Departamenti i Sporteve-FRPD

Call Directions Contact the organization

Departamenti i Sporteve-FRPD Kjo faqe du ju informoj mbi veprimtarit e departamentit te sporteve ne Frpd.

24/11/2019

Stadiumi' Loro Boriqi ' Shkoder ,Rama ik 😀✌️

17/11/2019

Ramaik
Rama veq ik ✌️

Kryetari Basha reagon për deklaratat e Rames ne Ohër: Deshtimi me integrimin europian nuk mund te zevendesohet nga propa...
10/11/2019

Kryetari Basha reagon për deklaratat e Rames ne Ohër: Deshtimi me integrimin europian nuk mund te zevendesohet nga propaganda anti europiane e nje autokrati te korruptuar.

Triumfi i Lirisë30 vjet më parë, shqiptarët kthyen sytë me shpresë nga Gjermania, atje ku në pjesën e saj lindore po ndo...
09/11/2019

Triumfi i Lirisë

30 vjet më parë, shqiptarët kthyen sytë me shpresë nga Gjermania, atje ku në pjesën e saj lindore po ndodhte realizimi i një ëndrre, shembja e murit që ndante Berlinin, rënia e diktaturës. Komunizmi po shpallte edhe formalisht falimentimin dhe po i dorëzohej revoltës së gjermanëve, të cilët kërkonin liri, demokraci dhe bashkim. Ngjarjet e Gjermanisë nuk ishin vetëm histori për shqiptarët. Ata gjetën tek rënia e Murit të Berlinit aleatin e tyre më të madh, shpresën se ndryshimi po vinte, edhe më shpejt sesa shpresonin më optimistët.

Brenda 12 muajve, kombi gjerman rrëzoi Murin e Berlinit, simbol të diktaturës e të ndarjes që gjatë 28 viteve të ekzistencës së vet përçudnuese, ishte shndërruar në varrin e mbi 200 disidentëve, të vrarë në përpjeke për të ikur nga ferri lindor e për të kaluar në anën e demokracisë.

Në të njëjtin hark kohor, inteligjencia në Shqipëri ngriti zërin e saj, qytetarët sulmuan klonet që rrethonin shtetin në të gjithë hapësirën e tij dhe shoqëria jonë pagoi një tribut të rëndë, me vrasjet në kufi të dhjetëra të rinjve, nga Shkodra në Sarandë.

Nën shembullin e përpjekjes gjermane dhe me shembjen e Murit të Berlinit si metafora e shpresës, pas 5 dekadash diktature, shqiptarët i dhanë jetë Lëvizjes “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, një revolucion paqësor që shembi regjimin më gjakatar të përtej Perdes së Hekurt.

Bashkë me këtë Lëvizje lindi Partia Demokratike, e para në këtë pjesë të ish-botës komuniste që aplikoi për anëtarësimin e vendit në aleancën e kombeve të lira, në NATO. Ajo i mishëroi idealet mbi të cilat u ngjiz edhe lëvizja që shembi Murin e Berlinit, me nisma që e drejtuan Shqipërinë drejt hapësirës euroatlantike dhe mbështetën ngritjen e ekonomisë së lirë të tregut.

Në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, fatkeqësisht shqiptarët po kuptojnë e po provojnë përditë se muret nuk janë vetëm fizike. Muret e reja të izolimit janë edhe më të vështirat për t’u shembur. Shqiptarëve dhe Shqipërisë rrezikojnë tu ngrihen mure prej keqqeverisjes, e cila ka rrënuar themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira, ka zëvendësuar Sundimin e Ligjit me sundimin e njësh*t, ka shënuar rekorde të turpshme me vjedhjen, korruosionin dhe krizën ekonomike dhe që për eksport të vetëm me botën perëndimore, ka krimin dhe emigracionin.

Kjo klikë që u ka mohuar shqiptarëve edhe të drejtën e votës po e largon vendin nga gjiri i familjes perëndimore dhe drejt hapësirave të tjera, ku vota nuk njihet e ku klikat kthehen në autokraci të korruptuara. Në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, regjimi kleptokrat shkumëzon kundër Perëndimit dhe sheh ëndrra me aleanca autokratike orientale.

Por shqiptarët nuk e kanë ndjekur e nuk e ndjekin pas turravrapin e tij oriental. Idealet që shembën Murin e turpit në Berlin janë idealet e demokracisë dhe të votës së lirë. Edhe sot, rinia dhe inteligjencia shqiptare janë bashkë me lidershipin europian, i cili në 30 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, e ka 9 nëntorin një ditë refleksioni, një ditë përbashkimi kundër autokracisë, kleptokracisë, populizmit e racizmit.

Këto ideale i ndan edhe shoqëria shqiptare, prandaj 9 nëntori i shqiptarëve është dita e rinovimit të zotimit kombëtar “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Është dita e evokimit të ëndrrës, shpresës dhe qëllimit për një Shqipëri ku çdo shqiptar të zgjedhë të jetojë me liri, mundësi, dinjitet dhe mirëqenie të garantuar.
Lulzim Basha ✌️

KOMUNIKIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME TË RINJTË NË KRUJË.Sot 90% e gënjeshtrës u rrëzu...
08/11/2019

KOMUNIKIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME TË RINJTË NË KRUJË.

Sot 90% e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10% do të rrëzohet në gjykatë. Pra, sot dolën provat që prokuroria ishte përdorur nga Edi Rama për të fabrikuar gënjeshtra që as vetë nuk i beson dhe u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtrat, me të cilat operoi për dy vite me radhë.

1. Tha që kishte prova për pastrim parash vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes “339”, që publikoi gazeta “Bild”. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë.
2. Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme, me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë.
3. Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit.

Prandaj, e vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat, të cilat i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës dhe atë 10%, me të cilën ka çuar dosjen në Gjykatë, do të çmontojmë në gjykatë.

Dje në qytetin e Shkodrës në një takim me të rinjt e qytetit tonë ishte Kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha.Is...
07/11/2019

Dje në qytetin e Shkodrës në një takim me të rinjt e qytetit tonë ishte Kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha.
Ishte një ndër takimet më emocionuese që do mbahet mend gjatë.
Rrugëtimi për Shqipërinë është mënyra për të qënë edhe më pranë me qytetarët e këtij vendi duke i dëgjuar nga vet ato shqetësimet e tyre e duke biseduar me to rreth mënyrave të zgjidhjes së tyre.
Krenar për të rinjtë e qytetit tonë!

Shihemi sot në Shkodër në orën 17:00 me të rinj e të reja për të vazhduar bashkë  "Rrugëtimin për Shqipërinë 🇦🇱"
06/11/2019

Shihemi sot në Shkodër në orën 17:00 me të rinj e të reja për të vazhduar bashkë "Rrugëtimin për Shqipërinë 🇦🇱"

Të dashur të rinj/reja  ,të qytetit të Shkodërs jeni te ftuar te merrni pj në takimin me kryetarin e opozitës  Kryeminis...
03/11/2019

Të dashur të rinj/reja ,të qytetit të Shkodërs jeni te ftuar te merrni pj në takimin me kryetarin e opozitës Kryeministrin e ardhshem te Shqiptarve z.Lulzim Basha ,te mërkurën ora 16.30 tek Turizimi Shkodër ...✌️✌️

Me  Kryetarin e Junge Union, Tilman Kuban, të CDU mikun e Shqiptarve dhe të Partise Demokratike .🇦🇱🇩🇪✌️
01/11/2019

Me Kryetarin e Junge Union, Tilman Kuban, të CDU mikun e Shqiptarve dhe të Partise Demokratike .🇦🇱🇩🇪✌️

Shihemi te enjten, date 31, ora 17:30, ne seline qendrore te PD, ne nje bashkebisedim te hapur per problemet e te rinjve...
29/10/2019

Shihemi te enjten, date 31, ora 17:30, ne seline qendrore te PD, ne nje bashkebisedim te hapur per problemet e te rinjve sot. Per cdo pyetje ose sugjerim, mund te komentoni me poshte ✌🏻. 🇦🇱🇩🇪🇪🇺

28/10/2019
“Demokracitë ekzistojnë përsa kohë që Demokratët ngrihen në këmbë për mbrojtjen tyre”10 vjet Konrad-Adenauer-Stiftung Al...
25/10/2019

“Demokracitë ekzistojnë përsa kohë që Demokratët ngrihen në këmbë për mbrojtjen tyre”

10 vjet Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien 🇦🇱🇩🇪🇪🇺🤝✌🏻

Address

Tirana

Telephone

+355695276677

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Sporteve-FRPD posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Departamenti i Sporteve-FRPD:

Shortcuts

Share