15/06/2026
Sonata e Krojtzerit - Fragment
I duhet gjetur burri një vajze të rritur. Ç’ka s’është aspak e zorshme, sidomos kur vajza s’është e shëmtuar dhe kur gjen burra që duan të martohen.
Kështu ndodhte edhe qëmoti. Po të vinte vajza në moshë, prindërit i organizonin martesën. Kështu veprojnë edhe sot e kësaj dite në tërë botën: edhe kinezët, edhe indianët edhe muhamedanët, edhe populli i thjeshtë tek ne. Së paku nëntëdhjetëenëntë përqint e njerëzimit i përmbahen këtij rregulli. Vetëm ne, maskarenjëve, që s’përbëjmë veçse se 1% të popullsisë na u duk e keqe kjo mënyrë dhe ngulmuam ta ndryshojmë. E ç’të re sollëm në këtë mes? Ja, atë, që vajzat rrinë e djemtë u vijnë rrotull dhe i zgjedhin si në pazar. Vajzat presin dhe s’guxojnë ta shprehin shqetësimin e tyre:
“Më zgjidhni mua djalosh, mua dhe jo atë, atje, se unë i kam supet, trupin dhe tërë tiparet e tjera si askush tjetër në këtë sallë”.
Dhe në këtë e sipër burrat vërtiten lart e poshtë mëse të kënaqur: “E di e di po s’po mundem ti vë asnjërës syrin”… Ata kapardisen si kaposhi në thekër se e dinë se e tërë kjo ekspozitë vajzash vetëm për ta është organizuar.
-“Po a është e mundur të bëhet ndryshe” – pyeta unë. “A mos vallë duhet që vajza të propozojë e para”?
-"Nuk e di. Veçse nëse e pranojmë barazinë, atëherë, le ta respektojmë atë deri në fund. Nëse martesa me mblesëri është poshtëruese, kjo është njëmijë herë më poshtëruese. Në rastin e parë të drejtat dhe shanset janë të barabarta për të dyja palët, kurse këtu femra është skllave pazari ose një tapë valvule. Thuajini ndonjë nëne ose vetë vajzës, se meraku i tyre kryesor është vetëm të gjejnë burrë. O Zot, si do të ofendohen! Kurse në fakt, të gjitha me këtë merren, se nuk kanë me çfarë merren tjetër. Dhe kjo është e tmerrshme, sidomos kur me këtë merren vajza fare të reja. Dhe përsëri, sikur kjo të bëhej fare hapur, prapë do të ishte një gënjeshtër. “Ah sa interesante është kjo teoria e Darvinit”!, “Ah, Lizën e tërheq fort piktura”!, “Po në ekspozitë a do të jeni”?, “Po trojkën, shfaqjet teatrale, dhe koncertet simfonike, i pëlqeni”?, “E ku ka kënaqësi më të madhe, Liza ime vdes pas muzikës”!, “S’jeni në një mendje me mua”?, “Po a ka gjë më të bukur se muzika”…?
Dhe tërë këto bisedime fshehin veçse një ankth: “A do të martohet vallë ai me mua”?
“Epo poshtërsi dhe hipokrizi më të madhe se kjo s’mund të ketë” – përfundoi ai dhe pasi piu gëllënjkat e fundit të çajit mblodhi gotat dhe tërë takëmin tjetër.
Linku ku mund te degjoni :
https://audiobooks.al/libra/sonatat-e-krojtzerit/