Forca Tokësore

Directions Website Contact the organization

Forca Tokësore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Forca Tokësore, Military Base, Tirana.

Komponenti rezervist, kapacitet i shtuar për Forcën Tokësore!👉🏻 Komponenti rezervist i Forcës Tokësore po përmbyll me su...
13/10/2026

Komponenti rezervist, kapacitet i shtuar për Forcën Tokësore!

👉🏻 Komponenti rezervist i Forcës Tokësore po përmbyll me sukses stërvitjen dyjavore në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut (RKV), Regjimentin e Këmbësorisë së Jugut (RKJ) dhe Regjimentin e Mbështetjes së Luftimit (RML).

👉🏻 Gjatë stërvitjes, rezervistët po rifreskojnë njohuritë dhe aftësitë në përgatitjen tekniko-taktike, qitje dhe procedurat e operacioneve, me synim rritjen e ndërveprueshmërisë me strukturat aktive.

👉🏻 Komponenti rezervist përbën një vlerë të shtuar për Forcën Tokësore, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e gatishmërisë operacionale në çdo situatë.

12/10/2026
🇦🇱 BKL- aty ku profesionalizmi ndërtohet çdo ditë, në çdo stërvitje.🎯Disiplina, puna në ekip dhe përkushtimi për realizi...
12/10/2026

🇦🇱 BKL- aty ku profesionalizmi ndërtohet çdo ditë, në çdo stërvitje.

🎯Disiplina, puna në ekip dhe përkushtimi për realizimin e çdo detyre, janë udhërrefyesi i suksesit të personelit të batalionit të Këmbësorisë së Lehtë(bKL) i Forcës Tokësore.

👉🏻Nga teoria, në zbatimin praktik në terren, çdo detaj ka rëndësi për rritjen e aftësive individuale.

👉🏻Për bKL,stërvitja e përditshme është çelësi i gatishmërisë luftarake.

👉🏻Krenarë për vajzat dhe djemtë tanë që stërviten me përkushtim çdo ditë.

10/10/2026

📡Tek çdo operacion i suksesshëm, qendron një komunikim i sigurt.

👉🏻Trajnimi i personelit të komunikimit i Forcës Tokësore, me partnerët e L3Harris për sistemet e komunikimit taktik Shelter / HUMVEE,sjell impakt direkt në rritjen e gadishmërisë profesionale të Forcës Tokësore.🇦🇱🤝🇺🇸

Forca Tokësore  trajnim me partnerët strategjikë🇺🇸➡️Në kuadër të modernizimit të kapaciteteve të ndërkomunikimit dhe rri...
09/10/2026

Forca Tokësore trajnim me partnerët strategjikë🇺🇸

➡️Në kuadër të modernizimit të kapaciteteve të ndërkomunikimit dhe rritjes së ndërveprueshmërisë me aleatët e NATO-s, specialistë të kompanisë L3Harris, zhvilluan një trajnim intensiv me personelin e ndëridhjes së Forcës Tokësore.

Fokusi i trajnimit:
🔹 Instalimi dhe konfigurimi i modulit Shelter
🔹 Integrimi i sistemeve të komunikimit taktik në mjetin HUMVEE
🔹 Sigurimi i komunikimit të sigurt dhe të pandërprerë në fushën e operacionit.

👉🏻Ky trajnim rrit aftësitë operacionale dhe siguron që Forca Tokësore, të operojë sipas standardeve më të larta të Aleancës.

Lajmin e plotë e gjeni në 👇
https://aaf.mil.al/te-fundit/forca-tokesore-perforcon-kapacitetet-e-komunikimit-taktik-permes-trajnimit-me-specialistet-e-l3harris.html

04/10/2026
04/10/2026
🇦🇱 Forca Tokësore pranë komunitetit👉🏻 Efektivët e batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (bKL) u angazhuan pa ndërprerje gja...
04/10/2026

🇦🇱 Forca Tokësore pranë komunitetit

👉🏻 Efektivët e batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (bKL) u angazhuan pa ndërprerje gjatë gjithë natës që lamë pas, për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit 🔥 në zonën e Gjinarit, Elbasan.

👉🏻 Operacioni u zhvillua në mbështetje të strukturave të Emergjencave Civile 🚒, me qëllim mbrojtjen e pyjeve, pronës dhe banesave të komunitetit lokal.

👉🏻 Gjithmonë të gatshëm në mbështetje të komunitetit dhe popullsisë civile, me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.

Nga poligoni në mision 🇦🇱🪖 Efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV), vijojnë me intensitet të lartë stërvi...
02/10/2026

Nga poligoni në mision 🇦🇱

🪖 Efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV), vijojnë me intensitet të lartë stërvitjen paradislokuese në kuadër të përgatitjes për misionin paqeruajtës në Pejë, Kosovë.

Në fokus:
🎯 Qitje luftarake me armatimin e lehtë të këmbësorisë.
✅ Patrullim luftarak në kushte të pamjes së kufizuar, ku efektivët dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe shpirt ekipi.
💪🏻 Përgatitja e lartë taktike e Kontingjentit IX, konfirmon edhe një herë standardin e lartë të Forcës Tokësore dhe përkushtimin tonë ndaj Aleancës, paqes dhe sigurisë në rajon.

💪🏻Forcë. 🫵🏻Lidership. 🫡Gatishmëri.🪖Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut (RKV),zhvilloi mësimin tregues mbi veprimet e togë...
01/10/2026

💪🏻Forcë.
🫵🏻Lidership.
🫡Gatishmëri.

🪖Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut (RKV),zhvilloi mësimin tregues mbi veprimet e togës së Këmbësorisë gjatë rënies dhe shkëputjes nga kontakti me kundërshtarin.

👉🏻I drejtuar tërësisht nga trupa e nënoficerëve, demonstrimi dëshmoi në praktikë se lidershipi nënoficer, është një nga shtyllat e rëndësishme të profesionalizmit, disiplinës dhe gatishmërisë luftarake të Forcës Tokësore.

👉🏻Për Forcën Tokësore, fuqizimi i trupës së nënoficerëve, përkthehet drejtpërdrejt në rritje të gatishmërisë luftarake,profesionalizmit dhe efektivitetit në luftim.

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forca Tokësore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Forca Tokësore:

Shortcuts

Share

Category