10/10/2026
Në kuadër të projektit F.E.A.S.T., u zhvillua workshop i fokusuar në potencialet, sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe blegtorisë lokale. 🌱
📌 Diskutimet u përqendruan te mbrojtja e tokës bujqësore dhe planifikimi territorial, zhvillimi dhe diversifikimi i prodhimit vendas, bashkëpunimi mes fermerëve dhe krijimi i mikrokooperativave, zhvillimi i blegtorisë dhe organizimi i furnizimit lokal, ruajtja e varieteteve autoktone, siguria ushqimore dhe standardizimi i produkteve, formalizimi i fermerëve, si dhe forcimi i lidhjes me tregun dhe agroturizmin.
🌿 Aktiviteti përfshiu vizita në terren, ku pjesëmarrësit u njohën me praktikat e kultivimit, ruajtjes dhe përpunimit të produkteve bujqësore, si dhe me mundësitë e zhvillimit të prodhimit vendas dhe agroturizmit.
🤝 Në përmbyllje të projektit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes fermerëve, ekspertëve dhe institucioneve për zhvillimin e një bujqësie më të organizuar, konkurruese dhe të qëndrueshme.