Partia Mundësia

Directions Website

Partia Mundësia Po krijojmë një parti të djathtë të vërtëtë, për të marrë atë që na është mohuar dhe na takon, MUNDËSIA.
(2)

22/10/2026
22/10/2026

Dëgjoni si e mbron Vuçiçi vëllain e vet Edi Ramën. Domethënë, qenka treguar i butë Rama. Duhet t’i kishte vrarë të rinjtë shqiptarë.
Autokratëve si ju, u ka ardhur fundi!

21/10/2026

Është çmenduri që jeta dhe e ardhmja e fëmijëve tanë të jenë në dorë të Taulant Ballës apo Zegjine Caush*t! Duhet një shtet ku të drejtat garantohen me ligj, jo ku Edi Rama dhe njerëzit e tij vendosin kush merr ilaçe e kush jo!

21/10/2026

Eristjanën e kanë ndjekur, e kanë pritur te dalë nga shtëpia dhe e kanë kërcënuar, por ajo është sërish këtu sonte!
Edi Rama nuk e ka idenë kush janë këta të rinj, sa të guximshëm janë dhe sa të vendosur janë! Bashkë do ia dalim, deri në fund!

20/10/2026

Studentët dhe të rinjtë protestonin paqësisht. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë. Edi Rama kërkon ta ndalë protestën me dhunë, por nuk ka për t’ia dalë!

20/10/2026

Mynyri dëshmon se policia e goditi me gur në ballë gjatë protestës. Protestuesit e tjerë e ndihmuan dhe e fshehën nga policia që të mos arrestohej.

Policia e Edi Ramës nuk bën më dallim mes protestuesve paqësorë dhe atyre që mund të kenë ushtruar dhunë. Qëllimi është vetëm një, të terrorizojnë të rinjtë dhe të shuajnë protestën për të mbajtur Edi Ramën në pushtet.

Por nuk do t’ia dalin! Rama duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt!

19/10/2026

Policët dhunuan të rinjtë brenda Kishës. Këta nuk pyesin as për Kishë, as për Xhami. Zoti i tyre është autokrati Edi Rama.

Në një ditë si kjo, kur ata protestuan paqësisht, përgjigjja që morën ishte dhuna. Por as shkopinjtë e gomës, as prangat, as terrori nuk mund ta nënshtrojnë një brez që kërkon liri dhe ndryshim.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Mundësia posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share