05/10/2026
Gjatë panelit “Developing Albania’s Hospitality Sector: From Investment to Growth”, në kuadër të Future Hospitality Forum 2026, u diskutua mbi potencialin e Shqipërisë për të zhvilluar një sektor të mikpritjes më konkurrues dhe për të shndërruar mundësitë e investimit në rritje të qëndrueshme.
Paneli solli në fokus rolin e investimeve, zhvillimit të destinacioneve dhe bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat në ndërtimin e një industrie turistike më të konsoliduar dhe me më shumë vlerë për ekonominë shqiptare.