Partia Demokratike e Shqipërisë

Directions Website

Partia Demokratike e Shqipërisë Faqja zyrtare e Partisë Demokratike në Facebook

22/10/2026

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe drejtuesit e Policisë për dhunën ndaj protestuesve, Kalaja: Të pezullohen nga detyra!

Deklarata për media e kryetares së Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja:

Në mbështetje të rinisë studentore dhe gjimnazistëve, Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, kundër – Ministrit të Brëndshëm; Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; Drejtorit të Policisë Tiranë; – Drejtuesit të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore; – dhe Drejtuesve të Komisiariateve Nr.1, Nr.2, Nr.3, Nr.4 dhe Nr.6 të Tiranës, dhe cdo personi të pa identifikuar deri më tani, që ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe gazetarëve, në protestë apo gjatë shoqërimit dhe brenda Komisiariateve, si dhe çdo person tjetër që, me veprimet apo mosveprimet, rezulton që ka përgjegjësi penale për dhunën brutale të ushtruar ndaj protestuesve.
Kallëzimi ka si object veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarja e masave për të ndërprerë veprimet e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengimi në të drejtën për t`u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, dhe “Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve”, të gjitha veprimet të kryera “në bashkëpunim”, sipas parashikimit të nenit 25 te Kodit Penal dhe “në rrethana rënduese” sipas parashikimit të nenit 50 të Kodit penal, si dhe çuarjen e tyre para GJKKO.
Përveçse nuk kemi ende asnjë rast të nisjes ‘kryesisht’ të hetimeve, pavarësisht se dhuna barbare dhe çnjerëzore kundër të rinjve shihet në çdo raportim mediatik, nuk është bërë ende asnjë veprim hetimor lidhur me kallëzimin tonë të 14 tetorit.
Ndërkohë, dhuna policore pas datës 14 tetor, është intensifikuar dhe në ndihmë të kësaj dhune, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, Edi Rama ofroi 2500 euro për çdo polic.
Veprimet arbitrare të kryeministrit, si dhe ushtrimi i ndikimit të tij të paligjshëm për të rritur forcën e dhunës ndaj protestës, për të prekur fondin e emergjencës, vërtetojnë konsumimin flagrant të disa veprave penale, në bashkëpunim, për të cilin PD sot ka depozituar një kallëzimin shtesë penal kundër kryeministrit Rama dhe të njëjtëve persona të përmendur më lart, me vepra penale shtesë “genocide” ndaj popullatës dhe “ ushtrim I ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që kryejnë një funksion publik”
GJKKO i është kërkuar marrja e masës ‘pezullimi nga detyra’ për të kallëzuarit për shkak të pozicionit të tyre, dhe rrezikut potencial për Prishjen dhe manipulimin e provave dhe Intimidimin e dëshmitarëve.
Presim nga SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm që të kenë kurajon dhe të fillojnë hetimet ‘kryesisht’ për dhunën barbare ndaj të rinjve protestues, dhe të hetojnë referuar kallëzimeve tona penale.
PD jo vetëm do të jetë në krah të protestës, por edhe në përballjen ligjore të protestuesve dhe do të denoncojë e kallëzojë çdo rast dhune ndaj tyre dhe ushtruesit e kësaj dhune.

22/10/2026

- Prononcim për media

22/10/2026

- Nga Kuvendi i Shqipërisë

22/10/2026

O pallosh i gjatë, s’kemi trena! Paratë i keni bërë vila!

21/10/2026

Edi Rama, me të cilin nuk pranon të flasë askush, ka filluar të flasë me vete.

21/10/2026

Videomesazhi i kryetarit të PD/ Berisha: Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët për këtë, vetëm që të ruaj pushtetin e tij. Jep dorëheqjen menjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është drejtuar përsëri qytetarëve shqiptarëve që të dalin në mbështetje të studentëve dhe të rinjve, që kanë hyrë në ditën e 9-të të protestës së tyre.
Me anë të një video mesazhi, lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, akuzon Edi Ramën se është duke thurur një plan për të destabilizuar Shqipërinë dhe fajin të ua hedhë studentëve.
‘Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar.
Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët për këtë, vetëm e vetëm që të ruaj pushtetin e tij.
Platforma e tij për destabilizim synon të bëj krime, vrasje dhe të fajësoj studentët për to, në mënyrë që shqiptarët ti kthej kundra tyre.’, tha Berisha gjatë videomesazhit për qytetarët shqiptarë.
Ai ka denoncuar edhe bandidët me maska që dalin nga zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe infiltrohen mes protestuesve me qëllim që ti ndalojnë dhe arrestojnë ata.
‘Një grup personash me dopio maska, janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga ministra e brendshme me fytyrë te mbuluar me maskë të zezë, por dhe me maskën tjetër duke thirrur ‘Rama në burg’ me qëllime për të mësyrë bizneset private dhe realizuar krime të tjera ndaj protestuesve që tu faturohen studentëve.
Fatmirësisht ishte meritë e mediave, që kapën na flagrancë me video’, u shpreh kryetari i PD-së gjatë videomesazhit të tij.

Videomesazhi i plotë i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Hipokrizia dhe cinizmi i padrinos vazhdon, vetëm pak orë pasi zhyti Tiranën nën terrorin e mercenarëve të paguar.
Pasi mbuloi për orë të tëra rresht qiellin e Tiranës me re të zeza gazi lotësjellës dhe djegës.
Pasi përdori bomba shurdhuese dhe breshëritë e plumbave të gomës duke çarë barkun dhe shpuar kafkën e studentëve heronj.
Dhe pasi ju ripërsëriti si mizor shqiptarëve mbrëmë, pamje të mirëfillta lufte, Edi Rama vazhdon hipokrizinë e tij, cinizmin e tij ekstrem duke ftuar studentët në dialog.
Por kësaj here nuk vendosi karrige luksi, por plastike e teneqeje.
E përsëris edhe një herë;
Edi Rama jep dorëheqjen e menjëhershme! Jep dorëheqjen ose do të kesh së shpejti fatin e atyre karrigeve që nxjerr përditë para ndërtesës tënde, kryeministrisë!
Jep dorëheqjen, pasi vetëm dorëheqja e fut vendin në shinat e normalitetit.
Ditën e djeshme, plani i Edi Ramës për terrorin e kuq dështoi.
Falë heroizmit të studentëve të cilët nuk u frikësuan përpara dhunës dhe terrorit, por dhe falë pedagogëve guximtar, që duke dalë në mbështetje të studentëve te tyre, fëmijëve të shqiptarëve, e shkërmoqën strategjinë e dhunës dhe terrorit e kuq.
Por Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar.
Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, në mënyrë që të fajësojë studentët për këtë destabilizim, vetëm e vetëm që të ruaj karrigen e tij, pushtetin e tij të krimit.
Platforma e tij për destabilizim synon të bëj krime, vrasje dhe të fajësoj studentët për to, në mënyrë që shqiptarët ti kthej kundra tyre.
Kjo u duk qartë dje;
Një grup personash me dopio maska, janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga Ministra e Brendshme me fytyrë te mbuluar me maskë të zezë, por dhe me maskën tjetër duke thirrur
‘Rama në burg’ me qëllime për të mësyrë, sulmuar bizneset private dhe realizuar krime të tjera ndaj protestuesve që tu faturohen studentëve.
Fatmirësisht ishte meritë e mediave, që e kapën na flagrancë me video, këtë grup terrorist që u lëshua nga ambientet e ministrisë se krimit, e cila parandaloj një tragjedi absolutisht të stisur nga Edi Rama.
Ftoj qytetarët të bashkohen sot me studentët, si e vetmja mënyrë për tu ndarë sa me shpejt me Padrinon dhe narkoshtetin e tij.
Në videomesazhin e tij të sotëm, Edi Rama gjysmën e kohës foli për dialogun, ndërsa gjysmën tjetër vijoi kërcënimet e tij, pjesë e strategjisë së terrorit të kuq.
Kërcënoi me ndëshkime konstante, ligjore, financiare etj.
Kërcënoi studentët që rreh barbarisht, me ndëshkime për ato krime, që dje tentoi të kryente vet me grupin e maskuar që lëshoi nga ministria.
Partia Demokratike garanton çdo protestues, student apo qytetar se me largimin e Padrinos nga pushteti, çdo dhunues i tyre do të ndëshkohet në përputhje me ligjet më të rrepta, dhe çdo protestues do të dekorohet dhe do të dëmshpërblehet 100% për dëmet që ka pësuar dhe dënimet e pamerituara që ka marrë.
Ndaj dhe një herë, ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët sot.
Terrori dhe destabiliteti nga Edi Rama, nuk kanë vend në Shqipërinë e vitit 2026.
Zgjidhja për të qetësuar tensionet.
Zgjidhja për të kthyer stabilitetin dhe normalitetin në vend.
Zgjidhja për të kthyer rendin dhe sigurinë.
Zgjidhja për të shpëtuar Shqipërinë, është një dhe vetëm një.
Dhe në këtë pikë nuk është dialogu, por është thirrja më e dëgjuar sot në rrugët e Tiranës.
Është thirrja e shkruar kudo në rrjete sociale dhe nëpër muret e Tiranës.
Është thirrja e shkruar sot në zemrat e mbarë shqiptarëve
Zgjidhja është: Rama jepe dorëheqjen!

21/10/2026

- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike

Address

Partia Demokratike E Shqipërisë, Bulevardi Zhan D'Ark
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share