IdentiTek SHA

Directions Website

IdentiTek SHA IdentiTek Sh.A është kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike në Shqipëri. Faqja zyrtare në Facebook e IdentiTek Sh.a.

🤝UT, marrëveshje bashkëpunimi me IdentiTek!🎯Universiteti i Tiranës dhe kompania shtetërore IdentiTek, prodhues dhe shpër...
09/10/2026

🤝UT, marrëveshje bashkëpunimi me IdentiTek!

🎯Universiteti i Tiranës dhe kompania shtetërore IdentiTek, prodhues dhe shpërndarës i vetëm shtetëror i dokumenteve biometrike, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me interes të përbashkët.

📌Bashkëpunimi do të përqëndrohet kryesisht në:
-Organizimin e praktikave profesionale për studentët e UT.
-Përfshirjen e studentëve dhe pedagogëve në projekte të lidhura me IT, sigurinë kibernetike, analiza profesionale etj.
-Realizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore.
-Studime dhe projekte pilot në fushën e identitetit elektronik, inteligjencës artificiale, etj.

📌Të dy institucionet ranë dakord për angazhimet reciproke. Konkretisht, IdentiTek, merr përsipër dhënien e informacionit dhe lehtësimin e procedurave për kryerjen e praktikave, ndërsa UT do të identifikojë studentët dhe stafin akademik që do të përfshihen në praktika e projekte.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Znj. Silda Anagnosti Çepe, Administrator i kompanisë IdentiTek.

✅Kjo është në vijimin e marrëveshjeve që UT nënshkruan me institucione si dhe kompani publike e private, për të lehtësuar marrëdhëniet mes universitetit dhe aktorëve të tregut të punës, për aftësimin e studentëve, punësimin e tyre dhe angazhimin në projekte të përbashkëta kërkimore.

•
•
•
•
•

09/10/2026
A e dini se cilat ishin rregullat për pasaportat shqiptare në vitin 1931?Në këtë volum të katërt, sjellim një tjetër kap...
08/10/2026

A e dini se cilat ishin rregullat për pasaportat shqiptare në vitin 1931?

Në këtë volum të katërt, sjellim një tjetër kapitull nga historia e dokumenteve shqiptare, duke zbuluar kufizimet, lehtësirat dhe masat ndëshkuese që përcaktonte ligji i asaj kohe.

Kliti Rexhepi, operator pranë DVKM Tiranë, është zgjedhur Operatori i Muajit – Shtator, për komunikimin e shkëlqyer, bas...
07/10/2026

Kliti Rexhepi, operator pranë DVKM Tiranë, është zgjedhur Operatori i Muajit – Shtator, për komunikimin e shkëlqyer, bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe në ofrimin e informacionit për pajisjen me dokumente biometrike.

07/10/2026

Në një intervistë për A2 CNN, Znj. Silda Anagnosti Çepe, Administratore e IdentiTek, foli mbi mënyrën se si teknologjia është në qendër të transformimit të shërbimeve, duke e bërë procesin e pajisjes me dokumente biometrike gjithnjë e më eficient dhe të aksesueshëm për qytetarët.

Ndiqni intervistën e plotë në A2 CNN.

©️ Copyright: A2 CNN

Aplikimi për Kartën e Identitetit nis edhe më thjesht. Me BKT Smart mund të blesh dhe paguash  Elektronik të IdentiTek S...
03/10/2026

Aplikimi për Kartën e Identitetit nis edhe më thjesht. Me BKT Smart mund të blesh dhe paguash Elektronik të IdentiTek SHA direkt nga aplikacioni, pa pasur nevojë të paraqitesh fizikisht vetëm për kryerjen e pagesës.

Zgjidh procedurën standarde ose të shpejtë sipas nevojës. Më pak hapa për pagesën. Më shumë lehtësi për ty.

🔗 Mëso më shumë në link: https://www.bkt.com.al/veprime-ditore/pagesa-faturash/e-kupon-identitek/

1 Tetor | Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.Prioriteti ynë është të jemi sa më pranë jush, duke e bërë procesin e pajisj...
01/10/2026

1 Tetor | Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.

Prioriteti ynë është të jemi sa më pranë jush, duke e bërë procesin e pajisjes me dokumente biometrike më të thjeshtë, më të lehtë dhe më të aksesueshëm për të gjithë.

29/09/2026

A e dini se gjurmimi i statusit të dokumentit tuaj pas aplikimit është më i lehtë se kurrë?

Menjëherë pas aplikimit, merrni me SMS një kod unik, përmes të cilit mund të kontrolloni online, në kohë reale, statusin e dokumentit tuaj.

Sapo dokumenti të jetë gati, ju mund ta tërhiqni pa humbur kohë dhe pa pasur nevojë të interesoheni pranë sporteleve.

“Gjurmo Dokumentin”, informacioni që ju duhet, në vetëm pak klikime.

25/09/2026

Kënaqësi të ishim pjesë e Future2Tech 2026 dhe të ndanim me ju risitë dhe shërbimet tona.

Faleminderit të gjithëve që vizituat stendën tonë, ku patëm mundësinë të bisedonim nga afër rreth shërbimeve dhe të prezantonim risitë për një proces më të thjeshtë dhe më të lehtë të pajisjes me dokumente biometrike.

Më 24–25 Shtator, IdentiTek ju fton të na vizitoni në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, për të zbuluar nga afër shërbimet d...
23/09/2026

Më 24–25 Shtator, IdentiTek ju fton të na vizitoni në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, për të zbuluar nga afër shërbimet dhe risitë tona në fushën e dokumenteve biometrike.

📍 PALLATI I KONGRESEVE, TIRANË
🕘 09:00 – 19:30

Ju mirëpresim!

Address

Rruga Xhanfize Keko, Ndertesa Nr. 111, Hyrja 1
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:30
Tuesday 08:30 - 17:30
Wednesday 08:30 - 17:30
Thursday 08:30 - 17:30
Friday 08:30 - 17:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IdentiTek SHA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share