25/11/2025
Përfaqësuesi i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar, Granit Hyseni, ka përcjellë urim për Kryesuesin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shkëlqesinë e Tij z. Željko Komšić, dhe anëtarin e Presidencës, Shkëlqesinë e Tij dr. Denis Bećirović, me rastin e 25 Nëntorit – Ditës së Shtetësisë së Bosnjë e Hercegovinës. Në urim thuhet:
“Në emër të Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar dhe në emrin tim personal, ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 25 Nëntorit – Ditës së Shtetësisë së Bosnjë e Hercegovinës, datë e cila në kuptimin historik, shtetëror dhe shoqëror paraqet një obligim të përhershëm për ruajtjen e ideve mbi të cilat është ndërtuar Bosnjë e Hercegovina – shtet sovran dhe unik i të gjithë qytetarëve dhe popujve që jetojnë në të.
Trashëgimia e ZAVNOBiH-ut, si themel i shtetësisë bashkëkohore të Bosnjë e Hercegovinës, na kujton fuqishëm se ky shtet u përket në mënyrë të barabartë të gjithë popujve dhe qytetarëve të tij, dhe se bashkëjetesa, barazia dhe respekti i ndërsjellë mbeten rruga e vetme e drejtë për zhvillimin e tij.
Jam i bindur se Bosnjë e Hercegovina, pavarësisht sfidave të kohës, do të vazhdojë të jetë shembull i harmonisë multietnike, pjekurisë demokratike dhe vendosmërisë për ruajtjen e paqes, si dhe se përmes rrugëtimit evropian do të forcojë më tej institucionet e saj dhe pozitën në komunitetin ndërkombëtar.
Duke besuar se përkushtimi juaj ndaj interesave shtetërore do të vazhdojë të kontribuojë në stabilitetin, përparimin dhe zhvillimin e Bosnjë e Hercegovinës, ju uroj shumë sukses në ushtrimin e funksioneve tuaja të përgjegjshme.
Qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës me zemër u uroj paqe, siguri dhe mirëqenie.
Gëzuar 25 Nëntorin – Ditën e Shtetësisë!”
Me respekt,
Granit Hyseni
Përfaqësues i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Predstavnik Ureda Albanskog nacionalnog savjeta u Novom Pazaru, Granit Hyseni, uputio je čestitku predsjedavajućem Predsjedništva Bosne i Hercegovine, Nj.E. g. Željku Komšiću, i članu Predsjedništva, Nj.E. dr. Denisu Bećiroviću, povodom 25. novembra – Dana državnosti Bosne i Hercegovine. U čestitki se navodi:
„U ime Ureda Albanskog nacionalnog savjeta u Novom Pazaru i u svoje lično ime upućujem Vam najiskrenije čestitke povodom 25. novembra – Dana državnosti Bosne i Hercegovine, datuma koji u historijskom, državnom i društvenom smislu predstavlja trajnu obavezu očuvanja ideja na kojima je Bosna i Hercegovina sazdana – suverena i jedinstvena država svih građana i naroda koji u njoj žive.
Naslijeđe ZAVNOBiH-a, kao temelj savremene bosanskohercegovačke državnosti, snažno podsjeća da Bosna i Hercegovina pripada svim svojim narodima i građanima podjednako, te da zajedništvo, ravnopravnost i međusobno poštovanje ostaju jedini ispravan put njenog razvoja.
Vjerujem da će Bosna i Hercegovina, uprkos izazovima vremena, nastaviti biti primjer multietničkog sklada, demokratske zrelosti i istrajnosti u očuvanju mira, te da će kroz evropski put dodatno osnažiti svoje institucije i položaj u međunarodnoj zajednici.
Uz uvjerenje da će Vaša posvećenost državnim interesima nastaviti doprinositi stabilnosti, napretku i razvoju Bosne i Hercegovine, želim Vam puno uspjeha u obavljanju Vaših odgovornih funkcija.
Građanima Bosne i Hercegovine od srca želim mir, sigurnost i prosperitet.
Sretan 25. novembar – Dan državnosti!”
Sa poštovanjem,
Granit Hyseni
Predstavnik Ureda Albanskog nacionalnog savjeta u Novom Pazaru