Julian Hodaj

Call Directions Website

Julian Hodaj Julian Hodaj është nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kur Augusto Daolio të del përpara....
19/10/2026

Kur Augusto Daolio të del përpara....

08/10/2026

🗣 E trishtë që debati për reformën e qeverisjes vendore katandiset në një diskutim e polemikë mbi harta apo kufij bashkish! Ndarja territoriale nuk është më e rëndësishmja, por vetëm një nga instrumentet e kësaj reforme.

Nëse në qendër të vëmendjes së qeverisjes duhet të jenë qytetarët, atëherë rëndësi kanë gjëra krejt të tjera.

➡️ Rëndësi ka përfaqësimi, ndaj me prioritet është trajtimi i ligjit zgjedhor.

➡️ Rëndësi ka çfarë u ofrohet qytetarëve, pra shërbimet dhe kompetencat e pushtetit vendor, ndaj debati mbi ligjin e vetëqeverisjes vendore duhet të jetë shumë serioz.

➡️ Më të rëndësishëm akoma janë buxhetet në dispozicion, ndaj duhet shumë të kujdes kur të diskutohet për ligjin e financave vendore.

Këto janë garancitë që u duhen shqiptarëve!

Ajo që ndodh sot, me kundërshtime pa bazë, është zhurmë e tym pa asnjë kuptim.

🗳 Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë miratuam vendime konkrete në mbështetje të qytetarëve:✅ Mbështetje ekonomike ...
30/09/2026

🗳 Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë miratuam vendime konkrete në mbështetje të qytetarëve:

✅ Mbështetje ekonomike për familjet në nevojë;
✅ Subvencionim të qirasë dhe strehim social;
✅ Ndihmë financiare për 14 familje të prekura nga zjarret dhe përmbytjet;
✅ Ndryshime në buxhetin e vitit 2026;
✅ Rishikimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029.

🇦🇱 Nga sot, me propozim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhe...
29/09/2026

🇦🇱 Nga sot, me propozim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës.

Një vendim i miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK.

Addio!
06/08/2026

Addio!

🗳 Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një paketë vendimesh që prekin drejtpërdrejt jetën e shumë qytetarëve.🤝 216 familj...
30/07/2026

🗳 Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një paketë vendimesh që prekin drejtpërdrejt jetën e shumë qytetarëve.

🤝 216 familje do të përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike;
🏠 47 individë/familje do të mbështeten me subvencionimin e qirasë;
🔑 33 familje në nevojë do të përfitojnë strehim social;
✅ 101 fëmijë të familjeve në nevojë do të përfitojnë kompensim ushqimor;
🏗️ U lehtësuan procedurat për familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019 dhe u hodhën hapa të rëndësishëm për vijimin e procesit të rindërtimit në Kombinat;
🆘 15 familje të dëmtuara nga zjarret dhe përmbytjet do të mbështeten me ndihmë financiare.

✅ Miratuam gjithashtu një sërë vendimesh që i hapin rrugë projekteve strategjike në infrastrukturë me funksion publik, si dhe forcimit të shërbimeve në arsim dhe formim profesional.

04/07/2026

Lamtumirë mjeshtër Koço Qendro! Të qoftë dheu i lehtë!

02/07/2026

📍 Si dikush që ka shërbyer për pothuaj një dekadë në Ministrinë e Brendshme, njoh mirë çfarë është Policia e Shtetit dhe po ashtu, njoh personalisht edhe shumë prej grave e burrave që shërbejnë në këtë organizatë të nderuar.

Dhuna ndaj punonjësve të policisë👮‍♂️ ështê një akt i dënueshëm dhe i pajustifikueshëm nga çdo lloj qëllimi apo synimi!

Jam i bindur se kushdo nga ata që manifestuan këto javë, për diçka që mendojnë të drejtë, nuk bie dakord me primitivitetin e asaj që pamë ditët e fundit para Parlamentit, duke dhunuar deputetë e punonjës të policisë.

Ata mbrojtës të ligjit janë garantët tanë çdo ditë të vitit, ditën apo natën, në dimër apo në verë. Diçka nuk duhet harruar: Ata njerëz me uniformën e policisë janë aty, çdo herë, kur ne kemi nevojë!

Pardje dhe sot, ca dështakë politikë serialë, që deri dje hidhnin molotovë, po mundohen të vjedhin iniciativën e atyre që për katër javë manifestuan idetë në mënyrën më qytetare të mundshme. Këta qaramanë dhe qurravitës në kamera, harbutë, të pafytyrë e të paskrupullt në trotuar, që këto tre ditë u munduan me të gjitha mënyrat të krijojnë konflikt e përplasje, duhet të përgjigjen para ligjit, sepse shoqëria ua ka vënë vulën me kohë🛑.

🙏 Shërim të shpejtë policëve të dëmtuar gjatë protestës së sotme pranë Kuvendit.

Vajza dhe djem të Policisë së Shtetit, keni gjithë solidaritetin tim💪.

☑️ 375 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, të mbetura jashtë skemës së rindërtimit, do të trajtohen tashm...
25/06/2026

☑️ 375 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, të mbetura jashtë skemës së rindërtimit, do të trajtohen tashmë me të njëjtat kushte si përfituesit e regjistruar në sistemin “Shtëpia Ime”.

Këshilli Bashkiak miratoi sot projektvendimin për familjet, banesat e të cilave janë klasifikuar me nivel dëmi DS5, por që nuk kishin aplikuar në sistemin online.

Numri i përfituesve mund të përditësohet më tej, në varësi të akteve në proces, vendimeve gjyqësore apo vendimeve të Institutit të Ndërtimit.

Pas një pune të gjatë identifikuese dhe komunikimi institucional, u jepet një zgjidhje konkrete familjeve që kishin mbetur jashtë skemës.

23/05/2026

U prehsh në paqe mjeshtër! Gjithmonë do kujtohesh!

Address

Bulevardi "Dëshmorët E Kombit"
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Julian Hodaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share