Kadastra Shqiptare

Call Directions Website Contact the organization

Kadastra Shqiptare Kjo është faqja zyrtare e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës!

Nëse keni legalizuar banesën, por ju mungojnë faturat për pagesën e parcelës ndërtimore, ndiqni hapat për të kryer aplik...
26/10/2026

Nëse keni legalizuar banesën, por ju mungojnë faturat për pagesën e parcelës ndërtimore, ndiqni hapat për të kryer aplikimin online pa pagesë. 🏠

1️⃣ Identifikohuni në portalin e-Albania, si qytetar ose biznes.

2️⃣ Kërkoni shërbimin “Kërkesë për pajisje me faturat e parcelës ndërtimore”.

3️⃣ Klikoni butonin “Përdor”.

4️⃣ Krijoni një aplikim të ri dhe përcaktoni nëse aplikanti është edhe përfaqësues.

5️⃣ Ngarkoni një kopje të vendimit të legalizimit ose kopje të VKM—së për kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara.
Nëse përfitoni nga skemat lehtësuese, ngarkoni edhe dokumentin që vërteton kategorinë tuaj.

6️⃣ Përzgjidhni Drejtorinë Vendore të ASHK-së që administron zonën ku ndodhet prona.

7️⃣ Klikoni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin.

✅ Përgjigjen do ta merrni elektronikisht, me vulë digjitale, te seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania, ku mund ta shkarkoni në çdo kohë.

Për më shumë informacion: www.ashk.gov.al.

23/10/2026

📍 Aksioni derë më derë zgjerohet edhe në Kallarat, Vranisht, Tërbaç, Bolenë, Kuç.

Nga e hëna, 26 tetor, ekipet e terrenit nisin punën në këto tre fshatra për evidentimin dhe trajtimin e të gjitha banesave pa dokumentacion pronësie.

Përfshihen në trajtim edhe banesat për të cilat nuk është bërë më parë kërkesë.

🤝 Ftojmë banorët të bashkëpunojnë me grupet e terrenit dhe të jenë të pranishëm gjatë verifikimeve në banesat e tyre.

Kur një pasuri ndahet ndërmjet bashkëpronarëve, regjistrimi në Kadastër kryhet në bazë të një marrëveshjeje noteriale os...
22/10/2026

Kur një pasuri ndahet ndërmjet bashkëpronarëve, regjistrimi në Kadastër kryhet në bazë të një marrëveshjeje noteriale ose të një vendimi gjykate.

📌 Si të aplikoni në e-Albania?

• Identifikohuni në portalin e-Albania dhe zgjidhni shërbimin: “Regjistrimi i pjestimit të pasurisë së paluajtshme me vendim gjykate/apo marrëveshje noteriale - R15“.

• Plotësoni të dhënat e aplikantit, të dhënat e pasurisë dhe të dhënat e palës tjetër.

• Ngarkoni dokumentacionin përkatës në format PDF: kontratën noteriale të pjestimit, vendimin e gjykatës ose dokument tjetër të kërkuar, sipas rastit.

Pas dërgimit të aplikimit, mund të shkarkoni mandatin dhe të kryeni pagesën online, ne Postën Shqiptare ose pranë një banke të nivelit të dytë.

✔️ Përpara aplikimit, sigurohuni që dokumentacioni të jetë i plotë dhe të dhënat e pasurisë të jenë të sakta.

Nëse jeni pronar ose bashkëpronar, mund të pajiseni në çdo kohë me fragmentin e hartës kadastrale ku është pozicionuar p...
21/10/2026

Nëse jeni pronar ose bashkëpronar, mund të pajiseni në çdo kohë me fragmentin e hartës kadastrale ku është pozicionuar prona.

Harta kadastrale pasqyron kufijtë, madhësinë dhe pozicionin gjeografik të pronës suaj.

1️⃣ Kërkoni në e-Albania shërbimin “Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale”
2️⃣ Plotësoni të dhënat e kërkuara
3️⃣ Shkarkoni mandatin dhe kryeni pagesën

Nis digjitalizimi i hartave kadastrale në Bashkinë Himarë!Janë 24 zona kadastrale të cilat po i nënshtrohen procesit sip...
19/10/2026

Nis digjitalizimi i hartave kadastrale në Bashkinë Himarë!

Janë 24 zona kadastrale të cilat po i nënshtrohen procesit sipas kalendarit të përcaktuar të punës. Planshetat e hartave po inventarizohen dhe skanohen për të vijuar me gjeoreferimin e tyre, digjitalizimin dhe integrimin në sistem.

Gjatë zhvillimit të punimeve, sipas zonave kadastrale përkatëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme deri në 21 ditë për shërbimet që kërkojnë veprime mbi hartën kadastrale. Ndërkohë, të gjitha shërbimet e tjera do të vijojnë normalisht.

📊 124,241 shërbime kadastrale të ofruara në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës korrik–shtatorit 2026.
16/10/2026

📊 124,241 shërbime kadastrale të ofruara në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës korrik–shtatorit 2026.

Address

Rruga "Qamil Guranjaku", Tiranë
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+3558008811

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kadastra Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kadastra Shqiptare:

Shortcuts

Share