16/10/2026
𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗸𝗶𝗺 𝗶 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁, 𝗘𝗻𝗱𝗿𝗶𝘁 𝗦𝗵𝗮𝗯𝗮𝗻𝗶
𝘛𝘪𝘳𝘢𝘯𝘦̈, 16 𝘵𝘦𝘵𝘰𝘳 2026
Sot do t'ju japim gjetjet paraprake të monitorimit që Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit, ka bërë gjatë protestave të këtyre katër ditëve. Dua të theksoj se këto janë gjetje paraprake. Çdo rast po verifikohet një nga një.
Së pari, dua të shpjegoj mandatin e Avokatit të Popullit dhe të Mekanizmit. Mekanizmi ka të drejtën ligjore të vizitojë pa paralajmërim çdo vend ku një person është i privuar nga liria: komisariate, ambiente shoqërimi, paraburgime dhe institucione shëndetësore. Avokati i Popullit shqyrton gjithashtu ankesat për abuzim nga çdo organ publik, përfshirë Policinë e Shtetit.
Ky mandat mbron të drejtat e të gjithëve: protestuesve, qytetarëve që kalonin rastësisht, pronarëve të bizneseve që u dëmtuan, por edhe punonjësve të policisë.
Por Kushtetuta e ka kufizuar këtë mandat në monitorim, në dokumentimin e së vërtetës dhe në nxjerrjen e rekomandimeve. Kushtetuta nuk na mundëson që ne të marrim masa vetë ndaj punonjësve që abuzojnë me detyrën. Për këtë qëllim, ligji ka parashikuar mekanizma të tjerë, të cilët kanë kompetencat dhe burimet e nevojshme.
Në këtë kuadër dua të raportoj se në 72 orët e fundit ekipet tona kanë qenë të pranishme në komisariatet nr. 1 deri nr. 6 në Tiranë, në Bllokun e Sigurisë, në Spitalin e Traumës, si dhe në komisariatet e Korçës, Vlorës dhe Shkodrës.
𝗡𝗲̈ 𝟳𝟮 𝗼𝗿𝗲̈𝘁 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗸𝗲𝗺𝗶 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗮𝗸𝘁𝘂𝗮𝗿 𝟮𝟭𝟰 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗶𝘃𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗹𝗶𝗿𝗶𝗮. Kemi biseduar konfidencialisht me të shoqëruar, të arrestuar, të lënduar, me mjekë dhe psikologë. Në Spitalin e Traumës, më 14 dhe 15 tetor, kanë marrë shërbim 128 persona: 86 punonjës policie, 38 protestues dhe 5 të mitur. Një pjesë e mirë e tyre i kemi intervistuar dhe u kemi administruar ankesat.
E drejta për tubim paqësor është e garantuar nga Kushtetuta. Protestuesit duhet ta ushtrojnë atë paqësisht. 𝗡𝗲 𝗱𝗲̈𝗻𝗼𝗷𝗺𝗲̈ 𝗰̧𝗱𝗼 𝗮𝗸𝘁 𝗱𝗵𝘂𝗻𝗲. Dënojmë dhunën ndaj policëve. Dënojmë dhunën ndaj protestuesve. Dënojmë dëmtimin e pronës publike dhe të pronës private, përfshirë bizneset.
Shteti ka detyrimin të mbrojë rendin, dhe policia ka të drejtë dhe detyrim të përdorë forcë kur është e domosdoshme, në masë proporcionale.
𝗖̧𝗱𝗼 𝗽𝘂𝗻𝗼𝗻𝗷𝗲̈𝘀 𝗾𝗲̈ 𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗼𝗻 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗲̈ 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗷𝗲𝘁𝗲̈ 𝗶 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝘂𝗲𝘀𝗵𝗲̈𝗺. Identifikimi mbron qytetarin nga abuzimi dhe mbron policin nga akuzat e pabazuara.
Ankesat. Gjatë këtyre ditëve kemi marrë ankesa për punonjës policie me veshje civile pa shenja identifikuese. Kjo çështje do të shqyrtohet me prioritet. Pjesa tjetër e ankesave lidhej me ushtrimin e dhunës gjatë shoqërimit, mosofrim të kujdesit mjekësor dhe kalim të afateve për masën e sigurisë.
Të miturit. Të miturit kanë prioritet në punën tonë. Komisionerët tanë kanë administruar deklarimet e tyre, të dhëna para psikologes klinike në Spitalin e Traumës. 𝗣𝗼 𝘃𝗲𝗿𝗶𝗳𝗶𝗸𝗼𝗷𝗺𝗲̈ 𝗱𝗲̈𝘀𝗵𝗺𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟭𝟮 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝘁𝘂𝗿 𝗾𝗲̈ 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗺𝗯𝗮𝗷𝘁𝘂𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗶𝘇𝗼𝗹𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗮𝗺𝗯𝗶𝗲𝗻𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗲. Ky rast po verifikohet, dhe do t'ju raportojmë gjetjet e hetimit tonë.
Çfarë kemi vëzhguar gjatë monitorimit. Në të gjitha komisariatet e inspektuara, ambientet ishin mbi kapacitet. 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗕𝗹𝗹𝗼𝗸𝘂𝗻 𝗲 𝗦𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗽𝗿𝗮𝗻𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲. 𝗞𝗲𝗺𝗶 𝗴𝗷𝗲𝘁𝘂𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗿𝗿𝗲𝘀𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗾𝗲̈ 𝗳𝗹𝗲𝗻𝗲̈ 𝗱𝘆 𝘃𝗲𝘁𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗮𝘁, 𝗼𝘀𝗲 𝗺𝗯𝗶 𝘀𝗳𝘂𝗻𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗱𝘆𝘀𝗵𝗲𝗺𝗲. Mungojnë batanijet dhe ngrohja. Uji i pijshëm sigurohej nga familjarët. Mungojnë sapuni dhe letra higjienike. Shërbimi mjekësor është i pjesshëm përballë kërkesave të shumta.
𝗞𝗲𝗺𝗶 𝗲𝘃𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝘂𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝘁𝘂𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗮𝗹𝘂𝗮𝗿 𝗾𝗲̈ 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗽𝘆𝗲𝘁𝗷𝗲 𝗽𝗮 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗶𝗻𝗲̈ 𝗲 𝗽𝗿𝗶𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗼𝘀𝗲 𝗸𝘂𝗷𝗱𝗲𝘀𝘁𝗮𝗿𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝘀𝗶𝗸𝗼𝗹𝗼𝗴𝘂𝘁. Kjo nuk përputhet me kërkesat e ligjit dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.
𝗞𝗲𝗺𝗶 𝗽𝗮𝗿𝗲̈ 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝗲𝗻𝗷𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗱𝘂𝗸𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗱𝗵𝘂𝗻𝗲. 𝗣𝗲̈𝗿 𝟮𝟲 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗕𝗹𝗹𝗼𝗸𝘂𝗻 𝗲 𝗦𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶𝘀𝗲̈, pretendimet dhe shenjat janë pasqyruar në procesverbalet e konstatimit.
Librat e evidentimit të të shoqëruarve kishin mangësi në regjistrimin e plotë të informacionit.
Për sa më sipër, kërkojmë nga Policia e Shtetit identifikim të plotë të punonjësve në çdo operacion dhe ndarje të të miturve nga të rriturit, në çdo rast dhe gjatë gjithë kohës.
𝗡𝗴𝗮 𝗠𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗕𝗿𝗲𝗻𝗱𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗺𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗲𝗻𝗷𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝗻𝗲̈ 𝗕𝗹𝗹𝗼𝗸𝘂𝗻 𝗲 𝗦𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶𝘀𝗲̈: 𝘂𝗷𝗲̈, 𝘂𝘀𝗵𝗾𝗶𝗺, 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝘁𝗲̈𝗿, 𝗻𝗴𝗿𝗼𝗵𝗷𝗲, 𝗵𝗶𝗴𝗷𝗶𝗲𝗻𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗷𝗲𝗸 𝗻𝗲̈ 𝗰̧𝗱𝗼 𝗸𝗼𝗵𝗲̈.
Në mbyllje, dua ta përsëris edhe një herë thirrjen: çdo person që ka pësuar dhunë ose dëm, qytetar, protestues, pronar biznesi apo punonjës policie, mund t'i drejtohet Avokatit të Popullit. MKPT do të vazhdojë monitorimin në terren.