Open Data Albania

Directions Website

Open Data Albania Promoting Transparency through Data! Kujt i intereson se c'behet ne te vertete ne Shqiperi, tek Open Data mund te gjeni te dhena statistikore.

Open Data eshte nje filozofi e perqafuar fillimisht nga vende dhe shoqeri me demokraci dhe transparence ne nivele te larta. Tashme Open Data eshte nje filozofi qe perqafohet edhe ne Shqiperi ...

Ky projekt realizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) me mbështetje financiare te Netherland Embassy in Tirana

03/10/2026

Deklarime Pasurore funksionar te larte te Drejtesise
Hedhur deklaratat e vitit 2025 per anetaret e SPAK, GJKKO BKH

Adnan Xholi 2025 https://spending.data.al/sq/zyrtar/adnan-xholi

Alfred Shehu https://spending.data.al/sq/zyrtar/alfred-shehu

Altin Dumani

Arben Kraja https://spending.data.al/sq/zyrtar/arben-kraja

Behar Dibra https://spending.data.al/sq/zyrtar/behar-dibra

Doloreza Muasabelliu https://spending.data.al/sq/zyrtar/doloreza-musabelliu

Dorina Bejko https://spending.data.al/sq/zyrtar/dorina-bejko

Dritan Prenci https://spending.data.al/sq/zyrtar/dritan-prenci

Edvin Kondili https://spending.data.al/sq/zyrtar/edvin-kondili

Elida Kackini Celami https://spending.data.al/sq/zyrtar/elida-kackini-celami

Elvin Gokaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/elvin-gokaj

Ened Nakuci https://spending.data.al/sq/zyrtar/ened-nakuci

Enkeleda Millonai https://spending.data.al/sq/zyrtar/enkeleda-millonai

Klodjan Braho https://spending.data.al/sq/zyrtar/klodjan-braho

Manjola Kajana https://spending.data.al/sq/zyrtar/manjola-kajana

Ols Dado https://spending.data.al/sq/zyrtar/ols-dado

Sotir Kllapi https://spending.data.al/sq/zyrtar/sotir-kllapi

Vladimir Mara https://spending.data.al/sq/zyrtar/vladimir-mara

Atalanta Zeqiraj https://spending.data.al/sq/zyrtar/atalanta-zeqiraj

Dhimiter Lara https://spending.data.al/sq/zyrtar/dhimiter-lara

Elsa Ulliri https://spending.data.al/sq/zyrtar/elsa-ulliri

Bib Ndreca https://spending.data.al/sq/zyrtar/bib-ndreca

Ardit Mustafaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/ardit-mustafaj

Erjon Bani https://spending.data.al/sq/zyrtar/erjon-bani

Erjon Cela https://spending.data.al/sq/zyrtar/erjon-cela

Etleva Deda https://spending.data.al/sq/zyrtar/etleva-deda

Flojera Davidhi https://spending.data.al/sq/zyrtar/flojera-davidhi

Flora Hajredinaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/flora-hajredinaj

Florjan Kalaja https://spending.data.al/sq/zyrtar/florjan-kalaja

Igerta Hysi https://spending.data.al/sq/zyrtar/igerta-hysi

Iliriana Olldashi https://spending.data.al/sq/zyrtar/iliriana-olldashi

Irena Gjoka https://spending.data.al/sq/zyrtar/irena-gjoka

Mimiana Muca https://spending.data.al/sq/zyrtar/miliana-muca

Nertina Kosova https://spending.data.al/sq/zyrtar/nertina-kosova

Rudina Palloj https://spending.data.al/sq/zyrtar/rudina-palloj

Saida Dollani https://spending.data.al/sq/zyrtar/saida-dollani

Tereza Merkaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/tereza-merkaj

Joni Keta https://spending.data.al/sq/zyrtar/joni-hysen-keta



Hedhur deklaratat e vitit 2025 per anetaret KLGJ KLP ILD

Arta Mandro https://spending.data.al/sq/zyrtar/arta-mandro

Moisi Duda https://spending.data.al/sq/zyrtar/moisi-duda

Vate Staka https://spending.data.al/sq/zyrtar/vate-staka

Olger Eminaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/olger-eminaj

Ledina Lera Riza https://spending.data.al/sq/zyrtar/ledina-lera-riza

Mirela P. Bogdani https://spending.data.al/sq/zyrtar/mirela-p-bogdani

Erind Merkuri https://spending.data.al/sq/zyrtar/erind-merkuri

Erind Germenji https://spending.data.al/sq/zyrtar/erind-germenji

Sokol Stojani https://spending.data.al/sq/zyrtar/sokol-stojani

Zeqir Hoda https://spending.data.al/sq/zyrtar/zeqir-hoda

Erion Fejzulla https://spending.data.al/sq/zyrtar/erion-fejzulla ISHTE

Violanda Theodhori https://spending.data.al/sq/zyrtar/violanda-theodori

Ilir Rusi https://spending.data.al/sq/zyrtar/ilir-rusi

Emona Muci https://spending.data.al/sq/zyrtar/emona-muci

Ridvan Hado https://spending.data.al/sq/zyrtar/ridvan-hado

Yllka Rupa https://spending.data.al/sq/zyrtar/yllka-rupa

Markelian Koca https://spending.data.al/sq/zyrtar/markelian-koca

Irena Plaku https://spending.data.al/sq/zyrtar/irena-plaku

Gentiana Mucaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/gentiana-mucaj

Klodian Kurushi https://spending.data.al/sq/zyrtar/klodian-kurushi

Albens Tabaku https://spending.data.al/sq/zyrtar/albens-tabaku

Bledar Bajri https://spending.data.al/sq/zyrtar/bledar-bajri

Artur Metani https://spending.data.al/sq/zyrtar/artur-metani

Artur METANI, Këshilltar. Pasuria, të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara, 2003–2025.

1.12 miliardë euro për 14 koncesione dhe PPP | Pagesat nga Thesari i Shtetit deri në 2026Përditësim i statistikës mbi pa...
03/10/2026

1.12 miliardë euro për 14 koncesione dhe PPP | Pagesat nga Thesari i Shtetit deri në 2026

Përditësim i statistikës mbi pagesat e kryera nga Thesari/Buxheti i Shtetit për 14 kontrata koncesionare dhe PPP, me pagesa të regjistruara gjatë viteve të fundit dhe deri në vitin 2026.

Sipas përmbledhjes së të dhënave, 14 koncesionet kanë përfituar rreth 103.46 miliardë lekë, që në kolonën e konvertuar të tabelës korrespondon me rreth 1.125 miliardë euro.

Lista:

Gjoka 87 – Rruga e Arbrit: 24.50 mld lekë | €266.30 mln
S2 Albania – Skanimi: 14.65 mld lekë | €159.21 mln
Sani Service – Sterilizimi: 11.81 mld lekë | €128.33 mln
Integrated Energy BV SPV – Mbetjet Tiranë: 11.16 mld lekë | €121.35 mln
Laboratory Network: 9.17 mld lekë | €99.65 mln
Albanian Highway Concession: 4.52 mld lekë | €49.11 mln
Integrated Technology Waste Treatment Fier: 4.17 mld lekë | €45.28 mln
Albtek Energy – Inceneratori Elbasan: 3.32 mld lekë | €36.08 mln
Rruga Orikum–Llogara: 3.10 mld lekë | €33.70 mln
Z.M.A – Shkolla koncesionare Tiranë: 1.66 mld lekë | €18.07 mln
Shoqëria Koncesionare Tiranë 4: 0.92 mld lekë | €10.02 mln
Dia Vita: 5.42 mld lekë | €58.86 mln
3P Life Logistic: 6.57 mld lekë | €71.42 mln
Devoll Hydropower: 2.50 mld lekë | €27.23 mln

TOTAL: 103.46 MILIARDË LEKË ≈ 1.125 MILIARDË Eu
Më datë 31 Dhjetor 2024, portali ynë Open Data Albania publikoi artikullin: “Pagesa Transaksione Thesari 2015–2025”.

Ky publikim përmbante të dhëna të strukturuara mbi pagesat e kryera përmes Thesarit të Shtetit për kontrata koncesionare dhe Partneritete Publike Private (PPP) për periudhën 2015–2025.

Në analizë u përfshinë:

të dhënat e realizuara për periudhën 2015–2023;
të dhënat e vitit 2024 dhe planifikimet e miratuara në Buxhetin e Shtetit 2025;
vizualizime të plota sipas kontratave, përfituesve dhe vlerave të pagesave.

Artikulli bazohet në të dhënat e Regjistrit të Koncesioneve dhe në databazat e pagesave të Thesarit, të cilat mundësojnë ndjekjen e transaksioneve dhe shpenzimeve publike sipas kontratave.

Kliko link për të parë publikimin dhe vizualizimet e plota. https://ndiqparate.al/?p=23039
Kjo përmbajtje u rikthye ne vemendje para pak ditësh dhe përbën një interes të veçantë për mënyrën se si ka vepruar sektori dhe se si janë shpenzuar paratë publike.

Por të dhënat e Pagesa Thesari për vitin 2025 (jo deri në vitin 2025) dhe për vitin 2026 na japin një panoramë edhe më të rëndë të pagesave nga transaksionet e Thesarit për PPP apo koncesione me financim shtetëror.

Lista dhe vlera e transaksioneve për të gjitha vitet arrijnë në një total prej 103.46 miliard leke shiko Spending.Data.al te dhena te perditesuara

Vlerat janë të renditura si vijon:
Gjoka 87, zbatuese e kontratës koncesionare/PPP “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”, ka arkëtuar nga Thesari, deri më 28 shtator 2026, një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh.

Transaksionet për këtë kompani kanë nisur në vitin 2019 dhe deri më sot janë regjistruar 32 pagesa Link https://spending.data.al/sq/perfitues/gjoka-87
S2 Albania është kompania që zbaton kontratën koncesionare “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë”.

Pasaporta e kompanisë tregon se zinxhiri i pronësisë shkon deri te regjistri i bizneseve në Kaliforni, SHBA.

Sipas përshkrimit të marrëveshjes koncesionare për skanimin, të dhënat e Aparatit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se, deri në shtator 2026, kompania ka realizuar një total prej 14,647,032,589 lekësh, përmes 526 transaksioneve. Pagesat: RAIFFEISEN BANK SH.A · Aparati Drejt.Pergj.Doganave (3535) · «skanim» — Open Spending Albania
https://spending.data.al/sq/transaksione?kerko=skanim&inst_code=1010077&perf_id=raiffeisen-bank-sh-a&pay_cat=°e_id=&vlera=&from_date_ekz=&to_date_ekz=&from_date_reg=&to_date_reg=
Sani Service është një kompani e krijuar për zbatimin e kontratës koncesionare/PPP për sterilizimin. Kjo kontratë është pjesë e një hetimi dhe procedimi penal, në kuadër të dyshimeve për parregullsi në prokurimin dhe zbatimin e saj, si dhe është objekt i hetimeve për veprat penale kundër korrupsionit.

Pagesat ndaj Sani Service nuk janë ekzekutuar përmes Thesarit, megjithëse financohen nga sektori dhe fondet shtetërore për shëndetësinë. Sipas të dhënave të Open Data Albania, në dhjetor 2024 shpenzimet faktike, ose të konsoliduara, për këtë kontratë evidentoheshin në vlerën 11,806,850,000 lekë. Pasporta e shoqerise https://opencorporates.al/sq/nuis/L51910021C
Kompania koncesionare/PPP për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë, Integrated Energy BV SPV, ka arkëtuar dhe vijon të arkëtojë përmes Thesarit një vlerë totale prej 11,164,574,209 lekësh. Pagesat: Integrated Energy BV SPV — Open Spending Albania

Vete kompania eshte ne skeuestro preventive dhe ne administrim te kontrolluar Integrated Energy BV SPV https://opencorporates.al/sq/nuis/L72031013B
Laboratory Network është një tjetër koncesion i nisur në vitin 2019, në formën e PPP-së, në sektorin e shëndetësisë. Deri tani, pagesat nga Thesari i Shtetit për këtë subjekt kanë arritur në vlerën prej 9,167,906,646 lekësh LABORATORY NETWORKS — Open Spending Albania https://spending.data.al/sq/perfitues/laboratory-networks?viti=2019
https://spending.data.al/sq/perfitues/laboratory-networks/infografika
Albanian Highway Concession sh.p.k. ka arkëtuar drejtpërdrejt nga Thesari i Shtetit një vlerë prej 4,517,737,000 lekësh, përmes transaksioneve të kryera nga Thesari.

Ndërkohë, për mirëmbajtjen dhe operimin e rrugës, kompania realizon edhe të ardhura përmes pagesave të drejtpërdrejta nga përdoruesit e rrugës. https://spending.data.al/sq/perfitues/albanian-highway-concession
Inceneratori i Fierit qëndron në nivelin e arkëtimeve prej 4,165,862,828 lekësh. Kjo është një nga tre shoqëritë e krijuara për përpunimin e mbetjeve me incinerim, tashmë nën hetim penal.

Shiko linkun për pagesat. https://spending.data.al/en/transaksione?kerko=&inst_code=&perf_id=integrated-technology-waste-treatment-fier&pay_cat=°e_id=&vlera=&from_date_ekz=&to_date_ekz=&from_date_reg=&to_date_reg=
Inceneratori i Elbasanit i ka përmbyllur arkëtimet nga buxheti i shtetit në vlerën prej 3,319,546,195 lekësh. Këto arkëtime janë kryer nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit. https://spending.data.al/en/transaksione?kerko=&inst_code=&perf_id=albtek-energy&pay_cat=°e_id=&vlera=&from_date_ekz=&to_date_ekz=&from_date_reg=&to_date_reg=
Shoqëria që zbaton koncesionin për rrugën Llogara–Orikum ka arkëtuar një vlerë prej 3.1 miliardë lekësh. Pagesat për këtë shoqëri kanë filluar në vitin 2022. https://spending.data.al/sq/perfitues/shoqeria-koncensionare-rruga-orikum-llogara Ndërkohë, Bashkia Tiranë ka tashmë dy kontraktorë si përfitues të pagesave për shkollat dhe objektet arsimore koncesionare.

Shoqëria koncesionare Z.M.A zbaton koncesione në sektorin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë, në kuadër të projektit të shkollave koncesionare. Ky koncesion ka arkëtuar deri tani 1,662,793,625 lekë.

Ndërsa koncesioni i dytë për shkollat dhe objektet arsimore në Tiranë shënon një vlerë më të ulët të arkëtimeve deri tani nga Thesari.

Shoqëria Koncesionare Tiranë 4 ka arkëtuar deri tani një vlerë prej 921,715,651 lekësh. Pasaporta e shoqerise Link Shoqeria Koncesionare Tirana 4 https://opencorporates.al/sq/nuis/M02219001K
Dy kompani koncesionare në sektorin e shëndetësisë kanë evidentuar deri tani këto vlera arkëtimesh:

Dia Vita sh.p.k. – 5,415,023,000 lekë
3P Life Logistic – 6,570,896,000 lekë

Ndërkohë, Devoll Hydropower ka marrë nga Thesari i Shtetit pagesa në vlerën 2,504,847,241 lekë, me përshkrimin “Financim kosto infrastrukture tek koncesionari”.
https://spending.data.al/sq/transaksione?kerko=financim+kosto+te+infrastruktures+tek+koncensionari&inst_code=&perf_id=devoll-hydropower&pay_cat=°e_id=&vlera=&from_date_ekz=&to_date_ekz=&from_date_reg=&to_date_reg=

1.12 miliardë euro për 14 koncesione dhe PPP | Pagesat nga Thesari i Shtetit deri në 2026

16/09/2026
Cfare perfaqeson Kompania Delvina Gas dhe cila eshte marrveshja e saj me Autoritetet Shqiptare
13/09/2026

Cfare perfaqeson Kompania Delvina Gas dhe cila eshte marrveshja e saj me Autoritetet Shqiptare

Krijimi i instrumenteve që lehtësojnë gjetjen, përdorimin dhe vizibilitetin e informacionit mbi shpërndarjen e kontratave publike sipas kontraktorëve / klientëve.• Rritje e kapacitetit të gazetarëve lokal në realizimin e shkrimeve mbi shpërndarjen e kontratave publike sipas Klientë...

🚨 90% E VLERËS SË TENDERAVE ME RED FLAGS PËR RISK PARREGULLSISH8.4 MILIARDË LEKË TË TENDERUARA NGA NJË SHOQËRI PUBLIKE E...
11/09/2026

🚨 90% E VLERËS SË TENDERAVE ME RED FLAGS PËR RISK PARREGULLSISH

8.4 MILIARDË LEKË TË TENDERUARA NGA NJË SHOQËRI PUBLIKE E KRIJUAR NË JANAR 2026.

“Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” sh.a., në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë, ka tenderuar deri tani 8,413,718,075 lekë, rreth 90.47 milionë euro. https://openprocurement.al/sq/pcompany/list/tender_place/628?

Sipas Open Procurement Albania, rreth 90% e vlerës së tenderuar lidhet me procedura me të paktën një Risk/Red Flag.
https://openprocurement.al/en/pcompany/redflag/tender_place/628?
Një prej tyre: 4.59 miliardë lekë, rreth 49.37 milionë euro.

⏱️ Afat i shkurtër për oferta
👤 1 ofertues
🚩 2 Red Flags
🌍 Tender mbi kufirin e lartë monetar

Procedura është justifikuar me kushte emergjence. https://openprocurement.al/en/pcompany/view/id/15685/isbashki/0

💰 90.47 milionë euro të tenderuara. Rreth 90% e vlerës me Red Flags.

📌 Çfarë është “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” sh.a.?

Është një shoqëri tregtare me pronësi publike, e krijuar më 15 janar 2026 nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim realizimin dhe prokurimin e shërbimeve në shëndetësi që më parë janë ofruar përmes Partneriteteve Publike-Private dhe koncesioneve, konkretisht në fushën e Hemodializës dhe Sterilizimit.

🔗 Burimet:

🏢 Shoqëria – OpenCorporates Albania https://opencorporates.al/sq/nipt/M61320015P
📑 Tenderat – Open Procurement Albania
🚩 Red Flags – Open Procurement Albania
💰 Tenderi 4.59 miliardë lekë

🚨

https://opencorporates.al/sq/nipt/m62101046o🇦🇱🇮🇹 Fincantieri Albania, kompania e pestë e themeluar nga KAYOKAYO sh.a. ka...
09/09/2026

https://opencorporates.al/sq/nipt/m62101046o
🇦🇱🇮🇹 Fincantieri Albania, kompania e pestë e themeluar nga KAYO

KAYO sh.a. ka themeluar kompaninë e pestë të saj, “Fincantieri Albania”, në partneritet me kompaninë italiane Fincantieri S.p.A.

⚓ Shoqëria është themeluar në gusht dhe është regjistruar në shtator, me objekt mirëmbajtjen, riparimin dhe ndërtimin e anijeve. Fincantieri S.p.A. zotëron 51% të kapitalit të shoqërisë së re, ndërsa administrator është Gianluca Zanutto.

📜 VKM nr. 255/2026 autorizon shoqërinë KAYO sh.a. të negociojë për krijimin e një entiteti të ri tregtar dhe parashikon që KAYO sh.a. të kontribuojë në këtë entitet me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të ndodhura në Kantierin Detar të Pashalimanit. Sipas vendimit, këto pasuri mund t’i jepen në përdorim entitetit të ri, në një nga format e parashikuara nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.

🇮🇹 Partneri italian Fincantieri S.p.A. është një shoqëri aksionare e themeluar më 29 dhjetor 1959, me seli në Trieste. CDP Equity S.p.A. zotëron 63.85% të kapitalit të Fincantieri-t. Drejtor Menaxhues (CEO) i Fincantieri S.p.A. është Eugenio Santagata.

🏢 Me regjistrimin e Fincantieri Albania, KAYO arrin në pesë shoqëri të themeluara. Shoqëria e re ka si objekt aktiviteti mirëmbajtjen, riparimin dhe ndërtimin e anijeve.

🔎 Kontraktimi publik në Shqipëri: tkurrja e tenderimit dhe rritja e mekanizmave pa garë📉 2025 shënon vlerën më të ulët t...
09/09/2026

🔎 Kontraktimi publik në Shqipëri: tkurrja e tenderimit dhe rritja e mekanizmave pa garë

📉 2025 shënon vlerën më të ulët të tenderimit publik të dekadës.

Gjatë vitit 2025, shteti shqiptar njoftoi tendera me vlerë totale 159.54 miliardë lekë.

Nga kjo vlerë, tendera në shumën 28.8 miliardë lekë u anuluan.

➡️ Fondi i tenderuar apo prokuruar mbeti në 130.7 miliardë lekë.

Në raport me Produktin e Brendshëm Bruto, fondi limit i tenderuar, pa anulimet, përbënte vetëm 4.9% të PBB-së.

📊 Të dhënat e Open Data Albania e paraqesin këtë rënie në perspektivën e dhjetë viteve, përmes dataset-it për periudhën 2015–2025 dhe vizualizimit përkatës. https://ndiqparate.al/?p=25323

Por tkurrja e vlerës së tenderimit publik shoqërohet me një tjetër zhvillim: rritjen e përdorimit të mekanizmave të kontraktimit jashtë garës së hapur.

🏢 Shoqëritë publike-private

Një pjesë e tenderave të anuluar lidhet me logjistikën për ushtrinë dhe forcat e sigurisë.

Pas anulimit, fondet janë kanalizuar përmes VKM-ve drejt shoqërive me kapital miks, ku shteti është bashkëzotërues së bashku me kompani private.

Këto struktura sjellin në vëmendje mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve privatë, përcaktimin e kapitalit dhe kontributeve të palëve, si edhe kushtet në të cilat realizohen kontratat pa një proces konkurrues të hapur.

🔎 Të dhënat për shoqëritë bija dhe shoqëritë ku KAYO është bashkëzotëruese janë të aksesueshme në Open Corporates Albania. https://opencorporates.al/sq/search?partner=Kayo

📡 Smart City Albania

Një tjetër rast është Smart City Albania.

Në këtë projekt, kontraktimi është strukturuar përmes një ligji special, pa një proces konkurrues tradicional tenderimi.

Bëhet fjalë për Ligjin nr. 17/2025, “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit, për financimin e projektit ‘Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City’”. https://opencorporates.al/sq/nipt/M52416016H

Sipas marrëveshjes, financimi i projektit shoqërohet me një detyrim financiar që do të shlyhet përmes kredisë, në vlerën 118 milionë dollarë, me pagesa që nisin në gusht 2028 dhe vijojnë deri në gusht 2040.https://opencorporates.al/documents/dokumenta/1769181215ligj-2025-03-13-17.pdf

📌 Kështu, përveç mënyrës së kontraktimit, në këtë rast merr rëndësi edhe mënyra se si një projekt publik financohet dhe si reflektohet detyrimi financiar për shtetin.

⚖️ Kur tenderi zëvendësohet me ligjin special

Tkurrja e tenderimit me garë të hapur dhe përdorimi i ligjeve speciale, akteve ad hoc dhe mekanizmave të posaçëm për kontraktimin publik përbëjnë një zhvillim me risk për ekonominë dhe taksapaguesin.

Kur operatorët ekonomikë nuk përballen me të njëjtin proces konkurrues dhe transparent, mund të preken konkurrenca e lirë, efikasiteti i kontratave dhe funksionimi i tregut të hapur.

Përdorimi i një ligji apo akti nënligjor që mundëson një kontraktim pa garë ngre çështje mbi transparencën, konkurrencën, rrezikun e korrupsionit dhe kapjen e shtetit.

🏗️ Nga rindërtimi te kontraktimet pa garë

Rregullimet e jashtëzakonshme të kontraktimit u përdorën edhe në Programin e Rindërtimit pas tërmetit, përmes kuadrit të posaçëm të miratuar pas fatkeqësisë natyrore.

Kjo periudhë përkon me kohën kur Arben Ahmetaj mbante detyrën e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe më pas të Zëvendëskryeministrit.

Rasti i rindërtimit është pjesë e historikut të përdorimit të mekanizmave të posaçëm të kontraktimit publik, ndërsa më pas forma të tjera të kontraktimit jashtë garës janë shfaqur edhe në sektorë të tjerë. https://ais.al/new/ais-opendata-padi-ne-gjykaten-kushtetuese-ligji-97-2019-pjesa-prokurimet-programi-rindertimit-cenon-liri-ekonomike-ka-potencial-per-pabarazi-klientelizem-dhe-korrupsion/

🇪🇺 Kontraktimi publik dhe acquis europian

Kjo çështje ka edhe një dimension të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit europian.

Prokurimi publik është pjesë e Cluster 1 – Fundamentals, ndërsa politika e konkurrencës dhe funksionimi i tregut të brendshëm janë pjesë e Cluster 2 – Internal Market.

Në këtë kuadër, parimet e transparencës, trajtimit të barabartë, mosdiskriminimit dhe konkurrencës janë elemente themelore të kuadrit europian të prokurimit publik dhe konkurrencës.

📌 Për Shqipërinë, tkurrja e tenderimit publik dhe rritja e mekanizmave të kontraktimit jashtë garës përbëjnë një zhvillim që prek njëkohësisht përdorimin e fondeve publike, kushtet e konkurrencës dhe funksionimin e tregut.

📂 Të dhënat dhe dokumentet

Të dhënat për Prokurimet Publike 2015–2025, së bashku me vizualizimin dhe dataset-in në Excel, publikohen nga Open Data Albania. https://ndiqparate.al/?p=25323

Të dhënat për KAYO dhe shoqëritë ku ajo është bashkëzotëruese mund të ndiqen përmes Open Corporates Albania. https://opencorporates.al/sq/search?partner=Kayo

Dokumentet për Smart City Albania lidhen me dokumentacionin e projektit, shoqërinë zbatuese https://opencorporates.al/sq/nipt/M52416016H dhe Ligjin nr. 17/2025.https://opencorporates.al/documents/dokumenta/1769181215ligj-2025-03-13-17.pdf

Të dhënat për tenderat publikë në format të hapur publikohen edhe në Open Procurement Albania. https://openprocurement.al/

📌 Kontraktimi publik është një nga mekanizmat kryesorë përmes të cilit fondet publike hyjnë në ekonomi. Ndryshimi i mënyrës së kontraktimit, nga gara e hapur drejt mekanizmave të posaçëm dhe kontraktimeve pa garë, lidhet drejtpërdrejt me konkurrencën, transparencën dhe kushtet e funksionimit të tregut.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Open Data Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share