Kryeministria

Directions Website

Kryeministria Faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave

Official page of The Albanian Government

19/10/2026

🏫📚 SHKOLLAT JANË TË HAPURA, MËSIMI VIJON NORMALISHT!

👩‍🏫 Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u drejtohet prindërve me një mesazh sigurie dhe besimi, duke garantuar vijimin normal të mësimit në të gjitha shkollat e vendit.

❤️ Mirënjohje për mësuesit dhe stafin arsimor që vijojnë me përkushtim detyrën e tyre.

🤝 Një thirrje për prindërit: Flisni me fëmijët, qëndroni pranë tyre dhe besojuni mësuesve!

🇦🇱 Pavarësisht dëmtimeve në disa zyra, Ministria e Arsimit vijon punën dhe koordinimin me institucionet arsimore për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor.

🇦🇱 ME DHUNËN NUK NEGOCIOHET!🔴 JO dhunës, PO protestës paqësore! Shteti nuk mund të dorëzohet përballë gurëve, molotovëve...
19/10/2026

🇦🇱 ME DHUNËN NUK NEGOCIOHET!

🔴 JO dhunës, PO protestës paqësore!
Shteti nuk mund të dorëzohet përballë gurëve, molotovëve dhe kaosit. E drejta për të protestuar është e pacenueshme, por dhuna nuk mund të imponojë vullnetin politik.

👮‍♂️ Mbështetje e plotë për Policinë e Shtetit! Respekt dhe mirënjohje për sakrificën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e çdo efektivi në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

💶 Rritje e konsiderueshme e pagave nga janari 2027! Një hap konkret për vlerësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

✅ 2500 euro për çdo efektiv policie të angazhuar në këtë front! Mbështetje jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra konkrete.

🤝 Të hapur për dialog, të vendosur kundër dhunës! Gurët, molotovët dhe shkatërrimi nuk mund të marrin peng Shqipërinë.

🇦🇱🇪🇺 Shqipëria nuk kthehet pas! Me forcën e ligjit, respektin për qytetarët dhe vendosmërinë për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian.

📷 Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo gjatë takimit mëngjesin e sotëm(19.10.2026) me efektivët e policisë.

13/10/2026

Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE | Një tjetër hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian!

📍Nga Luksemburgu, Kryeministri Edi Rama përshëndeti mbylljen provizore të Kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”, i katërti kapitull i mbyllur nga Shqipëria brenda pak muajsh, duke e cilësuar këtë zhvillim si një tjetër arritje në procesin e integrimit europian.

💬 “Shqipëria ka hedhur një tjetër hap vendimtar drejt vendit që i takon në Bashkimin Europian.”

🤝 Kryeministri falënderoi Presidencën irlandeze të Këshillit të BE-së, Komisionin Europian dhe shtetet anëtare për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar ambicien e Shqipërisë për të përshpejtuar më tej ritmin e negociatave.

✅ Kryeministri Rama nënvizoi se progresi drejt anëtarësimit nuk matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, por mbi të gjitha me reformat e zbatuara dhe rezultatet konkrete të arritura.

📹Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar pas përfundimit të konferencës për mediat.

09/10/2026

NJË TJETËR HAP DREJT BASHKIMIT EVROPIAN 🇦🇱🇪🇺

BE jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”.

📍 13 tetor 2026, Luksemburg, Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE pritet të formalizojë këtë hap.

Kapitulli i katërt që pritet të mbyllet përkohësisht brenda tre muajve.

Ky zhvillim mbështet forcimin e sipërmarrjes dhe konkurrueshmërisë, duke e afruar ekonominë shqiptare me standardet e Tregut të Vetëm Evropian.

🇦🇱🌐 Shqipëria është në një fazë të avancuar të procesit të anëtarësimit në Organizatën për Bashkëpunim Digjital (DCO).Vi...
08/10/2026

🇦🇱🌐 Shqipëria është në një fazë të avancuar të procesit të anëtarësimit në Organizatën për Bashkëpunim Digjital (DCO).

Vizita e Sekretares së Përgjithshme të DCO-së zhvillohet në kuadër të këtij procesi, me fokus prezantimin e vizionit dhe arritjeve të Shqipërisë në transformimin digjital, diskutimin e hapave drejt anëtarësimit dhe konfirmimin e mbështetjes politike në nivel të lartë.

🤝 Me mision zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, DCO synon reduktimin e hendekut digjital dhe krijimin e mundësive të barabarta për vendet, bizneset dhe qytetarët.

07/10/2026

🇦🇱 Parashikimi për Buxhetin 2027 arrin nivelin rekord prej 10 miliardë eurosh, me synimin për të rishpërndarë më shumë të ardhurat e rritjes së qëndrueshme ekonomike në të mirë të qytetarëve.

📈 Më shumë mbështetje për familjet, shërbime publike më cilësore dhe investime që nxisin zhvillimin e vendit.

🎙️Ministri i Financave Petrit Malaj.

🩷 Tetori Rozë | Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjiritParandalimi dhe diagnostikimi i hershëm mbeten ndër instrum...
01/10/2026

🩷 Tetori Rozë | Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm mbeten ndër instrumentet më të rëndësishme në mbrojtjen e shëndetit të grave.

Në kuadër të Planit Kombëtar të Kontrollit të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë ka objektivin që deri në fund të vitit 2030 të depistohen 50 mijë gra, duke zgjeruar aksesin në kontrolle dhe duke forcuar programet e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm.

🫂 Kontrolli në kohë mund të bëjë diferencën.
Mos e shtyni kontrollin. Kujdesi për shëndetin fillon me parandalimin💜

30/09/2026

🇦🇱🇪🇺 Shqipëria po ecën shpejt drejt integrimit europian.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë në Planin e Rritjes, ku vuri theksin te mbi 80% i hapave të reformave që janë përmbushur dhe më shumë se 213 milionë euro fonde janë disbursuar, ndërsa pagesa të tjera priten në javët në vijim.

📱 Një tjetër objektiv është ulja e tarifave të roaming dhe me negociatat e suksesshme me kompanitë, pritet nisja e roamingut falas në Shqipëri.

“Unë do të kthehem pikërisht atë ditë kur do të fillojmë roamingun falas këtu në Shqipëri”, u shpreh Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

30/09/2026

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se në ditët e ardhshme do të vihet në funksion platforma “Pasqyra”, përmes së cilës qytetarët do të kenë akses në dokumentacionin dhe hapat e procesit që lidhen me projektin e Zvërnecit.

Publikimi i këtyre materialeve synon të sigurojë transparencë dhe t’i mundësojë publikut të ndjekë ecurinë e procesit mbi bazën e dokumenteve dhe informacionit të verifikueshëm.

Ndërkohë, përpara vijimit të procesit, pritet përfundimi i studimit të thelluar mjedisor.

29/09/2026

✈️Nga rreth 2 milionë turistë dikur, vendi ynë mirëpret sot rreth 12 milionë vizitorë nga e gjithë bota. Vizitorët vijnë për bregdetin dhe malet, por zbulojnë edhe historinë, kulturën dhe mikpritjen shqiptare.

📈 Kjo rritje pasqyron transformimin e Shqipërisë dhe e rendit atë mes destinacioneve turistike me zhvillimin më të shpejtë në Europë.

🎙️Kryeministri Edi Rama bisedoi me Euro News gjatë zhvillimit të Samitit të Turizmit 2026.

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryeministria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share