30/09/2026
Tedi Blushi: Si nuk të vjen turp Edi Rama kur krahasohesh me Rusinë?!
Ti që në mënyrën më kriminale dhe mafioze e rrëmbeve kundërshtarin tënd politik, Ilir Metën, në mes të ditës, duke përdorur Gysin, Prodën, Vilson Balën dhe horrat e bandave të Durrësit dhe Elbasanit.
Duhet të jesh vërtet i paturp të barazohesh me Rusinë, ti që nuk krahasohesh dot me Putinin, që e arrestoi Navalnyn me forca policore të identifikuara dhe me procedura formale publike.
Ti që e ktheve arrestimin e Ilir Metës në një aksion terrorist rrëmbimi me dhunë, me sjellje tipike mafioze, të çertifikuar si rrëmbim edhe me vendim gjykate.
A ke fytyrë ti, të krahasohesh me Rusinë, kur ke urdhëruar personalishtn, që Ilir Meta të mos japë asnjë intervistë nga paraburgimi, edhe kur gazetarët kanë marrë leje nga SPAK-u, ndërkohë që Putini i lejonte Navalnyn dhe Khodorkovskyn të jepnin intervista për mediat ndërkombëtare nga burgjet e Rusisë.
Ti ke fytyrë e krahasohesh me Rusinë, kur ke urdhëruar personalisht, që deputetë dhe eurodeputetë, të mos lejohen të takohen me Ilir Metën.
Si mund të krahasohesh ti me Rusinë, që i ke kthyer burgjet në institucione persekutimi çnjerëzor politik për kundërshtarët e tu, por në vende rehatie dhe qejfesh perverse për bedelët e tu?
Para se të tregosh me gisht Rusinë, jep llogari për kapjen e shtetit nga mafia dhe për represionin kriminal politik ndaj kundërshtarëve të tu politikë!
Dhuna është fytyra jote!
Se je ti që fute mijëra njerëz në burg se nuk kishin mundësi të paguanin energjinë elektrike dhe je gati t’i mbipopullosh burgjet edhe për parkim dysh apo se riparojnë kotecet e pulave dhe tualetet e shtëpive!
Edi Rama sot ti nuk ke asnjë vend të Europës me të cilin të krahasohesh sepse ti je njolla e zezë e Europës dhe mënxyra më e madhe e Shqipërisë!
🎥 𝐕𝐢𝐝𝐞𝐨 𝐤𝐫𝐚𝐡𝐚𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐞 𝐫𝐫𝐞̈𝐦𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐞̈𝐬 (𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢) 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐥𝐞𝐱𝐞𝐢 𝐍𝐚𝐯𝐚𝐥𝐧𝐲 (𝐑𝐮𝐬𝐢)