Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada

Share

Embassy of the Republic of Albania in Canada/Ambassade de la République d'Albanie au Canada

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada/ Embassy of the Republic of Albania in Canada

Photos from Artemis Malo's post 06/03/2026

Me zemrën plot, e sytë plot emocion,
NE, u mblodhëm për herë të parë,
në historinë e Diasporës Shqiptare në Kanada,
në një “ Festë n’shesh”!
Një ditë madhështore, historike dhe një dëshmi uniteti kombëtar, ishte e diela e bukur plot diell,
që sapo kaluam.
Jam shumë e lumtur që takova kaq shumë bashkëatdhetarë nga të gjitha trevat.
Fytyra të gëzuara, kërcenin dhe këndonin,
shijonin dhe përqafoheshin në çdo cep të shesh*t.
Tradita, kultura, historia, gjuha e kënga,
u përcollën në të gjitha brezat prezente fizikisht e në të gjithë botën virtualisht.
Asgjë dhe askush nuk mund ta ndali atë që mbartim me vete, atë që na bën krenarë
sot më shumë se kurrë, dinjitetin dhe nderin tonë!

Përulem me mirënjohje përpara gjyshërve e fëmijëve, që u bashkuan me ne, përpara motrave e vëllezërve që nuk pushuan së tunduri flamujt kuqezi,
përpara të gjithëve JU që treguat sa të fortë jemi!

Falenderoj nga zemra të gjitha shoqatat e mrekullueshme si në Toronto, po ashtu edhe nga rrethinat! Pa ju asgjë nuk do të realizohej!

Një falenderim të veçantë për donatorët e gatshëm në lutjen që ju dërgua për KOMUNITETIN!
Fal jush u krye ajo që ëndërronim të gjithë!
Faleminderit bizneseve lokale për shërbimin dhe degustimin gjatë gjithë ditës! Aroma e Shqipërisë dhe Kosovës na udhëtoi në festat e shtëpive!

Nga zemra, jam e mahnitur, nga performanca e talenteve shqiptare lokale po edhe të ftuarit nga larg! Kombi me artin më të bukur jemi vetëm NE!

Kam dhe një shtrëngim duarsh,
për Konsullin e Përgjithshëm të Republikës
së Kosovës!

Një përqafim zemre për ekipet nga institucionet tona, por edhe nga Shqipëria! Goca jeni yje!

Faleminderit! Ja dolëm! 🙏❤️

Rroftë Shqiptaria! Zoti i bekoftë Shqiptarët!

Një komb! Një gjuhë! Një kulturë!

🇦🇱🫶🇽🇰

Festë n’shesh 2026

Photos from Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada's post 06/02/2026

Një ditë e mbushur me krenari, kulturë dhe unitet.

“Festë n’Shesh” solli së bashku komunitetin shqiptar nga e gjithë Kanadaja për të festuar trashëgiminë, traditat dhe vlerat që na bashkojnë. Faleminderit të gjithë artistëve, vullnetarëve, sponsorëve dhe pjesëmarrësve që e bënë këtë ditë kaq të veçantë.

Së bashku, ruajmë rrënjët tona dhe ndërtojmë ura miqësie për brezat që vijnë. 🇦🇱🤝🇨🇦

📸 credits:

05/31/2026

Faleminderit BC

Photos from Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë's post 05/29/2026
Photos from Federata Shqiptare e Gjimnastike/Albania gymnastics Federation's post 05/28/2026
Photos from Edi Rama's post 05/28/2026
05/27/2026

Në episodin e radhës të rubrikës "ShqipCAN-shqiptarët munden", iu prezantojmë Matilda Mazarin, Inxhiniere e Licencuar dhe Drejtuese në Transformimin Teknologjik, me mbi 12 vite eksperiencë ndërkombëtare në realizimin e programeve të mëdha të telekomunikacionit dhe transformimit digjital në Kanada dhe Europë.

Matilda ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në degën e Inxhinierisë, Biznesit dhe Inteligjencës Artificiale, si edhe studimet e nivelit Master Shkencor në degën e Inxhinieri-Telekomunikacionit, në Menaxhim Projektesh dhe në Inteligjencën Artificiale për Biznes.

Eksperienca e saj profesionale përfshin strategjinë teknologjike, operacionet e drejtuara nga Inteligjenca Artificiale, modernizimin e rrjeteve dhe iniciativat e transformimit inteligjent në sektorin e telekomunikacionit. Gjatë karrierës së saj, ajo ka kontribuar në projekte madhore që lidhen me 5G, LTE, VoLTE, optimizimin e infrastrukturës, transformimin operacional dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhëna për kompani dhe organizata të njohura të telekomunikacionit në Itali, Gjermani, Spanjë, Zvicër, Austri dhe Kanada.

Në vitet e fundit, fokusi i saj profesional është zgjeruar drejt Inteligjencës Artificiale, automatizimit dhe operacioneve inteligjente, duke integruar Inteligjencën Artificiale Gjenerative dhe analizën e avancuar të të dhënave në proceset operacionale dhe të biznesit, me qëllim rritjen e efikasitetit, përshpejtimit të analizës së informacionit dhe mbështetjen e objektivave strategjike të transformimit.

Përtej arritjeve profesionale, Matilda ka dhënë një kontribut të çmuar në komunitetin shqiptaro-kanadez, duke përfaqësuar profesionalizmin shqiptar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Gjithashtu, ajo ka mbështetur vazhdimisht promovimin e identitetit kulturor shqiptar, promovimin dhe mbështetjen e projekteve me fokus brezin e ri të diasporës shqiptare në Kanada dhe projekteve inovative.

Rrugëtimi i Matildës mbetet një shembull i qartë i vlerës që profesionistët shqiptarë po sjellin në sektorët më inovativë dhe konkurrues në botë, duke kontribuar njëkohësisht edhe në forcimin e pranisë dhe imazhit pozitiv të komunitetit shqiptar në Kanada dhe më gjerë.

Photos from Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada's post 05/26/2026

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, së bashku me Ministrin Stephen Crawford, Ministër i Ofrimit dhe Prokurimit të Shërbimeve Publike dhe të Biznesit të Ontarios, ishin pjesë e aktivitetit të organizuar në magazinat qeveritare, për ngarkimin e një tjetër konteineri me donacione për Shqipërinë.

Ky kontribut vjen si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit dhe solidaritetit të komunitetit dhe partnerëve tanë në Kanada në mbështetje të Shqipërisë. Ambasada e Shqipërisë në Kanada shpreh mirënjohjen për të gjithë organizatorët dhe kontribuuesit për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Një falënderim i veçantë shkon për Qeverinë e Ontarios, Global Logistics Management Inc., Desa Auto dhe organizatën Firefighters Without Borders Canada. Mirënjohje të veçantë gjithashtu për Carl Eggiman dhe Vicki Loranger për kontributin dhe solidaritetin e tyre të vyer ndaj Shqipërisë.

Want your business to be the top-listed Government Service in Ottawa?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

https://form.jotform.com/260343819032048

Address


130 Albert Street, Suite 302
Ottawa, ON
K1P5G4