Autoriteti i Mediave Audiovizive

Directions Website Contact the organization

Autoriteti i Mediave Audiovizive Autoriteti I Mediave Audiovizive Ligji 97/2013 parashikon parimet themelore që përbëjnë bazën e zhvillimit të veprimtarisë audiovizive.

Armela Kraniqi është zgjedhur Kryetare e Autoritetit të Mediave në Korrik të vitit 2021, me Vendim Nr.63/2021 të Kuvendit të Shqipërisë. Në zbatim të ligjit 97/2013, AMA rregullon veprimtarinë e mediave audio dhe audiovizive dhe shërbimeve mbështetëse të tyre, mbi bazën e parimit të asnjëanësisë teknologjike në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përveç parimeve të përgjithshme, të cilat janë norma deklarative, ka disa dispozita që parashikojnë detyrimet për ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv duke përcaktuar që këta të fundit, në veprimtarinë e tyre, të respektojnë kërkesat e legjislacionit për median, gjatë veprimtarisë audio dhe audiovizive.

03/11/2026
31/10/2026

⛔ Hiqet për të dytën herë nga Google Play Store aplikacioni “One IPTV Player”!

Pirateria audiovizive nuk do të tolerohet!
🚨 Gjurmim këmba - këmbës piraterisë audiovizive!

Pas verifikimeve të reja nga ekipet e inspektimit të AMA-s dhe me kërkesën tonë, aplikacioni “One IPTV Player” është hequr përsëri nga Google Play Store për shpërndarje të paautorizuar të përmbajtjeve audiovizive shqiptare.

❌ Aplikacioni ofronte akses të paligjshëm në paketat Digitalb, Tring, RTSH dhe TV Klan, si dhe në kanalet sportive Super Sport dhe Tring Sport, pa zotëruar të drejtat përkatëse të transmetimit.

🔇 Mesazhi ynë është i qartë: Të drejtat e transmetimit respektohen sipas ligjit. Nuk mund të përvetësohet dhe të shfrytëzohet pa autorizim puna dhe investimi i të tjerëve.

📡 AMA do të ndjekë hap pas hapi çdo aplikacion, platformë apo faqe që shpërndan në mënyrë të paligjshme përmbajtje audiovizive. Edhe nëse rikthehen me emra apo forma të tjera, do të identifikohen dhe raportohen sërish.

Mbrojtja e produktit audioviziv shqiptar, e të drejtave të autorit dhe e investimeve të ligjshme nuk është një aksion i përkohshëm. Është një angazhim i përditshëm i AMA-s.

28/10/2026

27/10/2026
26/10/2026

⚠️ Kujdes!
Disa aplikacione me Inteligjencë Artificiale mund të komunikojnë në mënyrë shumë të ngjashme me njerëzit. Mos harroni se pas një bisede bindëse mund të jetë një sistem IA-je. Mësoni si t’i dalloni dhe mos ndani informacione personale apo të ndjeshme.

22/10/2026

📊 Monitorimi i Përmbajtjeve📌

📅 Gjatë muajit shtator, lajmet politike kanë zënë hapësirën më të madhe në edicionet informative të mediave audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA📡, pas lajmeve politike me 15.84%, renditen lajmet sociale me 11.73%, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare me 10.84%.

✅ Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.

Address

Rruga Papa Gjon Pali II 15
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti i Mediave Audiovizive posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Autoriteti i Mediave Audiovizive:

Shortcuts

Share