Policia e Shtetit

Directions Website Contact the organization

Policia e Shtetit Për një komunitet më të sigurt. Faqja Zyrtare në Facebook e Policisë së Shtetit.

10/10/2026

PKK Kakavijë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 2”

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, dhe 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihet në pranga drejtuesja e automjetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë, në dalje, automjetin dhe rulotin që drejtohej nga shtetasja gjermane A. S.

Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, si dhe 6 kavanoza dhe 3 qese hermetike, në të cilat kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 141 gramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen gjermane A. S., 51 vjeçe, drejtuese e automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një automjet së bashku me rulotin dhe një celular.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”.

10/10/2026
10/10/2026

Shkodër/Vijon operacioni i koduar “Shkolla të Pastra”. Goditet një rast i tentativës për sh*tjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

U kap në flagrancë, afër një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”, me doza Cannabisi, arrestohet.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, për një rast të sh*tjes së lëndëve narkotike afër shkollave, ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi 15 vjeç, banues në Shkodër, autor i dyshuar i rastit.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit, në afërsi të një shkolle, në lagjen “Vasil Shanto”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim sh*tjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

10/10/2026

Shijak/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32.500 euro.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Baza".

Si rezultat i operacionit, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri automatike, 2 krehra me nga 10 fishekë secili, një shumë prej 32.500 eurosh.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. I., 32 vjeç, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Transit 4”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës emigrantëve nga v...
10/10/2026

DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Transit 4”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi u kap duke transportuar me automjet 7 shtetas nga Filipinet dhe Afganistani, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 4”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi L. M., 23 vjeç, banues në Urën Vajgurore.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan, në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj, automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe me të cilin po transportoheshin, kundrejt pagesës, 7 shtetas të huaj, 5 nga Filipinet dhe 2 nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

10/10/2026

Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi 5-mujor, me metoda proaktive, operacioni i koduar “Interceptimi”.

Zbulohet se në një magazinë te Kodra e Priftit, modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu sh*teshin organizatorëve të lojërave të fatit.

Arrestohen organizatori i kësaj veprimtarie në ambientin e marrë me qira, si dhe bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 25 makineta (slot machine), 4 celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Interceptimi”, arrestuan shtetasit A. S., 53 vjeç dhe S. K., 67 vjeç.

Si rezultat i një pune të thelluar hetimore, aplikimit të metodave speciale të hetimit, si dhe monitorimit dhe interceptimit të valëve elektronike, u konstatua se shtetasi A. S. kishte marrë me qira, një magazinë, në zonën e quajtur “Kodra e Priftit”, ku në bashkëpunim me shtetasin S. K., dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje, të cilat nëpërmjet programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, programoheshin sipas kërkesave të shtetasve/subjekteve të interesuara, të përfshira në organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP FIER/ Kanosi për 2 vjet një 73-vjeçar për t’i marrë një shumë parash, identifikohet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.I...
10/10/2026

DVP FIER/ Kanosi për 2 vjet një 73-vjeçar për t’i marrë një shumë parash, identifikohet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

I arrestuari, me precedent penal për krime kundër personit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në DVP Fier, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, në vijim të kallëzimit të një 73-vjeçari, i cili ishte kanosur për dhënien e një shume parash, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin:

* I. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, ka kanosur vazhdimisht, që prej vitit 2024, një 73-vjeçar, me qëllim që ky i fundit t’i jepte një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh djali i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

DVP Durrës/Policia Rrugore godet 3 raste të tentativës për mitëdhënie.  Procedohen penalisht 3 drejtues mjetesh që iu of...
10/10/2026

DVP Durrës/Policia Rrugore godet 3 raste të tentativës për mitëdhënie.

Procedohen penalisht 3 drejtues mjetesh që iu ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative.

Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës dhe Kavajë, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë ndaluar disa drejtues automjetesh që janë konstatuar duke kryer shkelje.

Në 2 raste në Durrës dhe në 1 rast në Kavajë, 3 drejtues automjetesh me dokumentacion të parregullt kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për këtë shkelje.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesit e automjeteve, shtetasit K. M., 47 vjeç, E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

Rezultatet e fazës së parë të testimit me shkrim për Patrullë të Përgjithshme.Ankimimi për fazën e testimit me shkrim du...
09/10/2026

Rezultatet e fazës së parë të testimit me shkrim për Patrullë të Përgjithshme.

Ankimimi për fazën e testimit me shkrim duhet të bëhet brenda datës 13 tetor 2026, në adresën elektronike: [email protected].

Konkurrentët që janë vlerësuar me më pak se 50 pikë skualifikohen nga procesi i konkurrimit për pranimin në rolin zbatues të Policisë së Shtetit.

Maqedoni e Veriut/Skender Hita dhe Victoria Pullen: Task Forca, modeli më i suksesshëm i bashkëpunimitNë vijim të pjesëm...
09/10/2026

Maqedoni e Veriut/Skender Hita dhe Victoria Pullen: Task Forca, modeli më i suksesshëm i bashkëpunimit

Në vijim të pjesëmarrjes në tryezën e Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Parregullt, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, u takua me Victoria Pullen, Shefe e Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme britanike.

Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan rëndësinë e forcimit të shkëmbimit të informacionit, koordinimit të veprimeve operacionale dhe zgjerimit të Task Forcës me anëtarë të rinj nga vendet e rajonit.

Victoria Pullen konfirmoi vijimin e mbështetjes për Policinë e Shtetit, përmes trajnimeve të specializuara dhe pajisjeve logjistike, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale.

Address

Bulevardi Bajram Curri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Policia e Shtetit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Policia e Shtetit:

Shortcuts

Share