28/05/2026
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju ftesën për pjesëmarrje në konferencën e organizuar nga “Zëri i Gruas Lira”, në mbështetje të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte.
Konferenca do të mbahet më 13 qershor 2026, në ora 19:00, në École du Bosson – Aula, Av. du Bois-de-la-Chapelle 90, 1213 Onex.
Ky aktivitet sjell në epiqendër përvojat e të mbijetuarve, rëndësinë e drejtësisë dhe nevojën për ndërgjegjësim e angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror.
Aktiviteti përkrahet nga Komuniteti Shqiptar i Gjenevës (KShGj), Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë, dhe platforma e-drejtajote.ch.
📩 Regjistrohuni përmes email adresës:
[email protected]
Zëri i gruas Lira në mbështetje të plotë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, organizon konferencë me 13 qershor, kushtuar Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte.
Këtë aktivitet e mbështesin Komuniteti Shqiptar i Gjenevës - KShGj, Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë si dhe platforma e-drejtajote.ch.
Hyrja është e hapur për të gjithë. Për çështje organizative, ju lutem ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me e-mail në: [email protected] ose me sms në 076 765 31 72.
Pjesëmarrja juaj nderon kujtesën dhe mbështet drejtësinë.
28/05/2026
SI TË VOTONI PËRMES POSTËS
26/05/2026
On the occasion of the International Day for the Elimination of Sexual Violence in Conflict, the Consulate General of the Republic of Kosovo in Geneva has the honour to invite you to a roundtable discussion entitled:
𝗙𝗥𝗢𝗠 𝗦𝗜𝗟𝗘𝗡𝗖𝗘 𝗧𝗢 𝗦𝗧𝗥𝗘𝗡𝗚𝗧𝗛:
𝗖𝗲𝗻𝘁𝗿𝗶𝗻𝗴 𝗦𝘂𝗿𝘃𝗶𝘃𝗼𝗿𝘀 𝗶𝗻 𝗝𝘂𝘀𝘁𝗶𝗰𝗲 𝗮𝗻𝗱 𝗥𝗲𝗽𝗮𝗿𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗳𝗼𝗿 𝗖𝗼𝗻𝗳𝗹𝗶𝗰𝘁-𝗥𝗲𝗹𝗮𝘁𝗲𝗱 𝗦𝗲𝘅𝘂𝗮𝗹 𝗩𝗶𝗼𝗹𝗲𝗻𝗰𝗲
📅 12 June 2026
🕡 18:30 – 20:30
📍 Geneva Graduate Institute (Auditorium Jacques-Freymond)
🌐 Language: English
To register, please complete the following form:
https://forms.gle/fyuCTt3QVieapWH29
We look forward to welcoming you.
22/05/2026
Të nderuar bashkatdhetarë në Zvicër,
Adresa e vetme ku duhet dërguar zarfet për votim me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës në Zvicër, është:
KQZ-ZGJEDHJET
POSTFACH
3024 Bern
Pra të gjithë Ju që keni zgjedhur opsionin e votimit me postë në Zvicër, Ju lutemi, MOS i dërgoni zarfet me fletëvotime në adresën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë apo në Konsullatat në Gjenevë dhe Cyrih, por në adresën e lartcekur.
22/05/2026
📢 NJOFTIM ZYRTAR
Në përputhje me Ligjin nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë do të jetë e mbyllur më:
📅 25 maj 2026 – Dita e Rrëshajëve
📅 27 maj 2026 – Bajrami i Madh
🚨 Për raste urgjente:
📞 +41 76 289 51 86
📧 [email protected]
⸻
📢 INFORMATION OFFICIELLE
Conformément à la Loi n° 03/L-064 relative aux jours fériés officiels en République du Kosovo, nous vous informons que le Consulat général de la République du Kosovo à Genève sera fermé les :
📅 25 mai 2026 – Pentecôte
📅 27 mai 2026 – Aïd al-Adha
🚨 En cas d’urgence :
📞 +41 76 289 51 86
📧 [email protected]
20/05/2026
📢 Njoftim për Votimin në Përfaqësitë Diplomatike të Republikës së Kosovës 🇽🇰
Të nderuar bashkatdhetarë,
Ju informojmë se materialet informuese lidhur me mënyrën e votimit në Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës janë tashmë në dispozicion.
📦 Informohuni mbi procedurat dhe hapat për votim përmes linkut në gjuhën shqipe:
🔗 https://www.facebook.com/share/p/1EHH4d1DXV/
Ju inkurajojmë që të informoheni me kohë dhe të ushtroni të drejtën tuaj kushtetuese.
17/05/2026
Udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, mori pjesë në aktivitetin kulturor “Vallja na bashkon”, organizuar nga “Rinia Contact” nën udhëheqjen e znj. Rrezarta Sejdiu Shatri.
Me performanca të shkëlqyera të grupit të valleve “Rinia Contact”, SHKA “Agimi” nga Prizreni nën drejtimin e koreografit Gezim Sertollaj, si dhe grupit nga Kruja me koreografët Uesli Alushi dhe Kristjan Kavalli, u përcoll një mesazh i fuqishëm për ruajtjen dhe promovimin e kulturës, traditës dhe identitetit tonë kombëtar.
Mbrëmja u pasurua gjithashtu nga interpretimet e artistëve Bardh Ramadani, Mimoza Nazarko, Art Band dhe Edmond Basha, të cilët sollën pranë publikut tingujt e bukur të muzikës shqiptare.
Falënderojmë “Rinia Contact” dhe znj. Rrezarta Sejdiu Shatri për organizimin e këtij aktiviteti të bukur kulturor, si dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin me sukses të kësaj mbrëmjeje.
🇽🇰🇦🇱
©️R.C. Anaider
-----------
La Cheffe du Consulat général de la République du Kosovo à Genève, Mme Floreta Kabashi, a participé à l’événement culturel « La danse nous unit », organisé par « Rinia Contact » sous la direction de Mme Rrezarta Sejdiu Shatri.
À travers les magnifiques prestations du groupe de danse « Rinia Contact », de l’ensemble SHKA « Agimi » de Prizren, dirigé par le chorégraphe Gezim Sertollaj, ainsi que du groupe de Kruja avec les chorégraphes Uesli Alushi et Kristjan Kavalli, un message fort a été transmis pour la préservation et la promotion de notre culture, de nos traditions et de notre identité nationale.
La soirée a également été enrichie par les performances artistiques de Bardh Ramadani, Mimoza Nazarko, Art Band et Edmond Basha, qui ont offert au public les magnifiques sonorités de la musique albanaise.
Nous remercions « Rinia Contact » ainsi que Mme Rrezarta Sejdiu Shatri pour l’organisation de ce bel événement culturel, ainsi que toutes les personnes ayant contribué à la réussite de cette soirée.
🇽🇰🇦🇱
©️R.C. Anaider
15/05/2026
Udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, zhvilloi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), z. Kurt Jäger.
Gjatë takimit u diskutua për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s (Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni), e cila u miratua nga Kuvendi i Kosovës në prill të këtij viti. Në fokus të diskutimeve ishte rëndësia strategjike që kjo marrëveshje paraqet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe vendeve anëtare të EFTA-s.
Po ashtu, u vlerësua se pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje pritet të krijohen mundësi të reja për bizneset kosovare, të nxiten investimet e huaja dhe të rritet potenciali eksportues i Kosovës drejt tregjeve të vendeve të EFTA-s, duke kontribuar njëkohësisht në integrimin ekonomik më të avancuar të Kosovës në tregjet evropiane.
----------
La Cheffe du Consulat général de la République du Kosovo à Genève, Mme Floreta Kabashi, a été reçue par le Secrétaire général d’Association européenne de libre-échange, M. Kurt Jäger. Au cours de cette rencontre, les discussions ont porté sur l’Accord de libre-échange entre la République du Kosovo et les États de l’AELE (la Suisse, la Norvège, l’Islande et le Liechtenstein), approuvé par l’Assemblée du Kosovo en avril de cette année. Les discussions se sont concentrées sur l’importance stratégique de cet accord pour l’approfondissement de la coopération économique et le renforcement des relations commerciales entre le Kosovo et les États membres de l’AELE.
Il a également été souligné que l’entrée en vigueur de cet accord devrait créer de nouvelles opportunités pour les entreprises kosovares, encourager les investissements étrangers et accroître le potentiel d’exportation du Kosovo vers les marchés des pays de l’AELE, contribuant ainsi à une intégration économique plus avancée du Kosovo dans les marchés européens.
13/05/2026
REGJISTROHU PËR VOTIM JASHTË KOSOVËS!
Mos lejo që largësia të të ndajë nga e drejta jote për ta bërë votën tënde pjesë të vendimeve për Kosovën
✅ Regjistrohu online përmes platformës:
🌐 https://diaspora.kqz-ks.org
Afati për regjistrim: Deri më 17 maj 2026
Më 6 Qershor 2026 votohet në përfaqësitë diplomatike!
🗳️ Vota jote ka rëndësi
ℹ️ Për informata shtesë:
📱 WhatsApp & Viber: +383 46 61 00 61