Pirro Vengu

Directions Contact the organization

Pirro Vengu Baba, bashkëshort, 🇦🇱 Deputet i Vlorës🌹
•
Father, husband, Member of Parliament for Vlora.

NJË TJETËR HAP DREJT BASHKIMIT EVROPIAN 🇦🇱🇪🇺BE jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për Kapitulli...
09/10/2026

NJË TJETËR HAP DREJT BASHKIMIT EVROPIAN 🇦🇱🇪🇺

BE jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”.

📍 13 tetor 2026, Luksemburg
Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE pritet të formalizojë këtë hap.

Kapitulli i katërt që pritet të mbyllet përkohësisht brenda tre muajve.

Ky zhvillim mbështet forcimin e sipërmarrjes dhe konkurrueshmërisë, duke e afruar ekonominë shqiptare me standardet e Tregut Unik Evropian.

MIA - Agjencia për Media dhe Informim

08/10/2026

Nga Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm 🏛️🗣️ Investime afatgjata në energji, falë financimit të favorshëm të KfW-së, veçanërisht në kapacitete të rinovueshme, ku të ardhurat e projekteve ndihmojnë edhe në shlyerjen e kredisë.

07/10/2026

🇦🇱 Siguria energjitike është strategjike për zhvillimin dhe sigurinë e vendit. Prandaj, na duhen partnerë seriozë dhe projekte konkrete që rrisin kapacitetet tona energjetike.
Marrëdhënia me 🇩🇪Gjermaninë ka qenë dhe mbetet transformuese në këtë fushë. ⚡️

Urime Kosovës dhe Presidentes së saj të re, Justina Shiroka P**a! 🇽🇰🇦🇱Mbarësi në detyrën e lartë, në shërbim të të gjith...
07/10/2026

Urime Kosovës dhe Presidentes së saj të re, Justina Shiroka P**a! 🇽🇰🇦🇱

Mbarësi në detyrën e lartë, në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe të një Kosove të fortë, të sigurt e të bashkuar.

Marrëveshja që mundësoi zgjedhjen e saj është një lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët. Në ditë të vështira, bashkimi rreth interesit të vendit dëshmon se je i denjë për shtetin që ke marrë përsipër të ndërtosh dhe për sakrificën e atyre që e bënë të mundur.

Liria e Kosovës u fitua me gjakun e dëshmorëve dhe luftën e UÇK-së. Përgjegjësia për ta mbrojtur e për ta forcuar shtetin e saj na takon sot të gjithëve.

Me Kosovën, në miqësi e vëllazëri, sot dhe gjithmonë.

🇦🇱🦅 MBRËMJA E KRISTJAN ASLLANIT ⚽️🇦🇱
06/10/2026

🇦🇱🦅 MBRËMJA E KRISTJAN ASLLANIT ⚽️🇦🇱

06/10/2026

E kam thënë dhe do ta them gjithmonë: Industria ushtarake 🇦🇱MADE IN ALBANIA 🇦🇱 është jo më shumë dhe jo më pak përkthim i rritjes së buxheteve në zhvillim ekonomik për vendin, në shërbim të interesit kombëtar dhe të sigurisë kombëtare.

Sot, në 🏛️Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm diskutuam p/ligjin për peshkimin...
05/10/2026

Sot, në 🏛️Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm diskutuam p/ligjin për peshkimin, një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit, mbrojtjen e ekosistemit detar dhe forcimin e kontrollit në hapësirat tona ujore. 💧🎣

📈 Në nëntëmujorin e këtij viti peshkimi ka shënuar rritje. Sektori përfaqëson 3,5% të eksporteve shqiptare, me rreth 150 milionë në eksporte të peshkut dhe nënprodukteve të tij.🐟🦐🦀 Për ta mbështetur këtë zhvillim, ligji parashikon një sistem të centralizuar kontrolli dhe monitorimi.

🌊Mbrojtja e detit është pjesë thelbësore e këtij kuadri. Parashikohen masa për ruajtjen e ekosistemit dhe ndalimi i peshkimit, tregtimit dhe konsumit të 15 llojeve të peshqve dhe organizmave ujorë. Po ashtu, detyrimet për deklarimin dhe peshimin e zënieve do të kontrollohen nga administrata përgjegjëse.

🔗🔎 Një risi e rëndësishme është forcimi i monitorimit të zonave dhe kohës së peshkimit, përmes teknologjisë satelitore, pozicionimit elektronik dhe fuqizimit të Qendrës së Monitorimit të Peshkimit. Vlerësoj gjithashtu qartësimin e bashkërendimit me QNOD-në, pa krijuar struktura që mbivendosen me njëra-tjetrën.

Monitorimi më i mirë ndihmon në parandalimin e peshkimit të paligjshëm, por edhe të kontrabandës së karburanteve, ndërsa kontribuon në sigurinë e infrastrukturës nënujore. Një det i mbrojtur dhe i monitoruar është njëkohësisht pasuri ekonomike dhe çështje e sigurisë kombëtare.🛡️🇦🇱

🎓🇦🇱 Sot me hapjen e dyerve te universiteteve, nis një vit i ri akademik me ambicie, ide dhe ëndrra. Pas çdo hapi të stud...
05/10/2026

🎓🇦🇱 Sot me hapjen e dyerve te universiteteve, nis një vit i ri akademik me ambicie, ide dhe ëndrra. Pas çdo hapi të studentëve qëndron edhe puna e mësuesve e pedagogëve, të cilët me përkushtimin e tyre frymëzojnë dhe formësojnë brezat.

🧑‍🏫Në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesve, mirënjohje për çdo mësues e pedagog që ndihmon dijen të bëhet forcë për shoqërinë.

Suksese studentëve dhe një vit të mbarë akademik për të gjithë!

03/10/2026

Flamingo Mirror 🪞🦩 Në qendër janë faktet, dokumentet zyrtare dhe referencat ligjore, me qëllim që qytetarët të kenë mundësi të informohen dhe të verifikojnë drejtpërdrejt informacionin.

🔎 Kryeministri Edi Rama prezantoi “Pasqyra e Flamingos” (Flamingo Mirror), një platformë në shqip dhe anglisht që u jep qytetarëve, ekspertëve të ndryshëm, medias në dokumentet zyrtare dhe materialet e dosjeve me interes të veçantë publik.

📂 Platforma nis me dosjen e Sazanit dhe Zvërnecit, ndërsa në vijim do të publikohen dosjet e KAYO-s dhe Milot–Balldrenit. Për çdo dosje, një rubrikë pyetje–përgjigje do të sjellë përgjigjet zyrtare ndaj pyetjeve të identifikuara në kohë reale në diskutimin publik, edhe përmes inteligjencës artificiale.

“Flamingo Mirror” është pjesë e “Pasqyra Albania”, e cila do të mundësojë edhe ndjekjen në kohë reale të projekteve dhe veprave publike të financuara nga taksat e qytetarëve.

📍Orikum. Biseda të drejtpërdrejta me banorët e zonës. Takim pas takimi, shqetësim pas shqetësimi.  🇦🇱🦅🇪🇺 🌹
03/10/2026

📍Orikum. Biseda të drejtpërdrejta me banorët e zonës. Takim pas takimi, shqetësim pas shqetësimi.

🇦🇱🦅🇪🇺
🌹

Address

Tirana
2423

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pirro Vengu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Pirro Vengu:

Shortcuts

Share