Earth – Zërat e Tokës”, festivali solli filma nga vende të ndryshme të botës, konkurrime në katër kategori, diskutime artistike dhe mbrëmje të veçanta kushtuar kinematografisë së Turqisë, Suedisë, Hungarisë dhe Kosovës.

Mbrëmja përmbyllëse kulmoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, duke vlerësuar krijimtarinë dhe talentin e kineastëve pjesëmarrës.

🎥 Kinema “Republika” vijon të konsolidohet si një hapësirë e rëndësishme e jetës kulturore të Shkodrës, duke mirëpritur aktivitete që e lidhin qytetin tonë me skenën artistike ndërkombëtare.

Shkodra, qytet i artit, kulturës dhe traditës, vijon të pasurojë kalendarin e saj me ngjarje që promovojnë krijimtarinë dhe i japin jetë qytetit! 🎬

  Benet BeciShkodra drejt një transformimi të ri urban 🚴‍♂️ 🌳Sot është publikuar gara për projektimin e një prej ndërhyr...
09/10/2026

Benet Beci

Shkodra drejt një transformimi të ri urban 🚴‍♂️ 🌳

Sot është publikuar gara për projektimin e një prej ndërhyrjeve kryesore urbane për Shkodrën: “Kopshti Linear dhe Aksi Multimodal Veri–Jug”, nga Sheshi Demokracia (ish-5 Heronjtë) deri te rrethrrotullimi i Bypass-it.
Projekti përfshin Bulevardin Studenti, Sheshin Parrucë, Bulevardin Zogu I, zonën e Xhabijes, Rrugën Mbreti Gent, si dhe sheshet dhe kryqëzimet përgjatë gjithë këtij aksi. Synimi ynë është ta transformojmë në një bosht urban më të gjelbër, më të sigurt dhe më funksional për qarkullimin, me më shumë hapësirë për këmbësorët dhe biçikletat dhe me kushte më të mira për transportin publik.
Në këndvështrimin tim, ky aks ka një rëndësi të veçantë për Shkodrën, sepse lidh qendrën dhe zonën historike të qytetit me Parkun e ri në hyrje të tij, duke krijuar një vazhdimësi të natyrshme urbane dhe duke forcuar më tej identitetin e Shkodrës si qytet historik, i gjelbër dhe turistik.
Porta e Alpeve financohet nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Evropiane e Investimeve, zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka si partner kryesor Bashkinë Shkodër.
Ky është vetëm fillimi. Së shpejti do të vijojmë edhe me projekte të tjera të rëndësishme për qytetin: përmirësimin rrënjësor të transportit publik, përfundimin e rrugës së re të Velipojës, itinerarin e biçikletave përgjatë Liqenit të Shkodrës, Bunës deri në Adriatik dhe sistemin e ri muzeal të qytetit.

09/10/2026

Benet Beci

Pas 31 vitesh, atletika shkodrane bëhet me sallë force dhe dhoma zhveshjeje!

Një investim i Bashkisë Shkodër që i përgjigjet kërkesës së sportistëve kuqeblu, të cilët na kanë bërë krenarë me rezultatet e tyre në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kushte më të mira për stërvitje dhe përgatitje, për atletë që me punën dhe përkushtimin e tyre e kanë mbajtur Shkodrën në podium.

Shpresoj që ky investim të jetë një shtysë më shumë për suksese të reja të atletikës shkodrane!

08/10/2026

Benet Beci

📍 Në Merkatën e Rusit, së bashku me inxhinierët e firmës që po zbaton këtë investim të rëndësishëm për qytetin.

Pashë nga afër ecurinë e punimeve dhe diskutuam detajet për përmirësimin e merkatës dhe të tregut të Rusit, me synimin për t’i kthyer në një kompleks tregtar funksional, me kushte bashkëkohore për tregtarët dhe qytetarët.

Po punojmë për hapësira më të organizuara, standarde më të mira dhe një mjedis që i shërben gjithë komunitetit.

Address

Shkodër

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Telephone

+355676878691

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Shkodër:

Shortcuts

Share