E-Albania

Directions Website Contact the organization

E-Albania Faqja zyrtare e portalit unik qeveritar e-Albania Së dyti, për përdorimin e TIK në edukim për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë.

Në programin e Qeverisë është përcaktuar se Qeveria do të punojë në tre drejtime kryesore duke vendosur objektiva të matshme:

"Së pari, për shtimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, biznesin dhe administratën. Prioritet do të jetë rritja e transparencës dhe përmirësimi i shërbimeve në administratën publike sipas parimeve të iniciativës Open Government Partnership. Politikat do të jenë të orientuara drejt përmirësimit dhe zgjerimit të kapaciteteve njerëzore në mënyrë që rritet numri i përdoruesve dhe të promovohet zhvillimi i ofruesve të e-shërbimeve. Në këtë mënyrë do të nxitet krijimi i vendeve të punës për të rinjtë të cilët mund të punësohen në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë. Së treti, konsolidimi i infrastrukturës dixhitale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke respektuar me rigorozitet parimet evropiane të konkurrencës së lirë e të ndershme." AXHENDA DIXHITALE E SHQIPËRISË 2015-2020

Përshkrim
Portali unik qeveritar shumëfunksional e-albania.al administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Portali qeveritar e-Albania është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike. Vizioni
Të shndërrohet në kanalin kryesor për marrjen e shërbimeve online të administratës publike

Çfarë ofron e-Albania
-është një zyrë me një ndalesë për shërbimet online të administratës publike;

-është një kanal online për ofrimin e shërbimeve publike në 24 orë në 7 ditë të javës;

-ofron shërbime elektronike të nivelit 3 dhe 4 (sipas UNPAN 2014) nëpërmjet standardeve më të fundit të teknologjisë, mundësi për kryerjen e pagesave online për këto shërbime nëpërmjet kartave të debitit dhe kreditit;

-ofron shërbime elektronike të nivelit 1 dhe 2 (sipas UNPAN 2014), ku çdo i interesuar të marrë informacion të detajuar në lidhje me shërbimet për publikun, (licenca, leje, autorizime, certifikata, vërtetime apo shërbime të tjera të ngjashme), dokumentacionin e nevojshëm, procedurën që duhet të ndjekë, oraret e funksionimit dhe vendndodhjen e zyrave të administratës, kontaktet, si dhe adresën e faqes zyrtare të institucionit që ofron shërbimin përkatës, ku mund të orientohet për detaje të mëtejshme;

-është në përputhje të plotë me politikat e qeverisë në fushën TIK dhe Strategjinë Ndërsektoriale “Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020”;

-ofron mundësi komunikimi për çdo paqartësi, pyetje apo problem mbi regjistrimin, shërbimet e ofruara në portal, përmes forumit të portalit, postës elektronike, komenteve dhe mesazheve në rrjetet sociale;

-ka përmirësuar ofrimin e shërbimeve, duke reduktuar kohën e marrjes së shërbimit, duke evituar burokracitë, si dhe duke ulur korrupsionin;

-ofron informacion dhe shërbime elektronike që krijohen dhe mirëmbahen nga institucione të ndryshme publike dhe private. Disponueshmëria dhe saktësia e shërbimit është përgjegjësi e institucionit përgjegjës, i cili ofron shërbimin e tij elektronik përmes portalit;

Përdoruesit
-të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huajt me regjistrim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;

-bizneset e regjistruara në Republikën e Shqipërisë;

-punonjësit e administratës publike në active directory;

-vizitorët e portalit. Standarde të përgjithshme
-ofron informacion mbi shërbimet që ofrojnë institucionet e administratës publike. Informacioni i paraqitur në portal përditësohet nga vetë institucionet sipas nevojës;

-siguron disponueshmërinë 24/7/365 me mbi 99% funksionalitet të portalit;

-lidhet me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (Government Gateway), në të cilën janë lidhur rreth 25 institucione të cilat shkëmbejnë të dhëna në kohë reale dhe së shpejti me 11 sisteme të tjera;

-sistemi i ndërveprimit është një sistem qendror shumëfunksional, një zgjidhje Enterprise Service Bus me një arkitekturë të orientuar nga shërbimet;

-pagesat e shërbimeve elektronike realizohen në mënyrë të sigurt nëpërmjet Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike, e cila është e lidhur me institucione bankare dhe jo-bankare;

-ofron gërshetimin e një sërë teknologjive të sigurisë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve. Procesi i regjistrimit kryhet nëpërmjet portalit qeveritar dhe të dhënat e plotësuara, nga përdoruesit gjatë procesit të regjistrimit, verifikohen elektronikisht me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile për individët dhe Regjistrit Kombëtar Tregtar për bizneset (QKR);

-procesi i autentifikimit dhe identifikimit është i bazuar në strategjinë e "Single-Sign-On", për të krijuar një identitet unik për çdo përdorues, duke përdorur NID për qytetarin dhe NUIS për bizneset;

-është në përputhje me versionet më të fundit të shfletuesve të internetit si Internet Explorer, Google Chrome, Mozilla Firefox, Safari etj;

-aksesohet në versionet web mobile, app mobile iOS dhe Android;

-ofrohet 100% në gjuhën shqipe;

Për të ofruar një përvojë sa më të mirë gjatë përdorimit të portalit, i inkurajojmë përdoruesit të lenë komentet apo sugjerimet e tyre përmes forumit të portalit, postës elektronike, komenteve dhe mesazheve në rrjetet sociale;

16/10/2026

📝 Korrigjoni të dhënat e gjendjes civile online përmes e-Albania!

Shërbimi elektronik “Aplikim për korrigjim të dhënash si gabim material” ju mundëson të kërkoni saktësimin e të dhënave të gjendjes civile, si emri, mbiemri, emri i babait, emri i nënës, datëlindja dhe vendlindja.

✅ Aplikimi kryhet online, për veten ose për anëtarët e familjes.
📄 Nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.
💰 Shërbimi ofrohet pa pagesë.

⏱️ Afati i marrjes së shërbimit: deri në 10 ditë pune për korrigjimin e emrit, mbiemrit dhe emrave të prindërve, dhe deri në 3 ditë pune për datëlindjen, vendlindjen dhe mbiemrin para martese.

🔗 https://e-albania.al/ServiceDetails/13810

16/10/2026

🛂 Aplikoni online për formularin e pasaportës përmes e-Albania!

📲 Për lëshimin për herë të parë ose rinovimin e pasaportës, plotësoni formularin online dhe ndiqni hapat e aplikimit.

⏱️ Koha e shërbimit: 1 ditë për aplikim emergjent dhe 1–7 ditë për aplikim normal.

💰 Shërbimi është pa pagesë.

📩 Pas miratimit, do të njoftoheni me SMS dhe e-mail për rezervimin e datës dhe orës së paraqitjes fizike.

🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/13851

15/10/2026

⚡ Ankesa për instalimet dhe pajisjet elektrike? Aplikoni online në e-Albania!

Shërbimi elektronik “Akt vlerësim konformiteti për instalimet dhe pajisjet elektrike” mundëson trajtimin e ankesave të bizneseve për pajisje dhe instalime elektrike që cenojnë interesat e tyre apo pengojnë aktivitetin e përditshëm dhe ekonomik.

📝 Aplikimi kryhet online, pa dokumentacion shoqërues dhe pa pagesë.

⏱️ Koha e marrjes së shërbimit: 14 ditë.

💻 Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania, kërkoni shërbimin dhe klikoni “Përdor” për të plotësuar formularin elektronik.

📩 Për ndihmë teknike: [email protected]

15/10/2026

🌍 Keni nevojë për ndihmë konsullore jashtë Shqipërisë?

Përmes e-Albania, mund të aplikoni online për shërbimin “Ndihmë e Përgjithshme Konsullore”, për të kërkuar asistencë në rast problemesh në shtetin ku ndodheni. 🇦🇱

🤝 Shërbimi ju ndihmon për:
✅ Sqarimin e çështjeve ligjore dhe orientimin drejt një avokati ose përkthyesi të licencuar.
✅ Asistencën në raste ndalimi apo burgosjeje.
✅ Ndihmën në situata të vështira dhe kur humbni kontaktet me familjarët.

💻 Aplikimi kryhet online në 🔗 https://e-albania.al/UseService/15866, pa pagesë, me një kohë përpunimi prej 10 ditësh.

14/10/2026

📄 Konfirmoni deklaratën vjetore të të ardhurave online në e-Albania!

Shërbimi elektronik “Konfirmim i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave” u mundëson individëve të marrin një kopje elektronike të deklaratës së tyre vjetore të të ardhurave, të njehsuar me vulë elektronike, për periudhën tatimore të përzgjedhur.

💻 Si të aplikoni?
1️⃣ Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania.
2️⃣ Zgjidhni shërbimin “Konfirmim dhe njehsim i deklaratës vjetore të të ardhurave”.
3️⃣ Klikoni “Përdor” dhe përzgjidhni periudhën tatimore.
4️⃣ Klikoni “Shkarko dokumentin e vulosur” për të marrë deklaratën tuaj.

📂 Dokumentin e gjeneruar mund ta gjeni në çdo kohë te seksioni “Dokumentet e mia”.

✅ Shërbimi ofrohet online dhe nuk kërkon dokumentacion shoqërues.

13/10/2026

🌐📄 Certifikatë Rezidence Tatimore – online në e-Albania!

Bizneset mund të pajisen online me Certifikatën e Rezidencës Tatimore, me vulë elektronike, që shërben si dokument vërtetues për qëllime tatimore dhe ndihmon në shmangien e taksimit të dyfishtë, sipas marrëveshjeve tatimore të Shqipërisë me shtetet e tjera.

✅ Aplikimi kryhet lehtësisht online.
📎 Nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
⚡ Certifikata gjenerohet menjëherë dhe mund të shkarkohet me vulë elektronike.

🔗 Aplikoni këtu: https://e-albania.al/ServiceDetails/13203

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when E-Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to E-Albania:

Shortcuts

Share