U.S. Embassy Tirana

Call Directions Website

U.S. Embassy Tirana The only official page of the U.S. Embassy in Tirana. Terms of Use: state.gov/tou This is the Facebook fan page of the U.S.

🇦🇱 Qytetarë amerikanë: Programi Smart Traveler Enrollment Program (STEP) është një shërbim falas për qytetarët amerikanë...
15/10/2026

🇦🇱 Qytetarë amerikanë: Programi Smart Traveler Enrollment Program (STEP) është një shërbim falas për qytetarët amerikanë që udhëtojnë ose jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Duke u regjistruar në STEP, mund të merrni njoftime dhe informacione të përditësuara nga Ambasada, si dhe të na mundësoni t'ju kontaktojmë në rast emergjence.

Regjistrohuni në step.state.gov.

🇺🇸 U.S. citizens: The Smart Traveler Enrollment Program (STEP) is a free program available for U.S. citizens traveling or living abroad.

Signing up for STEP allows you to subscribe to alerts and updates from the embassy and helps us get in touch with you if there’s an emergency.

Sign up at step.state.gov.

12/10/2026

Columbus’ discovery of the Americas was our prelude — a brave, bold act of exploration that set into motion the unstoppable course of human events that culminated in the birth of the greatest nation man has ever known.

🇦🇱 Qytetarët amerikanë që jetojnë jashtë vendit duhet ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit sapo ta marrin. Ka ...
09/10/2026

🇦🇱 Qytetarët amerikanë që jetojnë jashtë vendit duhet ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit sapo ta marrin. Ka disa mënyra për të dërguar fletët e votimit të plotësuara:

Përmes Ambasadës së SHBA: Ju ose një person tjetër mund të dorëzoni kërkesën tuaj për fletën e votimit; formularin SF-76 "Regjistrimi i Votuesit dhe Kërkesa për Fletën e Votimit në Mungesë" (FPCA), ose fletën e votimit të plotësuar, në ambasadën apo konsullatën më të afërt të SHBA, për t'u dërguar në Shtetet e Bashkuara. Zarfi duhet t'u adresohet zyrtarëve përgjegjës për zgjedhjet në zonën tuaj dhe të ketë pulla postare amerikane që mbulojnë koston e dërgimit, ose të jetë zarf me tarifë postare të parapaguar. Një zarf për dërgimin e fletës së votimit mund ta gjeni këtu: https://www.fvap.gov/eo/overview/sending-ballots/preparing-mail.

Përmes faksit, emailit ose internetit: Disa shtete lejojnë dërgimin elektronik të fletëve të votimit të plotësuara. Për të parë mënyrat e lejuara në shtetin tuaj, vizitoni faqen e Programit Federal të Ndihmës për Votimin (FVAP): www.fvap.gov.

Përmes postës vendase: Nëse shërbimi postar drejt Shteteve të Bashkuara është i besueshëm, dërgojeni fletën e votimit me postë, duke vendosur pulla që mbulojnë tarifën e dërgimit ndërkombëtar.

Përmes shërbimit të postës së shpejtë: Nëse koha është e kufizuar ose posta vendase nuk është e besueshme, mund të përdorni shërbime private korrieri si FedEx, DHL ose UPS, me shpenzimet tuaja. SHËNIM: FedEx nuk bën dorëzime në kuti postare.

🇺🇸 U.S. citizens abroad should vote and send back their ballot as soon as they receive it. There are a number of options for returning completed ballots:

Via the U.S. Embassy– You or another person can drop off your ballot request / Form SF-76 Voter Registration and Absentee Ballot Request (FPCA) or completed ballot at the nearest U.S. embassy or consulate for return to the United States. It must be addressed to your local election officials and have sufficient U.S. postage or be in a postage-paid envelope. A ballot transmission envelope is available at: https://www.fvap.gov/eo/overview/sending-ballots/preparing-mail.

Via Fax, Email, or Internet – Some states permit electronic transmission of completed ballots. Consult the FVAP website for options in your state: www.fvap.gov.

Via Local mail – If you have a reliable mail service to the United States, put your ballot in the mail with appropriate international postage.

Via Express Courier Service – If time is short or local mail is unreliable, you can use commercial carrier services such as FedEx, DHL, or UPS at your own expense. NOTE: FedEx does not deliver to P.O. boxes.

🇦🇱 Nga misionet humanitare te mbrojtja e Ambasadave të SHBA nëpër botë, shërbimi dhe udhëheqja kanë qenë në themel të ka...
09/10/2026

🇦🇱 Nga misionet humanitare te mbrojtja e Ambasadave të SHBA nëpër botë, shërbimi dhe udhëheqja kanë qenë në themel të karrierës së Rreshterit të Lartë Jack Tashjian në Trupën e Marinsave.
Jack iu bashkua Trupës së Marinsave në shkurt të vitit 2016 dhe shërbeu në Batalionet e Logjistikës Luftarake, përpara se t’i bashkohej Grupit të Sigurisë së Ambasadave të Trupës së Marinsave. Detyra e tij e parë në një ambasadë e çoi në Kotonu, Benin.
Sot, ai drejton Detashmentin e Gardës së Marinsave pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Detashmenteve të Gardës së Marinsave u është besuar përgjegjësia për sigurinë e ambasadave dhe konsullatave të SHBA në mbarë botën.
Më 1 tetor, Jack u rrit në gradën Rreshter i Lartë, një moment i rëndësishëm në karrierën e një marinsi.
Urime, Rreshter i Lartë Tashjian! Faleminderit që i shërbeni misionit tonë çdo ditë me nder, guxim dhe përkushtim!

🇺🇸 From humanitarian missions to protecting U.S. embassies abroad, Gunnery Sergeant Jack Tashjian has built his Marine Corps career around service and leadership.
Jack enlisted in February 2016 and served with Combat Logistics Battalions before joining the Marine Corps Embassy Security Group. His first embassy assignment took him to Cotonou, Benin.
Today, he leads the Marine Security Guard Detachment at U.S. Embassy Tirana. Marine Security Guard Detachments are entrusted with the responsibility of providing security for U.S. Embassies and Consulates around the world.
On October 1, Jack was promoted to Gunnery Sergeant, an important milestone in a Marine's career.
Congratulations, GySgt Tashjian, and thank you for the honor, courage, and commitment you bring to our mission every day!

🇦🇱 Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar ...
08/10/2026

🇦🇱 Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.
Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.
Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona.

🇺🇸 Real-time cooperation across borders helped stop a wanted suspect at Tirana International Airport.
Following an exchange of information with the Diplomatic Security Service Overseas Criminal Investigations Unit at U.S. Embassy Tirana, Albanian State Police arrested Ukrainian national Anatolii Streletskyi, wanted by authorities in Kyiv for alleged drug trafficking as part of a criminal organization.
Interpol Tirana is working with Ukrainian counterparts to begin extradition procedures.
This is our partnership in action: sharing information, supporting law enforcement, and working together to counter transnational crime and keep our communities safe

07/10/2026

🇦🇱 Çdo hetim i mirëfilltë nis nga bazat: të bësh pyetjet e duhura, të shqyrtosh provat dhe të ndjekësh faktet.

Urime specialistëve të krimit nga Policia e Shtetit që përfunduan Kursin për Hetimin e Krimeve (Niveli 1) në Akademinë e Sigurisë. I hartuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) i Departamentit të Drejtësisë të SHBA, ky kurs forcon aftësitë hetimore dhe ndihmon në zbatimin e standardeve të njëjta dhe në rritjen e llogaridhënies në punën e policisë.

Gjatë vitit 2026 janë certifikuar më shumë se 200 profesionistë të zbatimit të ligjit. Puna e tyre forcon luftën tonë të përbashkët kundër krimit transnacional dhe korrupsionit dhe ndihmon në mbrojtjen e komuniteteve në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara.

🇺🇸 Every strong investigation begins with the fundamentals: asking the right questions, examining the evidence, and following the facts.

Congratulations to the Albanian State Police crime specialists who completed the Crime Investigation Course (Level 1) at the Albanian Security Academy. Developed by the U.S. Department of Justice’s ICITAP program, the course strengthens investigative skills and helps bring greater consistency and accountability to police work.

More than 200 law enforcement professionals have been certified in 2026. Their work strengthens our shared fight against transnational crime and corruption—and helps keep communities in Albania and the United States safe

🇦🇱 Jeni qytetar amerikan që jetoni jashtë Shteteve të Bashkuara dhe dëshironi të votoni në zgjedhjet e ardhshme në SHBA?...
07/10/2026

🇦🇱 Jeni qytetar amerikan që jetoni jashtë Shteteve të Bashkuara dhe dëshironi të votoni në zgjedhjet e ardhshme në SHBA? Mund të regjistroheni dhe të kërkoni fletën tuaj të votimit në mungesë në fvap.gov

🇺🇸 Are you a U.S. citizen residing outside the United States seeking to vote in upcoming U.S. elections? You can register and request your absentee ballot at fvap.gov

🇦🇱 Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryes...
05/10/2026

🇦🇱 Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.

🇺🇲Combatting transnational crime, narco-trafficking, and illegal migration are top priorities for President Donald Trump. Ambassador Eric Wendt met with SPAK leadership to discuss the key impact independent institutions have in addressing these challenges and how our partnership contributes to a safer, more prosperous future for both nations.

🇦🇱 Më të fortë së bashku! Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partneri kryesor i Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.G...
05/10/2026

🇦🇱 Më të fortë së bashku!
Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partneri kryesor i Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.
Gjatë takimit me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ambasadori Eric Wendt diskutoi se si forca e aleancës sonë dëshmohet me veprime konkrete: forcimin e gatishmërisë operacionale përmes partneritetit 25-vjeçar me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, rritjen e kapaciteteve të NATO-s dhe mbrojtjen e sigurisë globale përmes kontributit jetik të Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën (ISF).

🇺🇸 Stronger together!
The United States is proud to stand as Albania’s premier defense partner.
In a meeting with Minister of Defense Ermal Nufi, Ambassador Eric Wendt discussed how the strength of our alliance is proven through action: building operational readiness through a 25-year partnership with the New Jersey National Guard, expanding NATO capabilities, and safeguarding global security through Albania’s vital contributions to the International Stabilization Force for Gaza (ISF).

🇦🇱 Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive.Në takimin e tij të parë me Kryetarin e Kuven...
02/10/2026

🇦🇱 Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive.
Në takimin e tij të parë me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, Ambasadori Eric Wendt theksoi rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve në NATO, nxitjes së investimeve për mirëqenien e përbashkët dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

🇺🇸 The strength of any democracy rests on the effective representative institutions.
In his first meeting with Parliament Speaker Niko Peleshi, Ambassador Eric Wendt underscored the importance of fulfilling NATO commitments, driving investment for shared prosperity, and strengthening bilateral ties.

Address

Rruga Stavro Vinjau, No. 14
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when U.S. Embassy Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share