KQZ Shqiperi

Directions Website Contact the organization

KQZ Shqiperi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Tre organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që janë:
1. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
2. Ilirjan CELIBASHI.

Komisioni Rregullator
3. Komisioni Ankesave dhe sanksioneve. Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Nënkryekomisionere, znj. Lealba PELINKU. Anëtarët e Komisionit Rregullator; z. Arens ÇELA, z. Dritan ÇAKA, znj. Helga VUKAJ, znj. Ilirjana NANO, z. Muharrem ÇAKAJ. Anëtarët e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve; z. Elvin LAKO, z. Elvis ÇEFA, z. Ilirjan RUSMALI, z. Koli BELE dhe z. Ledio BRAHO.

📍 KQZ takon votuesit për herë të parë në Shkodër 🗳️KQZ Shqiperi zhvilloi aktivitete edukative, informuese dhe ndërgjegjë...
23/10/2026

📍 KQZ takon votuesit për herë të parë në Shkodër 🗳️

KQZ Shqiperi zhvilloi aktivitete edukative, informuese dhe ndërgjegjësuese me maturantët e gjimnazeve “28 Nëntori” dhe “Jordan Misja” në Shkodër, në kuadër të programit të edukimit zgjedhor për votuesit për herë të parë.

Gjatë takimeve, të rinjtë u njohën me rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, ushtrimin e së drejtës së votës dhe rolin e tyre në forcimin e proceseve demokratike. Ata morën informacion mbi hapat kryesorë të procesit të votimit, duke përfshirë identifikimin elektronik dhe mënyrën e plotësimit të fletës së votimit.

Përmes simulimit praktik të votimit, maturantët patën mundësi të përjetojnë nga afër procedurat zgjedhore dhe të fitojnë njohuri konkrete që do t’i ndihmojnë të marrin pjesë në zgjedhje me besim, përgjegjësi dhe informim të plotë.

🎓🤝 KQZ mbetet e angazhuar në fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e kulturës demokratike përmes edukimit zgjedhor.

15/10/2026

KQZ - Mbledhja e Komisionerit Shtetëror i Zgjedhjeve, datë 15.10.2026

Rendi i ditës:
1.Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor në Bashkinë Tiranë”.
2.Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor në Bashkinë Poliçan”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e enjte, datë 15 tetor 2026, ora 10:30 me këtë rend dit...
14/10/2026

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e enjte, datë 15 tetor 2026, ora 10:30 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtaz:

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor në Bashkinë Tiranë”.
2. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor në Bashkinë Poliçan”.

Materialet e mbledhjes 👉 https://kqz.gov.al/rendi/njoftim-per-zhvillimin-e-seances-publike-nga-komisioneri-shteteror-i-zgjedhjeve-ne-daten-15102026

KQZ fiton çmimin ndërkombëtar të A-WEB për teknologjinë zgjedhoreManila, 14 tetor 2026 – KQZ Shqiperi është shpallur fit...
14/10/2026

KQZ fiton çmimin ndërkombëtar të A-WEB për teknologjinë zgjedhore

Manila, 14 tetor 2026 – KQZ Shqiperi është shpallur fitues i çmimit për teknologjinë zgjedhore nga Shoqata e Organeve Botërore të Zgjedhjeve (A-WEB), për platformën elektronike të regjistrimit të votuesve jashtë vendit.

Ceremonia u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të AWEB, që është ngjarja kryesore që organizohet çdo dy vjet dhe ku vendet anëtare diskutojnë çështjet kyçe të administrimit zgjedhor, shkëmbejnë përvoja dhe marrin vendime strategjike për të ardhmen e Shoqatës. Takimi i këtij viti mblodhi mbi 150 delegatë, ndërsa A-WEB numëron sot 121 organe të menaxhimit të zgjedhjeve nga 111 vende.

Platforma e vlerësuar u mundësoi shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen elektronikisht për të votuar, duke e bërë procesin më të aksesueshëm për diasporën.

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi e kërkesën e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë...
13/10/2026

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi e kërkesën e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për shtyrjen e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
Komisioneri vendosi zgjatjen e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve mbështetëse për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, deri në datën 15 dhjetor 2026.

Gjithashtu, në seancën e sotme publike u plotësuan vakancat në tre këshilla bashkiak:
1. në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër me kandidatin e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Nesilda Batha;
2. në Këshillin e Bashkisë Korçë me kandidatin e Partisë “Aleanca Arbnore Kombëtare”, zj. Sara Dinellari;
3. në Këshillin e Bashkisë Lushnjë me kandidatin e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Klajda Meço.

13/10/2026

- Mbledhja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, datë 13.10.2026.
Rendi i ditës
Çështje për shqyrtim rishtaz:
1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për shtyrjen e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
2. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Nesilda Nebi Batha”.
3. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Korçë me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë “Aleanca Arbnore Kombëtare”, zj. Sara Rauf Dinellari”.
4. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lushnjë me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Klajda Spiro Meço”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e martë, datë 13 tetor 2026, ora 11:30.Rendi i ditës Çë...
12/10/2026

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e martë, datë 13 tetor 2026, ora 11:30.

Rendi i ditës

Çështje për shqyrtim rishtaz:

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për shtyrjen e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
2. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Nesilda Nebi Batha”.
3. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Korçë me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë “Aleanca Arbnore Kombëtare”, zj. Sara Rauf Dinellari”.
4. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lushnjë me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Klajda Spiro Meço”.

Materialet e mbledhjes 👉 https://kqz.gov.al/rendi/njoftim-per-zhvillimin-e-seances-publike-nga-komisioneri-shteteror-i-zgjedhjeve-ne-daten-13102026

08/10/2026

📌Komisionit të Reformës Zgjedhore i përfundon mandatin në nëntor dhe ende nuk ka asnjë draft konkret. A po shkojmë drejt zgjedhjeve me Kodin Zgjedhor aktual, pavarësisht ndryshimeve të kërkuara?
Kjo është një tjetër pyetje e gazetares Elja Zotka të Tvklan, ndërkohë përgjigjen e ndiqni në videon në vijim 👇.

🗳️ Zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe vendimmarrja e KQZ Shqiperi do të monitorohen nga afër deri në vitin 2028. Fokusi...
08/10/2026

🗳️ Zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe vendimmarrja e KQZ Shqiperi do të monitorohen nga afër deri në vitin 2028.

Fokusi nuk do të jetë vetëm dita e votimit, por i gjithë cikli zgjedhor. Do të ndiqen zbatimi i kuadrit ligjor, aktet nënligjore, respektimi i afateve, transparenca dhe aksesi në informacion.

Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet zbatimit në praktikë të detyrimeve për barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, priti sot z. Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies dhe znj. Edlira Cepani nga Rrjeti i Grave "Barazi Në Vendimmarrje" (EDM), të cilët prezantuan projektin e tyre të monitorimit. Gjetjet do të publikohen në raporte periodike dhe në një platformë publike të dhënash.

Palët ranë dakord për një dialog të vazhdueshëm, me respekt të plotë për pavarësinë e monitorimit. 🤝

Nisma buron nga Projekti i përbashkët BE - Këshilli i Evropës 'Mbështetje për ciklin zgjedhor në Shqipëri (SECA)

08/10/2026

📌A do të ishte më mirë të shkohej drejt votimit dhe numërimit elektronik?
Kjo është pyetja e gazetares Elja Zotka të Tvklan për edicionet e lajmeve. 📹
Përgjigjia si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve vijon në video 👇.

Address

Rruga Ibrahim Rugova Nr. 4 (pranë Katedrales Ortodokse)
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 09:00 - 13:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KQZ Shqiperi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to KQZ Shqiperi:

Shortcuts

Share