Partia Demokratike Dega Kurbin

  • Home
  • Partia Demokratike Dega Kurbin
Directions Website

Partia Demokratike Dega Kurbin Faqja zyrtare e Kualicioni Euroatlantik

Qeveria ka rënë.Vetëm busti po mbahet në këmbë nga kamerat.Në terren – dështim.Në ekonomi – propagandë.Në drejtësi – sel...
25/02/2026

Qeveria ka rënë.
Vetëm busti po mbahet në këmbë nga kamerat.

Në terren – dështim.
Në ekonomi – propagandë.
Në drejtësi – selektivitet.
Në institucione – centralizim.

Por në studio televizive?
Çdo natë ringjallet si feniks nga hiri i realitetit.

Është ndoshta qeveria e parë në histori që nuk mbahet nga qytetarët, por nga regjia, grafika 3D dhe titrat “sukses historik”.

Rënia është fakt.
Vetëm transmetimi është live.
Sepse kur pushteti bie në realitet, propaganda i vendos jastëk nën kokë… dhe e quan stabilitet.


03/02/2026

🏚️ Kurbin 2026: Shtëpi s’ka, bonus s’ka… por premtime ka plot.

6 vite nga tërmeti dhe banorët vazhdojnë të jetojnë:
❌ pa banesa
❌ pa bonus qiraje
❌ pa përgjigje

Ndërsa Bashkia?
✔️ me premtime
✔️ me justifikime
✔️ me nerva në mbledhje

Në Këshillin Bashkiak sot shpërthyen debatet, sepse ndonje keshilltar edhe qytetarët guxuan të pyesin:
👉 “Po shtëpitë ku janë?”

Perfaqesuesit e Bashkise u ndjen te bezdisur nga pyetjet…
Mesa duket, më e lehtë është të përballosh tërmetin sesa llogaridhënien.

🏗️ Banesat ekzistojnë vetëm në letra.
💸 Bonusi i qirasë ekziston vetëm në kujtime.
🗳️ Durimi i njerëzve? Edhe ai po mbaron.

Kur s’ke ç’t’u japësh njerëzve,
u shkarkohet nervi ne mbledhje, debate dhe heshtje zyrtare.
👏 Bravo administratë! Tërmeti u ndal, por tallja vazhdon.

🎭 Kandidatët pretendentë për kryebashkiak, deputet, drejtues opozite flasin për të ardhmen, por heshtin për të tashmen. Zero fjalë për banesat e tërmetit, zero qëndrim për familjet pa shtëpi prej 6 vitesh. Mesa duket, më e sigurt është heshtja sesa e vërteta.

Rroftë "Rilindja"💩 🤪🤪

Kurbin. Paratë u ndanë. Shtëpitë jo.Pas tërmetit u premtua rindërtim.U dhanë miliona.U lidhën kontrata.U bënë pagesa.Sot...
28/01/2026

Kurbin. Paratë u ndanë. Shtëpitë jo.

Pas tërmetit u premtua rindërtim.

U dhanë miliona.
U lidhën kontrata.
U bënë pagesa.

Sot, njerëzit ende janë pa çati.
KLSH thotë, punë të pakryera, pagesa të kryera, procedura me shkelje.

Pra jo fatkeqësi natyrore, dështim njerëzor dhe institucional. Ironia më e madhe?

📌 Shteti “e ka mbyllur rindërtimin”.
📌 Qytetarët ende presin të hyjnë në shtëpi.

Faktet janë këtu, jo në thashetheme
↪️https://www.klsh.org.al/wp-content/uploads/2025/02/Raport-perfundimtar-i-auditimit-te-ushtruar-ne-Bashkine-Kurbin.pdf

KËTU DUHEJ TË ISHTE SHTETI.!Fush Milot, Kurbin. Vendodhja, fshati Fush Milot. Data: 27 Janar 2026Rruga e "telit" mbi 130...
27/01/2026

KËTU DUHEJ TË ISHTE SHTETI.!

Fush Milot, Kurbin. Vendodhja, fshati Fush Milot.

Data: 27 Janar 2026

Rruga e "telit" mbi 130 vjeçare lidhëse për disa fshatra. Fshati me i mbipopulluar me shume pak emigracion.

Institucioni përgjegjës për mos shtrimin e rrugës: Bashkia Kurbin

DEKLARATË PUBLIKESot, më datë 20, punonjësit e spitaleve publike në të gjithë vendin vazhdojnë të jenë pa rrogë. Kjo sit...
20/01/2026

DEKLARATË PUBLIKE

Sot, më datë 20, punonjësit e spitaleve publike në të gjithë vendin vazhdojnë të jenë pa rrogë. Kjo situatë përsëritet çdo vit dhe tashmë nuk është më një vonesë teknike, por një dështim i qëllimshëm i menaxhimit shtetëror.

Ndërkohë që Kryeministri shpall shifra marramendëse dhe flet për “1 miliard dollarë” projekte, propaganda dhe premtime, mjekët, infermierët dhe stafi ndihmës, ata që mbajnë gjallë sistemin shëndetësor, trajtohen me përbuzje dhe pasiguri ekonomike.

Shteti që nuk paguan në kohë punonjësit e shëndetësisë nuk mund të flasë për reforma, as për standarde europiane. Kjo është shkelje e dinjitetit të punës, e sigurisë sociale dhe e vetë interesit publik, sepse shëndetësia nuk mbahet me fjalë, por me përgjegjësi dhe financim korrekt.

Kërkojmë transparencë të menjëhershme, përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje urgjente. Mjekët dhe infermierët nuk janë statistikë dhe as dekor për propagandë politike, janë shtylla e shëndetit të qytetarëve.

Partia Demokratike ✌️✌️✌️

35 VITE REZISTENCË DEMOKRATIKE NË KURBIN! Gezuar Demokrate✌️!Prej 35 vitesh, Partia Demokratike në Kurbin ka qenë në bal...
16/01/2026

35 VITE REZISTENCË DEMOKRATIKE NË KURBIN!

Gezuar Demokrate✌️!

Prej 35 vitesh, Partia Demokratike në Kurbin ka qenë në ballë të përplasjes me padrejtësinë, arrogancën e pushtetit dhe kapjen e shtetit.
Kjo degë nuk u themelua për rehati, por për rezistencë.
Nuk u krijua për poste, por për parime.
Nuk heshti kurrë përballë padrejtësisë.

Sot nderojmë themeluesit, demokratët e qëndresës dhe çdo zë që nuk u ble, nuk u frikësua dhe nuk u përkul.
PD Kurbin është histori beteje, dhe beteja vazhdon.

PËRMBYTJET NUK JANË FATKEQËSI NATYRORE, POR PASOJA TË KEQQEVERISJESPamjet nga Kurbin tregojnë shtëpi të përmbytura, bizn...
06/01/2026

PËRMBYTJET NUK JANË FATKEQËSI NATYRORE, POR PASOJA TË KEQQEVERISJES

Pamjet nga Kurbin tregojnë shtëpi të përmbytura, biznese të dëmtuara dhe qytetarë të lënë vetëm.

Kjo nuk është hera e parë dhe, fatkeqësisht, nuk është as rastësi.

Kur mungon infrastruktura, pastrimi i kanaleve dhe planifikimi urban, shiu kthehet në katastrofë.

Kur institucionet zgjohen vetëm pas kamerave, dëmi tashmë është bërë.
Kurbini meriton zgjidhje afatgjata, jo reagime formale.
Meriton shtet funksional, jo harresë sezonale.
PD Kurbin, zëri i qytetarëve që kërkojnë përgjegjësi dhe zgjidhje reale.

Të dashur qytetarë të Kurbinit, demokratë dhe bashkëqytetarë,Teksa lëmë pas një vit sfidash, padrejtësish dhe qëndrese, ...
31/12/2025

Të dashur qytetarë të Kurbinit, demokratë dhe bashkëqytetarë,

Teksa lëmë pas një vit sfidash, padrejtësish dhe qëndrese, mirëpresim Vitin e Ri 2026 me besim, vendosmëri dhe shpresë për ndryshim.

Ky vit le të jetë viti i së vërtetës, i drejtësisë dhe i rikthimit të dinjitetit për çdo familje shqiptare.

Kurbinin e duam me rend, me ligj, me zhvillim real dhe me shtet që i shërben qytetarit, jo pushtetit.

Ne do të vazhdojmë betejën tonë politike dhe qytetare pa kompromis me korrupsionin, pa frikë nga presioni dhe pa u tërhequr nga e vërteta.

Uroj që 2026 të sjellë më shumë shëndet, mirëqenie dhe shpresë për çdo shtëpi, si dhe forcë për të gjithë ata që besojnë se Shqipëria mund dhe duhet të bëhet më e drejtë.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Laç, lagjja nr. 4 realiteti i “Rilindjes”!Rrugët janë pushtuar nga ujërat e zeza, lëvizja është thuajse e pamundur dhe s...
27/12/2025

Laç, lagjja nr. 4 realiteti i “Rilindjes”!

Rrugët janë pushtuar nga ujërat e zeza, lëvizja është thuajse e pamundur dhe shëndeti i banorëve vihet çdo ditë në rrezik.
Kjo është pasqyra e qeverisjes socialiste që vepron me
propagandë për fasada dhe “integrim”, ndërsa qytetarët jetojnë mes ndotjes dhe papërgjegjshmërisë.

Shteti që nuk garanton as kanalizimet bazë, ka dështuar. Por jeta e shfrenuar e administratës së "Rilindjes" vijon në çdo tallava.

Laçi nuk ka nevojë për premtime, por për ndërhyrje urgjente dhe përgjegjësi dhe jo për politike boshe.

✌️✌️

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike Dega Kurbin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed government service?

Share