Prefekti i Qarkut Vlorë

Call Directions Website Contact the organization

Prefekti i Qarkut Vlorë Qarku i Vlorës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqje prej 2.706 km².

Forca rezerviste, një kapacitet i ri për mbrojtjen kombëtare!Prefektja pati kënaqësinë të njihej me diskutimet e zhvillu...
27/10/2026

Forca rezerviste, një kapacitet i ri për mbrojtjen kombëtare!

Prefektja pati kënaqësinë të njihej me diskutimet e zhvilluara në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, organizuar nga Akademia e Forcave të Armatosura, me temë "Komponenti rezervist në FARSH: Integrimi, qëndrueshmëria dhe përdorimi efektiv i tij”.

Ajo vlerëson se përvoja e ish - ushtarakëve, ekspertiza profesionale e fituar në jetën civile dhe gatishmëria për të shërbyer përbëjnë vlera të çmuara për Forcat e Armatosura dhe sigurinë e vendit tonë.

Mbrojtja e atdheut është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa përgatitja dhe angazhimi mbeten garancia e qëndrueshmërisë sonë!

🇦🇱 PAKETA E RE LIGJORE KUNDËR DHUNËS DHE ANARKISË URBANE👉6 INSTRUMENTE LIGJOREE hartuar me ekspertizë europiane, në bash...
25/10/2026

🇦🇱 PAKETA E RE LIGJORE KUNDËR DHUNËS DHE ANARKISË URBANE

👉6 INSTRUMENTE LIGJORE

E hartuar me ekspertizë europiane, në bashkëpunim me partnerët francezë dhe italianë, duke ndjekur modelet e tyre dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

📌 6 instrumentet e paketës:

1️⃣ Dëmshpërblim i menjëhershëm për bizneset e vogla.

✅Mbulim i 70–100% të dëmeve materiale.

2️⃣ Ligji “Kush thyen, paguan”.
Përgjegjësi individuale për dëmet e shkaktuara.

3️⃣ Ndryshime në ligjin “Për tubimet” Masa parandaluese dhe sanksione kundër dhunës.

4️⃣ Regjistri i Posaçëm Elektronik🗂️

Identifikim dhe masa ligjore për personat e referuar ose nën hetim.

5️⃣ Kodi i Etikës së mësuesve 🧑‍🏫Mbrojtje e të miturve nga përfshirja në tubime përmes autoritetit të mësuesve.

6️⃣ Ndryshime në Kodin Penal⚖️

Ndëshkime më të forta për dhunën, nxitjen e saj, kanosjen dhe shkatërrimin e pronës.

⚖️ Protesta paqësore mbrohet. Dhuna ndëshkohet. Dëmi paguhet nga shkaktari.

24/10/2026
23/10/2026
Nga zjarret te përmbytjet, përgjegjësia institucionale duhet të provohet në terren!Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtje...
22/10/2026

Nga zjarret te përmbytjet, përgjegjësia institucionale duhet të provohet në terren!

Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Vlorë, Prefektja analizoi sezonin e zjarreve gjatë verës dhe masat për përballimin e sezonit vjeshtë – dimër 2026 – 2027.

Me fokus tashmë te rreziku i përmbytjeve, ajo kërkoi nga bashkitë të marrin përgjegjësi të drejtpërdrejtë për pastrimin e kanaleve kulluese, evidentimin e zonave me rrezik, eliminimin e pengesave në rrjedhën e ujërave dhe gatishmërinë e mjeteve të ndërhyrjes.

Çdo bashki duhet të identifikojë problematikat, të ndërhyjë brenda përgjegjësive të saj dhe të respektojë afatet e përcaktuara. Problemet e njohura prej kohësh nuk mund të lihen për t'u trajtuar pasi të ketë ndodhur përmbytja.

Prefektja kërkoi raportim konkret për masat e realizuara dhe përgjegjësi të qarta për detyrat e pambaruara.

Parandalimi është detyrim. Bashkitë duhet të veprojnë përpara reshjeve, jo të justifikohen pasojave

Sot, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë, Prefekti priti më shumë se 30 përfaqësues të DEPB-së nga...
21/10/2026

Sot, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë, Prefekti priti më shumë se 30 përfaqësues të DEPB-së nga Gjermania, në kuadër të një takimi kushtuar projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe kontributit të tyre në zhvillimin e qëndrueshëm të qarkut.

Gjatë takimit u prezantuan shtatë projekte kryesore në fushat e infrastrukturës, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik, duke u ndalur te rëndësia e tyre për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, forcimin e ekonomisë lokale dhe mbështetjen e turizmit, si një nga sektorët kryesorë të zhvillimit të Vlorës.

Mbështetja e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimi ndërinstitucional përbëjnë elemente thelbësore për avancimin e prioriteteve të zhvillimit dhe afrimin e Qarkut Vlorë me standardet evropiane.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë mbetet i angazhuar në bashkërendimin e përpjekjeve institucionale dhe ndjekjen e prioriteteve zhvillimore, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Në kuadër të zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla 2026, Prefektja zhvilloi një takim në shkollën e bashkuar “Pilo ...
21/10/2026

Në kuadër të zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla 2026, Prefektja zhvilloi një takim në shkollën e bashkuar “Pilo Prifti”, Novoselë, së bashku me drejtoreshën e ZVAP Vlorë - Himarë.

Takimi u përqendrua në masat për garantimin e sigurisë në shkolla, monitorimin e vazhdueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit institucional për krijimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

21/10/2026
Sot, në Prefekturën e Qarkut Vlorë, Prefektja zhvilloi takimin e Komiteteve Rajonale Antitrafik dhe kundër Radikalizmit ...
20/10/2026

Sot, në Prefekturën e Qarkut Vlorë, Prefektja zhvilloi takimin e Komiteteve Rajonale Antitrafik dhe kundër Radikalizmit e Ekstremizmit të Dhunshëm, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parandalimit.

Gjatë takimit, ajo falënderoi stafet e shkollave dhe Policinë e Vlorës për përgjegjshmërinë e treguar lidhur me protestat, duke nënvizuar se protestat paqësore janë e drejtë, ndërsa dhuna dhe përfshirja e fëmijëve janë të papranueshme.

20/10/2026

Address

Adresa: Lagjja. "Hajro Cakërri", Rruga. "Sulejman Delvina"
Vlorë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+355692084983

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prefekti i Qarkut Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Prefekti i Qarkut Vlorë:

Shortcuts

Share