09/10/2026
“Adem Shehi”, Komandanti Tiranas i UÇK!
Mbrëmë në bashkëpunim me Shoqatën Tirana, Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” dhe shoqata të tjera patriotike, u zhvillua shfaqja e dokumentarit “Në shërbim të betimit – Adem Shehi”, në nderim të kontributit të Komandant Tiranas Adem Shehi, në luftën çlirimtare të Kosovës.
Në fjalën time, vlerësova aktin e tij fisnik, guximin dhe përkushtimin ndaj kombit, në një nga periudhat më të vështira të historisë sonë. Si shenjë mirënjohjeje dhe nderimi për vlerat e tij atdhetare e njerëzore, pata kënaqësinë t’i akordoj Adem Shehit titullin “Fisnikëria Tiranase”, si dhe t’ia dorëzoj këtë vlerësim në emër të Shoqatës Tirana, së bashku me kryetarin e saj, Ruzhdi Keçi.
Adem Shehi dëshmoi se atdhedashuria nuk njeh kufij dhe se, në çastet vendimtare të historisë, detyra ndaj kombit qëndron mbi gjithçka.
Nderim për Adem Shehin dhe për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës dhe na bënë krenar! 🇦🇱🇽🇰