13/10/2026
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z. Besmir Kola, mori pjesë në Konferencën Evropiane për Monitorimin Elektronik në Antalya, ku profesionistë, studiues dhe ekspertë të drejtësisë diskutuan mbi zhvillimet, sfidat dhe perspektivat e monitorimit elektronik.
Përmes paneleve dhe punëtorive tematike, u trajtuan çështje të rëndësishme si parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, mbrojtja e viktimave, drejtësia me në qendër njeriun dhe përdorimi etik i teknologjisë.
🤝 Konferenca shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë dhe të shërbimit të provës.