Instituti i Statistikave

Call Directions Website Contact the organization

Instituti i Statistikave INSTAT- Instituti i Statistikave, Republika e Shqiperise

👇👇 Po ju, sa përgjigje të sakta keni gjetur? 👇👇Na shkruani në koment
20/10/2026

👇👇 Po ju, sa përgjigje të sakta keni gjetur? 👇👇

Na shkruani në koment

📊 Statistikat mbi Sigurinë Rrugore, 2025 sjellin një panoramë të aksidenteve rrugore në Shqipëri, si dhe të faktorëve që...
13/10/2026

📊 Statistikat mbi Sigurinë Rrugore, 2025 sjellin një panoramë të aksidenteve rrugore në Shqipëri, si dhe të faktorëve që lidhen me to.

📖 Zbuloni më shumë në botimin e fundit të INSTAT në: www.instat.gov.al dhe në linkun në story!

🔎 Çfarë na tregojnë shifrat për mënyrën si lëvizim? 🚗 🚌 ✈️ 🚢 Me makinë, autobus, avion apo anije… lëvizja tregon shumë p...
13/10/2026

🔎 Çfarë na tregojnë shifrat për mënyrën si lëvizim?

🚗 🚌 ✈️ 🚢 Me makinë, autobus, avion apo anije… lëvizja tregon shumë për mënyrën si jetojmë, udhëtojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin!

📊 Libri “Transporti në Shifra, 2025” vjen me të dhëna që tregojnë panoramën e transportit në Shqipëri: nga mjetet që qarkullojnë në rrugët tona, te udhëtimet me ajër e det, transporti i mallrave dhe zhvillimet në sektorë të ndryshëm të transportit.

📖 Botimi i plotë e gjeni në www.instat.gov.al dhe linkun në story

📊 Norma e inflacionit në muajin Shtator 2026 arriti në 2,9%, nga 2,4% që ishte në Shtator 2025.Krahasuar me muajin Gusht...
08/10/2026

📊 Norma e inflacionit në muajin Shtator 2026 arriti në 2,9%, nga 2,4% që ishte në Shtator 2025.

Krahasuar me muajin Gusht 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,4%.

Ndikimin më të madh e dhanë grupet:

🍎 Ushqime dhe pije joalkoolike;
🚗 Transporti dhe;
🏠 Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera.

📌 Për më shumë informacion, konsultoni publikimin “Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2026” në www.instat.gov.al (link në story)

INSTAT mirëpriti misionin vjetor të Eurostat në Shqipëri, zhvilluar më 30 shtator–2 tetor 2026.Gjatë misionit, Drejtori ...
02/10/2026

INSTAT mirëpriti misionin vjetor të Eurostat në Shqipëri, zhvilluar më 30 shtator–2 tetor 2026.

Gjatë misionit, Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, znj. Lantona Sado, së bashku me drejtuesit dhe ekspertët e institucionit, zhvilluan takime me përfaqësues të Eurostat dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Në diskutimet për fushat përkatëse morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të Sistemit Kombëtar Statistikor.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet dhe prioritetet e Sistemit Kombëtar Statistikor, përmbushjen e kërkesave të procesit të integrimit në BE dhe progresin drejt mbylljes së Kapitullit 18 “Statistikat”.

Misioni shërbeu për të vlerësuar progresin e arritur, përcaktuar prioritetet e ardhshme dhe forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të integrimit evropian.

🏭 Çfarë produktesh industriale u prodhuan dhe sh*tën në vitin 2025 në Shqipëri? Sipas rezultateve të anketës PRODCOM 202...
30/09/2026

🏭 Çfarë produktesh industriale u prodhuan dhe sh*tën në vitin 2025 në Shqipëri?

Sipas rezultateve të anketës PRODCOM 2025 të INSTAT:

⚡️ 263 miliardë copë sisteme fijesh elektrike të izoluara për përdorim në automjete u prodhuan;
🍞 67,2 mijë tonë bukë e freskët u prodhua;
🏗️ 1,99 milionë tonë çimento Portland dhe 1,77 milionë tonë beton i gatshëm për përdorim u prodhuan.

💧 Vlera e sh*tjeve të ujit mineral dhe ujit të gazuar u rrit me 8%, ndërsa ajo e bukës së freskët me 11,1%.

📉 Në të kundërt, vlera e sh*tjeve të naftës bruto dhe xeherorëve e koncentrateve të kromit u ul, përkatësisht me 24,3% dhe 23,9%.

📌 Të dhënat më të detajuara i gjeni ne publikimin: Anketa e Produkteve Industriale, 2025 (link në story)

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3,61% në terma realë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025.Ndër akt...
29/09/2026

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3,61% në terma realë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025.

Ndër aktivitetet kryesore të ekonomisë, rritjet më të larta u shënuan në:

✅Administratë publike, arsim dhe shëndetësi: +12,14%
✅Pasuri të paluajtshme: +7,20%
✅Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor: +5,53%
✅Aktivitete financiare dhe sigurime: +3,53%

Nga ana e shpenzimeve, eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,78%, ndërsa importet me 7,55%.

Të dhënat e plota dhe treguesit e detajuar gjenden në publikimin “Rritja Ekonomike Tremujore, T2 – 2026”(linku në story)

📊 INSTAT mori pjesë në takimin e Policy Group on Statistical Cooperation (PGSC) zhvilluar në Moldavi më 22–23 shtator 20...
25/09/2026

📊 INSTAT mori pjesë në takimin e Policy Group on Statistical Cooperation (PGSC) zhvilluar në Moldavi më 22–23 shtator 2026.

Gjatë takimit të PGSC-së, përfaqësuesit e INSTAT kontribuan në diskutimet mbi zhvillimet në Sistemin Kombëtar Statistikor, procesin e integrimit në BE, modernizimin e statistikave, diseminimin interaktiv të statistikave dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në statistikat zyrtare.

Më 24 shtator, INSTAT mori pjesë gjithashtu në workshop-in me temë “Harnessing geospatial information for enhanced statistical production and dissemination to support EU integration”.

INSTAT ndau eksperiencën e Shqipërisë në zbatimin e klasifikimeve territoriale, përfshirë DEGURBA, si dhe në standardizimin e informacionit gjeohapësinor, duke sjellë në vëmendje zhvillimet dhe praktikat e ndjekura në këtë fushë.

🤝 Workshop-i u përmbyll me një panel diskutimi ku Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, znj. Lantona Sado, mori pjesë në diskutime së bashku me përfaqësues të Eurostat, Moldavisë dhe Sllovenisë, mbi integrimin e të dhënave statistikore dhe gjeohapësinore, sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.

📈 Pjesëmarrja në këto aktivitete përbën një mundësi për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe evropian dhe mbështetjen e modernizimit të statistikave zyrtare në kuadër të integrimit në BE.

💻 Sa të digjitalizuara janë ndërmarrjet në Shqipëri?Sipas INSTAT, në vitin 2026: 🌐 62,9% e ndërmarrjeve kanë një faqe in...
21/09/2026

💻 Sa të digjitalizuara janë ndërmarrjet në Shqipëri?

Sipas INSTAT, në vitin 2026:

🌐 62,9% e ndërmarrjeve kanë një faqe interneti;

🖥️ 99,5% e ndërmarrjeve kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune;

🧑‍💻31,3% kanë sh*tur produkte ose shërbime online, përmes faqeve të internetit, aplikacioneve dhe platformave të tjera digjitale

📈 11,4% e xhiros së ndërmarrjeve është realizuar nga sh*tjet online;

🤖 12,4% e ndërmarrjeve kanë përdorur sisteme të inteligjencës artificiale.

📊 Vrojtimi përfshiu 2 384 ndërmarrje me 10 e më shumë të punësuar.

🔎 Zbuloni më shumë mbi publikimin “Përdorimi i Teknologjisë dhe Komunikimit në Ndërmarrjet, 2026” në linkun në story!

📊 INSTAT, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe UNECE, zhvilloi workshop-in “Ageing Dat...
15/09/2026

📊 INSTAT, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe UNECE, zhvilloi workshop-in “Ageing Data Assessment: Strengthening the Evidence Base for Ageing Policies in Albania”.

👥 Workshop-i mblodhi përfaqësues të institucioneve prodhuese dhe përdoruese të të dhënave, me fokus në forcimin e bazës së evidencës për politikat mbi moshimin e popullsisë në Shqipëri.

📈 Diskutimet u fokusuan në disponueshmërinë dhe përdorimin e statistikave zyrtare dhe të dhënave administrative, identifikimin e boshllëqeve dhe nevojave për të dhëna, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

🤝 Workshop-i krijoi një hapësirë të përbashkët diskutimi mbi nevojat dhe prioritetet për përmirësimin e informacionit statistikor në mbështetje të politikave dhe vendimmarrjes së bazuar në evidencë.

Address

Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar
Tirana
1017

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542222411

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti i Statistikave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Instituti i Statistikave:

Shortcuts

Share