Agjencia Kombëtare e Pyjeve

Directions Website Contact the organization

Agjencia Kombëtare e Pyjeve 🌳Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka si mision mirëqeverisjen e pyjeve, ruajtjen dhe zhvillimin e tyre.🌲

Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka si mision mirëqeverisjen e pyjeve në nivel kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin e tyre, përdorimin e qëndrueshëm dhe shumëfunksional të burimeve në fondin pyjor kombëtar, si pasuri natyrore me rëndësi kombëtare.

24/10/2026
22/10/2026

🌲 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐏𝐲𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐨𝐧 𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐓𝐫𝐞𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐚𝐥𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐑𝐄𝐒𝐈𝐋𝐈𝐄𝐍𝐓 𝐓𝐑𝐄𝐄𝐒

Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP), në bashkëpunim me PSEDA-ILIRIA, zhvilloi në Tiranë Takimin e Tretë të Palëve të Interesuara të projektit RESILIENT TREES, pjesë e Programit Interreg Europe.

✍️Takimi u hap nga Drejtoresha e AKP-së, znj. Rudina Hoxha, e cila theksoi rëndësinë e forcimit të kuadrit ligjor dhe teknik për identifikimin, dokumentimin dhe mbrojtjen e pyjeve të vjetra dhe të drurëve monumentale e veteranë në Shqipëri.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Fakulteti i Shkencave Pyjore, bashkive, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës së pyjeve dhe të biodiversitetit.

🌳 Gjatë takimit u prezantuan përvojat nga vizita studimore në Lituani, metodologjia për hartëzimin e pyjeve të vjetra dhe progresi i deritanishëm në identifikimin e sipërfaqeve me pyje të vjetra, të cilat kërkojnë vlerësim dhe verifikim të mëtejshëm.
Diskutimet u fokusuan në mundësitë e përshtatjes së praktikave evropiane në kontekstin shqiptar, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe identifikimin e hapave të mëtejshëm për mbrojtjen e pyjeve të vjetra dhe të drurëve monumentale e veteranë.

🤝 𝑨𝑲𝑷 𝒎𝒃𝒆𝒕𝒆𝒕 𝒆 𝒂𝒏𝒈𝒂𝒛𝒉𝒖𝒂𝒓 𝒑𝒆̈𝒓 𝒑𝒆̈𝒓𝒎𝒊𝒓𝒆̈𝒔𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒎𝒆𝒌𝒂𝒏𝒊𝒛𝒎𝒂𝒗𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒊𝒅𝒆𝒏𝒕𝒊𝒇𝒊𝒌𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒎𝒃𝒓𝒐𝒋𝒕𝒋𝒆𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒗𝒍𝒆𝒓𝒂𝒗𝒆 𝒏𝒂𝒕𝒚𝒓𝒐𝒓𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒚𝒋𝒆𝒗𝒆 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆.






🌲 Për pyje më të shëndetshme dhe të mbrojtura!🌿 Bashkëdrejtoresha shqiptare e IADSA-s, Briolda Jahaj, së bashku me Mario...
13/10/2026

🌲 Për pyje më të shëndetshme dhe të mbrojtura!

🌿 Bashkëdrejtoresha shqiptare e IADSA-s, Briolda Jahaj, së bashku me Mario De Rosa, Kreun e Zyrës Tregtare të Ambasadës Italiane, Letizia Fischioni, Zëvendësdrejtoreshën e AICS, Gent Gazheli, Zëvendësministrin e Mjedisit, dhe Rudina Hoxha, Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, morën pjesë në aktivitetin përmbyllës të projektit IADSA II “Krijimi i një modeli menaxhimi për luftimin e sëmundjes së procesionares”.

🌲 Projekti, me financim nga IADSA prej rreth 363,000 eurosh dhe bashkëfinancim prej 44,000 eurosh, u zbatua nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Qendrën ISHEP. Në kuadër të tij u ngritën tre laboratorë në Fushë-Arrëz, Bulqizë dhe Gjinar, si dhe një laborator pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

🪲 Procesionarja e pishës mbetet një sfidë për shëndetin e pyjeve🌲tona.
🗓️ Në konferencën e zhvilluar mbi këtë temë, u theksua rëndësia e monitorimit të hershëm, ndërhyrjeve efektive dhe bashkëpunimit mes institucioneve dhe ekspertëve.

🤝 Bashkëpunimi dhe ekspertiza janë çelësi për një menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve tona!



Ambasciata d'Italia a Tirana AICS Tirana Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA Universiteti Bujqësor i Tiranës - Faqja Zyrtare Fakulteti i Shkencave Pyjore Ishep_ngo

10/10/2026

🌲 Nga shkolla në pyll!

Në kuadër të fushatës , Agjencia Kombëtare e Pyjeve, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Pyjore “Kolë Margjini”, Shkodër, zhvilloi në malin e Tarabosh*t aktivitetin “Një ditë me teknikët e rinj të pyjeve”.

🌿 Nxënësit dolën nga klasa për të mësuar drejtpërdrejt në terren, duke u njohur me punën e teknikut të pyjeve, inventarizimin, monitorimin, përdorimin e GPS-it dhe mbrojtjen e pyjeve.

🌱 Sepse lidhja me pyllin fillon që në moshë të re dhe njohja e tij sot ndërton profesionistët që do ta mbrojnë nesër.

Nga shkolla në pyll, më shumë dije, më shumë dashuri për pyjet! 🌳

Shkolla E Mesme Pyjore

06/10/2026

Liqeni i Zi — një destinacion i veçantë pranë Radomirës, i rrethuar nga qetësia dhe peizazhi mahnitës malor. I shpallur Monument Natyre, ky liqen ofron një pamje të rrallë të bukurive natyrore shqiptare. 🌿🏔️

05/10/2026

🌱 Mënyra si ndërtojmë dhe zhvillojmë vendbanimet tona përcakton edhe mënyrën si jetojmë me mjedisin që na rrethon.

🏡 Banesa të sigurta, komunitete të qëndrueshme dhe habitate natyrore të mbrojtura janë pjesë e së njëjtës të ardhme.

Nën temën e Kombeve të Bashkuara “Strehim i përshtatshëm për të gjithë”, Dita Botërore e Habitateve na kujton rëndësinë e krijimit të hapësirave ku njerëzit mund të jetojnë mirë, pa cenuar natyrën.

05/10/2026

👉Në pikën e grumbullimit dhe përpunimit të z. Vesel Rrodhe, në📍Gramsh ku bimët aromatike mjeksore🪻kthehen në zhvillim, punësim dhe të ardhura për familjet vendase!

🌲 Pasion për natyrën, vlerë për komunitetin!

04/10/2026

Dita Botërore e Kafshëve 🐾

Shqipëria është shtëpi e një biodiversiteti të jashtëzakonshëm, nga rrëqebulli i Ballkanit dhe shqiponja, te ariu i murrmë, dhia e egër, pelikani e lundërza.

Sot kujtojmë se mbrojtja e kafshëve do të thotë të mbrojmë edhe habitatet ku ato jetojnë. Çdo specie ka vendin dhe rolin e saj në natyrë. Ta ruajmë së bashku. 🌿

🌞 Mirëmëngjesi me këto 🏞️ pamje nga 📍Liqenet e Lurës.
01/10/2026

🌞 Mirëmëngjesi me këto 🏞️ pamje nga 📍Liqenet e Lurës.

30/09/2026

Address

Rruga “Halit Bega”, Nr 181, Tiranë
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Pyjeve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombëtare e Pyjeve:

Share