Këshilli i Qarkut Vlorë - Vlora Region

Directions Website

Këshilli i Qarkut Vlorë - Vlora Region Qarku Vlorë përbëhet nga 7 Bashki të pjesës Jug-Perëndimore të Shqipërisë:
Bashkia Vlorë, Sarandë, Himarë, Delvinë, Konispol, Finiq dhe Selenicë.

Vlora është nga ato vende që çdo herë që e viziton, të duket sikur e sheh për herë të parë. Qyteti, deti, rrugët buzë br...
06/10/2026

Vlora është nga ato vende që çdo herë që e viziton, të duket sikur e sheh për herë të parë. Qyteti, deti, rrugët buzë bregut dhe atmosfera që krijohet sidomos në ditët me diell, e bëjnë Vlorën një nga vendet më të bukura për të kaluar kohën.
Ka diçka të veçantë në një shëtitje pranë detit, në një kafe me pamje nga gjiri apo në një mbrëmje kur qyteti fillon të ndriçohet. Është një nga ato momente të thjeshta që nuk kërkojnë shumë, vetëm pak kohë për t'i shijuar.
Vlora vazhdon të mbetet një destinacion ku natyra, deti dhe jeta e qytetit bashkohen bukur. 💙🌊

Kripa e Vlorës – aty ku deti takohet me tokën. 🧂Një nga peizazhet karakteristike të Vlorës, ku natyra, deti dhe puna e n...
02/10/2026

Kripa e Vlorës – aty ku deti takohet me tokën. 🧂
Një nga peizazhet karakteristike të Vlorës, ku natyra, deti dhe puna e njerëzve krijojnë një pamje që ia vlen të ndalet e të shijohet.
📍 Kripa e Vlorës
Një tjetër bukuri e veçantë e qytetit tonë, larg zhurmës dhe pranë natyrës.

🎀 Tetori Rozë ka nisur.Një muaj që na kujton sa e rëndësishme është të kujdesemi për veten, të dëgjojmë trupin tonë dhe ...
01/10/2026

🎀 Tetori Rozë ka nisur.
Një muaj që na kujton sa e rëndësishme është të kujdesemi për veten, të dëgjojmë trupin tonë dhe të mos e shtyjmë kontrollin.
💗 Kujdesi për veten nuk pret.
💗 Një kontroll mund të bëjë diferencën.
💗 Le ta kthejmë ndërgjegjësimin në veprim.
Këtë Tetor, zgjidh të kujdesesh për veten dhe për gratë që do. 🎀

28 Shtator – Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për InformimMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, më ...
28/09/2026

28 Shtator – Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, më 28 shtator, institucioni ynë i bashkohet nismës për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi të drejtën për t’u informuar.

“Ti ke të drejtë të informohesh, ne kemi detyrim të përgjigjemi.”

Për më shumë informacion, ju ftojmë të shihni materialin ndërgjegjësues të publikuar më poshtë.

📍 Finiq | Mbledhja e Këshillit të Qarkut VlorëKëshilli i Qarkut Vlorë zhvilloi mbledhjen e radhës në Bashkinë Finiq, ku ...
26/09/2026

📍 Finiq | Mbledhja e Këshillit të Qarkut Vlorë

Këshilli i Qarkut Vlorë zhvilloi mbledhjen e radhës në Bashkinë Finiq, ku u shqyrtuan dhe miratuan çështje të rëndësishme që lidhen me transportin publik, planifikimin buxhetor, organizimin institucional dhe mbështetjen e kulturës në territorin e qarkut.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishin miratimi i 3 linjave të transportit rrethqytetës për Bashkinë Finiq, raporti i monitorimit të buxhetit për 8-mujorin e vitit 2026, si dhe Programi Buxhetor Afatmesëm i rishikuar 2027–2029.

Gjithashtu, u trajtuan propozimet për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për z. Gëzim Hetem Zeneli dhe z. Kreshnik Tomor Çipi, si dhe programi për mbështetjen e projekteve kulturore në Qarkun Vlorë.

Këshilli i Qarkut Vlorë vijon punën për një administrim të përgjegjshëm dhe për nisma që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm të territorit të qarkut.

Këshilli i Qarkut Vlorë uron të gjithë nxënësit, mësuesit dhe stafet arsimore për një vit të ri shkollor të mbarë dhe të...
14/09/2026

Këshilli i Qarkut Vlorë uron të gjithë nxënësit, mësuesit dhe stafet arsimore për një vit të ri shkollor të mbarë dhe të suksesshëm.
Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me dije, përkushtim, arritje dhe mundësi të reja, duke i dhënë çdo nxënësi hapësirën dhe mbështetjen e nevojshme për të zhvilluar potencialin e tij.
Mirënjohje dhe vlerësim për mësuesit dhe të gjithë punonjësit e arsimit, për përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe formimin e brezit të ri.
Suksese në këtë vit të ri shkollor dhe një vit sa më të mbarë për të gjithë!

📚

Në Pilur, tradita nuk rrëfehet vetëm, ajo këndohet. 🎶Më 11 dhe 12 shtator, në orën 18:00, Ansambli Folklorik “Bejkë e Ba...
11/09/2026

Në Pilur, tradita nuk rrëfehet vetëm, ajo këndohet. 🎶

Më 11 dhe 12 shtator, në orën 18:00, Ansambli Folklorik “Bejkë e Bardhë” sjell këngën vënçe dhe shpirtin e një trashëgimie që përcillet brez pas brezi.

📍 Pilur
🗓️ 11–12 shtator | 🕕 18:00
Ju mirëpresim!

Këshilli i Qarkut Vlorë - Vlora Region

09/09/2026
📍 Finiq | Bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete Në fokus të diskutimeve në Bashkinë Finiq ishin transporti, infrastruktura d...
08/09/2026

📍 Finiq |
Bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete

Në fokus të diskutimeve në Bashkinë Finiq ishin transporti, infrastruktura dhe përmirësimi i aksesit për komunitetet lokale.

Janë propozuar tre linja transporti që do të lidhin zonat rurale të Finiqit me Sarandën, për t’u paraqitur për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit të Qarkut gjatë muajit shtator.

Një tjetër angazhim lidhet me shqyrtimin e mundësive të financimit për rrugët e Sopikut dhe Dhiverit, me synim mbështetjen e ndërhyrjeve të nevojshme në këto akse.

Këshilli i Qarkut Vlorë vijon angazhimin për përmirësimin e aksesit dhe zhvillimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e qarkut.

📢 EVIDENTIMI I DËMEVE DHE NEVOJAVE PËR NDIHMËKomisioni i ngritur nga Bashkia Himarë ndodhet në terren dhe po vijon verif...
05/09/2026

📢 EVIDENTIMI I DËMEVE DHE NEVOJAVE PËR NDIHMË

Komisioni i ngritur nga Bashkia Himarë ndodhet në terren dhe po vijon verifikimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, si dhe identifikimin e rasteve që kanë nevojë për mbështetje.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura që, për të raportuar dëme apo për çdo nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Drejtorinë e Emergjencave pranë Bashkisë Himarë:

📞 +355 68 630 0930

Strukturat e Bashkisë Himarë vijojnë të jenë në terren dhe pranë çdo familjeje të prekur.

Address

Rruga Kosova, Pallati I Kulturës Labëria, Kati I 3-të, Vlorë
Valona
9404

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Qarkut Vlorë - Vlora Region posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share