22/10/2026
🇦🇱🇦🇹 Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil zhvillon takim në Ambasadën e Austrisë
Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), u prit në Ambasadën e Austrisë në Tiranë nga Zv. Shefi i Misionit, z. Martin Schaller.
Takimi u fokusua në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në fushën e shërbimit civil, me theks të veçantë te garantimi i profesionalizmit, meritës dhe paanësisë së administratës publike, si dhe te neutraliteti politik i nëpunësve civilë gjatë proceseve zgjedhore.
Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu mundësitë për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe zhvillimet në modernizimin dhe digjitalizimin e administratës publike.
BashkëpunimInstitucional