QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit

Call Directions Website Contact the organization

QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit Qendra Kombëtare e Biznesit është institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit http://www.qkb.gov.al

QKB është institucioni i vetëm përgjegjës për regjistrimin e biznesit në Shqipëri, i cili shërben si sportel me një ndalese (one-stop-shop) ku kryhen të gjitha proceset e regjistrimit të biznesit, duke përfshirë dhe regjistrimin për efekt të taksave në nivel kombëtar dhe vendor, sigurimin shëndetësor e shoqëror dhe Inspektoratin e Punës.

14/10/2026
09/10/2026

📈 Më shumë regjistrime me pronësi të huaj në 2026!
Gjatë periudhës janar–gusht 2026, regjistrimet me 100% pronësi të huaj kanë shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
🌍 1,644 regjistrime në 2026
📊 1,216 regjistrime në 2025
📈 +35.2% rritje
Këto të dhëna pasqyrojnë një aktivitet më të lartë regjistrimi dhe një prani në rritje të subjekteve me pronësi të huaj në regjistrat e QKB-së.
Më shumë aktivitet. Më shumë regjistrime. Më shumë dinamizëm në sipërmarrje.

🇪🇺 QKB në Javën e EBRA-s në BrukselQendra Kombëtare e Biznesit mori pjesë në EBRA Week, një forum i rëndësishëm evropian...
07/10/2026

🇪🇺 QKB në Javën e EBRA-s në Bruksel
Qendra Kombëtare e Biznesit mori pjesë në EBRA Week, një forum i rëndësishëm evropian që bashkon regjistrat e biznesit dhe institucionet homologe nga vende të ndryshme të Evropës.
📌 Fokus i takimeve dhe diskutimeve:
🔹 Legjislacioni dhe zhvillimet e reja europiane
🔹 Shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira ndërmjet vendeve
🔹 Siguria kibernetike dhe sfidat e reja në këtë fushë
🔹 Digjitalizimi dhe modernizimi i shërbimeve publike
💼Pjesëmarrja në këto takime përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, identifikimin e praktikave më të mira dhe ndjekjen nga afër të zhvillimeve dhe standardeve evropiane, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe shërbimeve të administruara nga QKB.
🤝 Bashkëpunim, inovacion dhe standarde evropiane për një administratë publike më moderne dhe digjitale.

📢 28 Shtator | Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim“Transparenca i jep zë qytetarit dhe përgjegjësi pushtetit”
28/09/2026

📢 28 Shtator | Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim
“Transparenca i jep zë qytetarit dhe përgjegjësi pushtetit”

25/09/2026

📊 Aktiviteti i aplikimeve në QKB vijon të rritet!
Në periudhën janar–gusht 2026, në tre regjistrat e QKB-së janë paraqitur 143,335 aplikime, kundrejt 124,009 në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
🚀 +19,326 aplikime
📈 +15.6% rritje
Si u shpërnda ky aktivitet?
🔹 Regjistri Tregtar: 126,867 aplikime | +17.5%
🔹 Regjistri i Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve: 8,621 aplikime
🔹 Regjistri i Pronarëve Përfitues: 7,847 aplikime
📌 Shifrat tregojnë një rritje të aktivitetit të regjistrimit dhe aplikimeve në pjesën më të madhe të regjistrave të QKB-së gjatë tetë muajve të parë të vitit.

📊 Gjatë muajit Gusht, Qendra Kombëtare e Biznesit vijoi ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset në funksion të n...
17/09/2026

📊 Gjatë muajit Gusht, Qendra Kombëtare e Biznesit vijoi ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset në funksion të një administrimi sa më efikas dhe transparent.
📌 Në këtë publikim gjeni të dhënat dhe treguesit kryesorë të aktivitetit për muajin Gusht.
📈 Shifra që pasqyrojnë punën, shërbimet dhe dinamikën e regjistrimeve të biznesit.

🇦🇱🇮🇹 QKB dhe InfoCamere thellojnë bashkëpunimin për shërbimet digjitale për biznesinQendra Kombëtare e Biznesit mirëprit...
15/09/2026

🇦🇱🇮🇹 QKB dhe InfoCamere thellojnë bashkëpunimin për shërbimet digjitale për biznesin
Qendra Kombëtare e Biznesit mirëpriti në Tiranë një delegacion të InfoCamere, shoqëria e informatikës e Dhomave të Tregtisë Italiane, në vijim të bashkëpunimit për zhvillimin e sistemeve dhe shërbimeve digjitale.
Gjatë takimit, ekipet u fokusuan te regjistrat e QKB-së, infrastruktura IT, ndërveprueshmëria dhe automatizimi i proceseve.
💬 Drejtori i Përgjithshëm i QKB-së, Etugert Llazi:
“Objektivi është i qartë: shërbime më të mira për biznesin, informacion me cilësi më të lartë dhe një administratë publike më efikase.”
Edhe Drejtori i InfoCamere, Paolo Ghezzi, shprehu entuziazmin për vijimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për të ndarë eksperiencën teknologjike italiane.
🤝 Eksperiencë, teknologji dhe inovacion në funksion të shërbimeve më të mira për biznesin.

09/09/2026

🔎 Transparenca fillon me informacionin.
A e dini se mund të ndiqni në çdo moment ecurinë e aplikimit tuaj?
Me shërbimet elektronike të QKB-së, mund të kontrolloni statusin e aplikimit, të njiheni me rezultatin e shqyrtimit dhe, kur është e nevojshme, të aksesoni edhe arsyetimin përkatës.
📱Në e-Albania hap shërbimin për të cilin ke bërë një aplikim, zgjidh “Gjurmo aplikimin” dhe do te shfaqet statusi i aplikimit.
✔️Në rast vendimmarrje rezultati ju vjen me mesazh , ndërsa arsyet e pezullimit apo refuzimit i gjeni ne hapësirën “Dokumentet e mia”.
Ndërsa statusin mund ta kontrolloni edhe në faqen qkb.gov.al përmes funksionit “Statusi i aplikimit” i cili ofrohet për të tre regjistrat.
👉 Informohuni. Ndiqni aplikimin. Qëndroni të informuar në çdo hap.

14/08/2026

🔎 Çfarë është Regjistri Tregtar dhe pse është i rëndësishëm?
📂 Regjistri Tregtar është burimi zyrtar i informacionit për subjektet e regjistruara dhe një pikënisje e rëndësishme për të njohur identitetin ligjor të një biznesi.
📋 Në të mund të gjeni të dhëna që ju ndihmojnë të kuptoni më mirë një subjekt: emrin, statusin, formën ligjore, historikun dhe të dhëna të tjera të regjistruara zyrtarisht.
🔎 Pse ju duhet?
🧩 Regjistri Tregtar ju mundëson të kërkoni dhe të verifikoni informacionin zyrtar të një subjekti, duke ju ndihmuar të merrni vendime të informuara dhe të mbështeteni në të dhëna zyrtare.
✨ Njih biznesin përtej emrit.
🌐Vizito tani qkb.gov.al
🎯 Kërko. Verifiko. Informohu.

Korriku plot ritëm në QKB 🚀Një muaj i ngarkuar në çdo drejtim, me një fluks të lartë aplikimesh, i nxitur në mënyrë të v...
13/08/2026

Korriku plot ritëm në QKB 🚀
Një muaj i ngarkuar në çdo drejtim, me një fluks të lartë aplikimesh, i nxitur në mënyrë të veçantë nga periudha e dorëzimit të pasqyrave financiare.
Në të njëjtën kohë, QKB vijoi punën për regjistrimet dhe asistencën ndaj qytetarëve dhe bizneseve, duke përballuar ritmin e lartë të kërkesave për shërbime.

Address

Bulevardi Zhan D`Ark, Nr. 33. Tiranë (Ish Hoteli I Oficerëve)
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 13:00

Telephone

+35542250066

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit:

Shortcuts

Share