14/10/2026
Pasqyrë e fushatës arkeologjike të vjeshtës 2026 në sitin e Sardës (Shurdhah), Shqipëri, e zhvilluar në kuadër të programit kërkimor të Shkollës Franceze të Romës KOMANI (2022–2026), drejtuar nga Etleva Nallbani (CNRS, UMR 8167 Orient et Méditerranée).
E vendosur në luginën e Drinit, kjo qendër e lashtë urbane mesjetare është objekt i kërkimeve shumëdisiplinore, që synojnë të hedhin dritë mbi organizimin urban, sistemet e fortifikimit, hapësirat e kultit dhe praktikat mortore në Adriatikun lindor mesjetar.
Përmes pamjeve nga terreni dhe dëshmive të pjesëtarëve të ekipeve të përfshira në misionin arkeologjik franko-shqiptar, videoja nxjerr në pah objektivat shkencore të projektit, si dhe punën e përbashkët të studiuesve, teknikëve dhe studentëve nga të dyja vendet.
Një vështrim nga afër mbi një program kërkimor që kontribuon në pasurimin dhe rishikimin e njohurive tona mbi shoqëritë mesjetare të Ballkanit.
Video e realizuar nga Eniko Mosi
Në partneritet me:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Francës
Shkolla Franceze e Romës (École française de Rome)
Orient et Méditerranée (UMR 8167, CNRS)
EPHE – PSL
DATK Universiteti i Tiranës
IKTK – Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore
DRTK Shkodër
Në bashkëpunim me:
Initiative Circulations médiévales (MeCir)
IA Tiranë
INRAP
CEPAM-Nice
Retour sur la campagne de terrain de l'été 2026 menée sur le site d...