Consulate General of the Republic of Kosovo in Toronto, Canada

Consulate General of the Republic of Kosovo in Toronto, Canada

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Consulate General of the Republic of Kosovo in Toronto, Canada, Consulate & Embassy, 150 Eglinton Avenue E, Suite 400, Toronto, ON.

Photos from Consulate General of the Republic of Kosovo in Toronto, Canada's post 06/06/2026

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto pati kënaqësinë të mirëpresë promovimin e dy librave të autores shqiptare Armenida Qyqja, “Mos ma zgjoni Dodonën” dhe “Hieroglifet e mallit”, e cila udhëtoi nga Vancouver, British Columbia, për këtë ngjarje të veçantë kulturore.

Mbrëmja u hap me fjalën përshëndetëse të Konsullit të Përgjithshëm, Kadri Dakaj, dhe u moderua nga Edlira Çini. Një kontribut të çmuar në organizim dha edhe Ruki Kondaj.
Programi u pasurua me recitime poetike nga Xhemi Agaj, Holta Këllezi, Ruki Kondaj, Luan P**a, Danjeza Dangelli dhe Edlira Çini, si dhe me interpretimin artistik të Bujar Asqeriut. Të pranishmit shijuan gjithashtu këngën “Këtë Natë të Shenjtë”, me tekst nga Armenida Qyqja dhe interpretim nga Eriola Gusho, ndërsa Gjosho Çuni shoqëroi mbrëmjen me interpretime në kitarë.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare, Konsulli i Përgjithshëm Kadri Dakaj i dhuroi autores Armenida Qyqja një punim artizanale të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, një simbol i qëndresës, dinjitetit dhe fuqizimit të grave.

Aktiviteti u përmbyll me një interpretim të veçantë nga mjeshtri Reshat Arbana, duke e bërë këtë mbrëmje një festë të bukur të letërsisë, kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë.

Photos from Komisioni Qendror i Zgjedhjeve's post 06/04/2026

VOTIMI NË PËRFAQËSI DIPLOMATIKE
6 QERSHOR 2026
📍 Në tabelën më poshtë gjeni listën e përfaqësive diplomatike ku do të zhvillohet votimi më 6 qershor 2026, adresat e tyre, numrin e vendvotimeve dhe numrin e votuesve të regjistruar në secilën prej tyre.
📌 Votimi në përfaqësitë diplomatike organizohet më 6 qershor 2026, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

------------
GLASANJE U DIPLOMATSKIM PREDSTAVNIŠTVIMA
6. JUN 2026.
📍 U tabeli ispod možete pronaći spisak diplomatskih predstavništava u kojima će se održati glasanje 6. juna 2026. godine, njihove adrese, broj biračkih mesta i broj registrovanih birača u svakom od njih.
📌 Glasanje u diplomatskim predstavništvima organizuje se 6. juna 2026. godine, jedan dan pre dana izbora na Kosovu.

Photos from Consulate General of the Republic of Kosovo in Toronto, Canada's post 06/02/2026

🇦🇱🇽🇰 Bashkë, jemi gjithmonë më të fortë.

Diaspora jonë në Kanada vjen nga të gjitha trojet shqiptare. Ata që u larguan para pak vitesh, ata që u larguan dekada më parë, dhe ata që kanë lindur këtu në Kanada, por vazhdojnë të mbajnë me krenari emrat, gjuhën dhe rrënjët e tyre shqiptare.

Festë n’Shesh është për ju.

Për familjet që kanë ruajtur traditat. Për të rinjtë që po ndërtojnë të ardhmen. Për miqtë e vjetër që takohen përsëri dhe për brezat e rinj që po krijojnë kujtime të reja.

Sot festojmë jo vetëm kulturën tonë, por edhe forcën që gjejmë tek njëri-tjetri.

🇦🇱🇽🇰 Together, we are always stronger.

Our Albanian diaspora in Canada comes from all Albanian lands. Those who left home in recent years, those who left decades ago, and those born in Canada who still carry their Albanian names, language, and heritage with pride.

Festë n’Shesh is for you.

For the families who have preserved our traditions. For the young people building the future. For old friends reuniting and new generations creating memories of their own.

Today, we celebrate not only our culture, but the strength we find in one another.

Photos from Consulate General of the Republic of Kosovo in Toronto, Canada's post 06/02/2026

Një Komb, Një Gjuhë, Një Kulturë 🇦🇱🇽🇰🇨🇦

Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e kësaj feste të paharrueshme në shesh! Zemrat tona u mbushën me krenari duke parë komunitetin shqiptar të bashkuar për të festuar gjuhën, kulturën dhe traditat tona.

Mirënjohës për çdo pjesëmarrës, vullnetar, artist dhe mbështetës që e bënë këtë ditë kaq të veçantë. Deri vitin tjetër! ❤️👐

All photography by the talented Valbon B Tishukaj 📸

05/30/2026

Shihemi neser ne Sankofa Square!

05/27/2026

🗳️ Më 6 qershor 2026 zhvillohet votimi në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.
Në këtë video informuese mund të mësoni:
✔️ Kush ka të drejtë vote në përfaqësi diplomatike
✔️ Dokumentet e vlefshme për identifikim
✔️ Si të plotësoni saktë fletëvotimin
✔️ Si të ruani fshehtësinë e votës
⏰ Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.

05/27/2026

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto ju uron festën e Bajramit.

Urojmë paqe, shëndet dhe begati për ju dhe familjet tuaja.

Gëzuar Bajramin!

Photos from Consulate General of the Republic of Kosovo in Toronto, Canada's post 05/25/2026

Ju ftojmë me kënaqësi në promovimin e librave të autores shqiptare në Kanada, Armenida Qyqja, në një mbrëmje kushtuar letërsisë, kulturës dhe krijimtarisë shqiptare. 🇦🇱🇽🇰

🗓 4 Qershor 2026
🕡 Ora 6:30 PM
📍 Consulate General of the Republic of Kosovo in Toronto

Një takim frymëzues mes poezisë, artit dhe fjalës së shkruar, ku do të promovohen veprat “Mos ma zgjoni Dodonën” dhe “Hieroglifet e Mallit”. Ju mirëpresim!

Want your business to be the top-listed Government Service in Toronto?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


150 Eglinton Avenue E, Suite 400
Toronto, ON
M4P1E8

Opening Hours

Monday 9am - 4pm
Tuesday 9am - 4pm
Wednesday 9am - 4pm
Thursday 9am - 4pm
Friday 9am - 4pm