10/10/2026
Tema globale e CreativeMornings për muajin tetor është ALTITUDE (Lartësia), rreth së cilës do të flitet në 253 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar Gjergj Bojaxhi, menaxher si dhe alpinist, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Për mua Lartësia (Altitude) është Liri, Perspektivë, Sfidë, Paqe e brendshme.”
Gjergj Bojaxhi u diplomua në St. John’s College, Annapolis, Maryland në vitin 1997, me dy degë kryesore (majors) 1. Filozofi dhe 2. Historia e Matematikës dhe Shkencave; dhe dy degë dytësore (minors) 1. Letërsi Krahasuese dhe 2. Arte Liberale.
Përfundoi studimet Master (2001-2003) në “School of Advanced International Studies” (SAIS) pranë Universitetit Johns Hopkins në Uashington D.C., me fokus në Zhvillimin Ekonomik dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Në vitin 2005, Gjergji pranoi detyrën e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, duke u përqendruar kryesisht në fushat e energjisë dhe ekonomisë, përfshirë projektin TAP.
Pas krizës së energjisë elektrike në dimrin e vitit 2006, Gjergji u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Në vitin 2012, Gjergji mori drejtimin e një kompanie të re, “Everest Oil” Sh.a. si Drejtor i Përgjithshëm.
Gjergji është një pjesëmarrës aktiv në debate televizive mbi çështjet ekonomike dhe sociale me të cilat përballet vendi.
Ai është një alpinist i pasionuar dhe një nga organizatorët e drejtuesit e ekipit të ekspeditës së parë shqiptare për ngjitjen në Everest në vitin 2012.
Ai ka realizuar ngjitje në pesë nga “7 Majat” (7 Summits).
Eventi do të mbahet të premten, datë 16 tetor, ora 10:00, te Libraria BABEL.