DRTK Vlorë

Call Directions Website Contact the organization

DRTK Vlorë Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë

📚📖 TETOR,  MUAJI I LIBRIT📍 Në kuadër të Muajit të Librit, zhvilluam një aktivitet edukues në bibliotekën e shkollës “9 T...
09/10/2026

📚📖 TETOR, MUAJI I LIBRIT

📍 Në kuadër të Muajit të Librit, zhvilluam një aktivitet edukues në bibliotekën e shkollës “9 Tetori”, Sarandë, me nxënësit e klasës së shtatë. 👩‍🎓👨‍🎓📚

🌿📚 Nxitja e dashurisë për librin, njohja e historisë dhe kultivimi i respektit për vlerat kulturore janë hapa të rëndësishëm drejt një brezi që njeh, vlerëson dhe mbron identitetin dhe trashëgiminë tonë. 🇦🇱❤️

✨ Leximi na afron me dijen, historinë dhe kulturën! 📚💫


🏛️ 🏫 📚

🏛️ Më 8 tetor 1936, në Vlorë u çel Muzeu Arkeologjik, i pari muze arkeologjik shqiptar. 90 vite më pas, kjo datë vijon t...
08/10/2026

🏛️ Më 8 tetor 1936, në Vlorë u çel Muzeu Arkeologjik, i pari muze arkeologjik shqiptar. 90 vite më pas, kjo datë vijon të na kujtojë rëndësinë e pasurisë arkeologjike dhe trashëgimisë sonë kulturore. 🇦🇱

📜 Në kuadër të këtij përvjetori sot në ambientet e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, u zhvillua një ekspozitë në bashkëpunim me nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Mesme “Halim Xhelo” dhe Shkollës Jopublike “Elite”.

🏺 Një aktivitet që sjell në vëmendje historinë dhe trashëgiminë arkeologjike të Vlorës, duke i bërë edhe brezat e rinj pjesë të kësaj kujtese.


30/09/2026
👫📚 29 Shtator – Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore 🇦🇱Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në Muz...
29/09/2026

👫📚 29 Shtator – Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore 🇦🇱

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në Muzeun Historik Fier u zhvillua aktiviteti “Vallet e Myzeqesë, vlera kombëtare të trashëgimisë kulturore”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Artit, Kulturës dhe Turizmit të Bashkisë Fier.

Në fokus ishin “Vallja dyshe e burrave” dhe “Vallja e ngjalave”, të shpallura së fundmi Pasuri Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Aktiviteti solli në vëmendje vlerat, traditat dhe identitetin kulturor të Myzeqesë, përmes kumtesave dhe interpretimeve të valltarëve të Ansamblit “Myzeqeja”, në prani të nxënësve dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore.

🌿 Trashëgimia jonë kulturore është një pasuri që e ruajmë, e promovojmë dhe ua përcjellim brezave.

🏛️ Dita Kombëtare e trashëgimisë kulturore🇦🇱Sot, më 29 Shtator, kremtojmë 23 vjetorin e ditës kombëtare të Trashëgimisë ...
29/09/2026

🏛️ Dita Kombëtare e trashëgimisë kulturore🇦🇱

Sot, më 29 Shtator, kremtojmë 23 vjetorin e ditës kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, e cila sjell në vëmendje aktin patriotik të kryer 110 viteve më parë, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, në parkun Arkeologjik të Apollonisë. 🏺🇦🇱

Në këtë frymë dhe ndjenjë kombëtare, vazhdojmë e përcjellin
brez pas brezi, rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes të trashëgimisë kulturore, ku hartës territoriale të trashëgimisë, shumë shpejt do t’i shtohet edhe vendbanimi antik dhe mesjetar i Sopotit. 🏛️📜

Ky studim, vjen si bashkëpunim i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, me Universitetin e Bolonjës, i cili në tërësinë e vet, ka si për qëllim vëzhgime sipërfaqësore, rilevime dhe studime topografike në qendrën antike, si dhe në kalanë mesjetare të Borsh*t, e njohur në mesjetë si kalaja e Sopotit. 🔎🗺️🏰

Të dhënat që po mblidhen nga puna në terren, po japin informacion interesant për njohjen e dinamikave të zhvillimit dhe rolin e vendbanimit në periudhën prehistorike, antike dhe mesjetare. 🏺⏳📚

📍 Sarandë \ Shkolla Ekonomike “Antoni Athanasi”.Zhvillohet ora e hapur mësimore me temë “Trashëgimia kulturore dhe përcj...
28/09/2026

📍 Sarandë \ Shkolla Ekonomike “Antoni Athanasi”.

Zhvillohet ora e hapur mësimore me temë “Trashëgimia kulturore dhe përcjellja e saj ndër breza”, në kuadër të edukimit të brezit të ri me vlerat, traditat dhe pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore.

Një veprimtari që kontribuon në njohjen, ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie te brezat e ardhshëm. 👭🏰

26/09/2026
🌿 Trashëgimia kulturore jeton kur përcillet tek brezat e rinj! 🌿Një dite ndryshe, plot ngjyra, tradita dhe krijimtari, n...
24/09/2026

🌿 Trashëgimia kulturore jeton kur përcillet tek brezat e rinj! 🌿

Një dite ndryshe, plot ngjyra, tradita dhe krijimtari, në aktivitetin e zhvilluar në bashkëpunim me Shkollën “Ali Asllani”, në kuadër të edukimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore te fëmijët. ❤️

Nxënësit u bënë protagonistë të kësaj dite, duke prezantuar me shumë përkushtim punimet artizanale, traditat dhe elementët e kulturës sonë, ndërsa përmes ushqimeve tradicionale sollën edhe shijen e pasur të gastronomisë shqiptare. 🧶🎨🍞

Çdo punim, çdo gatim dhe çdo prezantim ishte një mënyrë për të njohur, dashur dhe ruajtur traditat tona.

👏 Falënderojmë nxënësit, mësuesit dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti, duke krijuar një hapësirë ku trashëgimia kulturore takohet me kreativitetin dhe energjinë e brezit të ri.

💚 Ta ruajmë trashëgiminë duke ua përcjellë fëmijëve tanë!

Address

Lagjia "Hajro Cakerri" Rr. "Sulejman Delvina" Nr, 56
Vlora

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DRTK Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to DRTK Vlorë:

Shortcuts

Share