Ministria e Arsimit dhe Sportit

Directions Website Contact the organization

Ministria e Arsimit dhe Sportit Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Republika e Shqipërisë
www.arsimi.gov.al

24/10/2026
Në Bruksel 🇧🇪 u zhvillua Ministerial i Platformës Drejtuese të Ballkanit Perëndimor për Kërkimin dhe Inovacionin, në kua...
23/10/2026

Në Bruksel 🇧🇪 u zhvillua Ministerial i Platformës Drejtuese të Ballkanit Perëndimor për Kërkimin dhe Inovacionin, në kuadër të të cilit Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë 🇦🇱, miratuan një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit 🤝 në këto fusha.

Deklarata 📄 riafirmon angazhimin e përbashkët për avancimin e rajonit drejt anëtarësimit në BE dhe përcakton objektiva për hartimin e një Plani të ri të Përbashkët të Veprimit, me synimin për të thelluar integrimin e Ballkanit Perëndimor në Hapësirën Evropiane të Kërkimit dhe në Ekosistemet Evropiane të Inovacionit 🔬💡.

Kjo nismë synon të krijojë mundësi të reja për kërkuesit dhe inovatorët👨🏻‍🎓👩🏻‍🔬, të mbështesë zhvillimin e talenteve dhe të nxisë më tej integrimin e rajonit në strukturat evropiane të kërkimit dhe inovacionit.

🔗 Për më shumë informacion mbi Ministerialin dhe për të lexuar deklaratën e përbashkët, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://research-and-innovation.ec.europa.eu/news/all-research-and-innovation-news/eu-and-western-balkan-partners-deepen-research-and-innovation-cooperation-support-eu-integration-2026-10-22_en

Mirela Kumbaro Furxhi
Ministria e Arsimit dhe Sportit

❤️
23/10/2026

❤️

Krijimi i   shënon një etapë të re në zhvillimin e institucionit përgjegjës për shërbimet dhe proceset e vlerësimit arsi...
22/10/2026

Krijimi i shënon një etapë të re në zhvillimin e institucionit përgjegjës për shërbimet dhe proceset e vlerësimit arsimor. Me mbështetjen e AADF dhe ekspertizën e Cambridge University Press & Assessment, transformimi synon të forcojë kapacitetet profesionale, strukturat dhe mënyrën e organizimit të proceseve. Kjo qasje synon të krijojë një institucion më bashkëkohor, më të standardizuar dhe më të përgatitur për nevojat e ardhshme të sistemit arsimor.

22/10/2026
21/10/2026

📌Nisi sot në Tiranë takimi treditor, Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA me pëfaqësues të 91 vendeve.

Për herë të parë vendi ynë bëhet mikpritës i një ngjarjeje me rëndësi mbi prioritetet dhe zhvillimin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve gjatë tre ditëve me takime, panele dhe tryeza diskutimi mes përfaqësuesve të vendeve.

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut përmes asistencës së më shumë se 20 psikologëve të gatshëm pë...
20/10/2026

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut përmes asistencës së më shumë se 20 psikologëve të gatshëm për mbështetjen psikologjike të qytetarëve, krijojnë mundësinë për t'i ofruar shërbimin e nevojshëm çdo qytetari, të riu, të mituri, nxënës shkollash etj. që ngjarjet e ditëve të fundit i kanë ekspozuar ndaj shprehjeve dhe akteve të ndryshme të dhunës. Për këtë arsye, ekipi i psikologëve është në dispozicion ndaj çdo nevoje e rasti që kërkon vëmendje, mbështetje e trajtim🧠

Për më shumë informacion ℹ️

🔗https://www.urdhriipsikologut.al/mbeshtetje-psikolgjike-per-qytetaret/

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Arsimit dhe Sportit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ministria e Arsimit dhe Sportit:

Shortcuts

Share