Shkolla Fillore "Selami Hallaçi"

Call Directions Contact the organization

Shkolla Fillore "Selami Hallaçi" Shkolla Fillore Selami Hallaci gjendet ne fshatin Rahovice te komunes se Presheves

Të shtunën, më 19 shtator 2026, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Presh...
22/09/2026

Të shtunën, më 19 shtator 2026, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë organizoi vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Preshevës, me nxënësit e klasës së shtatë të shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë, në kuadër të projektit: “Nxënia e diturive dhe edukimi I nxënësve të klasës së shtatë nëpërmjet trashëgimisë kulturore të pa luajtshme dhe prezantimi I të mirave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Preshevës.
Vizita kishte për qëllim që nxënësit ta njohin vendlindjen e tyre, t’i njohin disa nga pasuritë e trashëgimisë kulturore të komunës së Preshevës, të nxiten që t’i dashurojnë pasuritë e trashëgimisë kulturore shqiptare që nga fëmijëria e hershme, të marrin njohuri e dituri nga trashëgimia kulturore.
Nxënësit u shoqëruan nga prof. Xhemaledin Salihu në cilësinë e kryetarit për tashëgimi kulturore, prof. Bashkim Jusufi i cili u foli nxënësve mbi rëndësinë e monumenteve kulturore dhe historike ne Preshevë, Uran Abazii arsimtar i kulturës muzikore si dhe Mustafë Mehmeti, arsimtar i historisë.
Nxënësit vizituan monumente të ndryshme kulturore dhe historike dhe kaluan çaste të bukura në natyrën e pasur të Preshevës.

Falenderojme prof. Xhemaledin Salihun që zgjodhi shkollën tonë për realizimin e këtij projekti.

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për kalimin në amshim të profesor Fadil Mehmetit.Profesor Fadili ishte për disa vite...
10/09/2026

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për kalimin në amshim të profesor Fadil Mehmetit.
Profesor Fadili ishte për disa vite pjesë e stafit tonë si arsimtar i historisë. E njohëm për punëtorë të zellshëm, të dashur e të qetë.
Lusim Zotin e mëshirshëm që ta pranojë në mëshirën e tij e familjes i shprehim ngushëllime.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Profesor Fadilin

Dita e parë në shkollë solli emocione të veçanta për nxënësit e klasës së parë të cilët për herë të parë u ulën në banka...
02/09/2026

Dita e parë në shkollë solli emocione të veçanta për nxënësit e klasës së parë të cilët për herë të parë u ulën në bankat shkollore. Ata u mirëpritën nga arsimtarët e tyre si dhe nga drejtori i shkollës i cili u uroi mirseardhje.

Poashtu, nxënësit u pritën edhe nga përfaqesuesit e administratës komunale dhe trupit koordinues, të cilët nxënësve fillestarë u dhuruan çanta dhe paisje mësimore.

Në fjalën përshëndetëse drejtori i shkollës Prof. Amir Sylejmani përshëndeti nxënësit dhe prindërit e tyre duke u uruar fillim të mbarë të rrugës drejt dijes. Ai premtoi përkushtim dhe mbështetje të plotë të stafit të shkollës dhe njëkohësisht kërkoi bashkpunim nga ana e prindërve në dobi të shkollës dhe nxënësve.

Edhe përfaqesuesja e trupit koordinues per jugun e Serbise, në fjalë rasti, përshëndeti nxënësit duke i uruar shumë suksese në rrugëtimin drejt nxënies së diturisë. Ajo së bashku me përfaqësuesit e pushtetit lokal u dhuruan nxënësve çanta shkollore dhe paisje mësimore.

Më pastaj në takim të veçantë drejtori dhe përfaqësusja e trupit koordinues diskutuan bë lidhje me problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet shkolla. Drejtori paraqiti plane konkrete për prëmirësimin e infrastrukturës në shkollë. Nga ana e saj përfaqësuesja e trupit koordinues, shprehu njirnjohje për bashkpunimin dhe u zotua se do të përpiqet me te gjitha mundësitë që ti dilet në ndihmë shkollës dhe nxënësve.

Të dashur prindër dhe nxënës Me shpresën se keni kaluar pushime të këndshme pranë familjeve tuaja, ju njoftojme se nga n...
31/08/2026

Të dashur prindër dhe nxënës
Me shpresën se keni kaluar pushime të këndshme pranë familjeve tuaja, ju njoftojme se nga nesër, datë 01.09.2026 fillon viti i ri shkollor.
Cikli i lartë e fillon vitin shkollor në ndërrimin e parë nga ora 07.45
Cikli i ulët nga ora 13.50

Neser po ashtu do ti presim nxënësit të cilët do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.
Nxënësit dhe prindërit duhet të paraqiten ne shkollë nga ora 13.30 pasi do të kemi vizitë nga kryetarja e komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani dhe kryetari i trupit koordinues z. Nenad Mitrović të cilët do të shpërndajnë mjete shkollore për nxënësit fillestarë.

Na qoftë me fat ky vit shkollor e paçi sa më shumë suksese.

Me rrspekt
Drejtoria e shkollës

Disa momente festive për nder të 1 qershorit dhe festës së abetares të cilat në shkollë u manifestuan me nje aktivitet m...
02/06/2026

Disa momente festive për nder të 1 qershorit dhe festës së abetares të cilat në shkollë u manifestuan me nje aktivitet me vjersha, këngë e valle.
Falenderim për mesuesen Feime Ajdini Asani për organizimin e festës së abetares si dhe Uran Abazii per muzikën.

Një donacion shumë domethënës ka ardhur në shkollën tonë. Bashkatëdhetari ynë Muhamed Ahmeti nga fshati Rahovicë ka dhur...
07/05/2026

Një donacion shumë domethënës ka ardhur në shkollën tonë. Bashkatëdhetari ynë Muhamed Ahmeti nga fshati Rahovicë ka dhuruar reflektorët për ndriçimin e sallës së edukatës fizike. Ky donacion është shumë domethënës dhe i mirëseardhur për ne dhe nxënësit tanë. Tani nxënësit kane kushte shumë më të mira për zhvillimin e orës së edukatës fizike dhe aktivitete të tjera mësimore.
Fakenderojmë nga zemra Z. Muhamed Ahmetin për këtë kontribit të vyer.
Poashtu falenderojme edhe arsimtarin e shkollës sonë Arben Çoti i cili bëri montimin dhe vënien në funksion të reflektorëve falas.

Shkolla është e jona dhe ne të gjithë duhet të kujdesemi për të, andaj çdo kontribut i juaji në të mirë të shkollës dhe nxënësve tanë do të jetë gjithmonë i mirëseardhur e ne do ju jemi shumë mirënjohës.

Për nder të "Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit" në ambientet e shkollës u organizua orë letrare me pjes...
25/04/2026

Për nder të "Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit" në ambientet e shkollës u organizua orë letrare me pjesmarrjen e përfaqësuesve nga Shoqata e Shkrimtarëve"FENIKS"
Kryetari i Shoqatës, prof.Avni Shaqiri, foli në pika të shkurtëra për këtë datë, për librin e shkrimtarët, për shkrimet, botimet, sfidat e problemet me të cilat ballafaqohen si libri ashtu edhe autorët-shkrimtarët. Poashtu ai foli për të drejtat autoriale, mbrojtjen e autorësisë etj.
Para nxënësve nga poezitë e veta lexuan anëtarët e Shoqatës:Jalldëze Kosumi, Bilall Maliqi, Valbona Hasani, Avni Shaqiri, Samanta Rash*ti dhe Riolt Ahmeti.
Në kuadër të këtij manifestimi u bë edhe perurimi i librit të dytë të autores Samanta Rash*ti, nxënëse e klasës së katërt në shkollën tonë.
Përurimin e udhëhoqi nxënësi Blerand Limani.
Në fjalën përshëndetëse drejtori i shkollës, Prof. Amir Sylejmani, përshëndeti të pranishmit duke u uruar mirëseardhje. Ai përgëzoi punën krijuese të Samantës duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe inkurajoi nxenësit e pranishëm që ta kenë si shembull Samantën për mësim e krijimtari letrare.
Në lidhje me librin më gjerësisht foli redaktori i librit,z.Bilall Maliqi,i cili para të pranishmëve diskutoi mbi librin e Samantës, motivet që janë brenda librit dhe cilësinë e poezive, duke theksuar se autorja ka rritur vlerën e vet letrare nga libri i patë,meqë ky është i dyti.
Edhe kryetari i Shoqatës prof.Avni Shaqiri ngriti lart punën krijuese të Samantës, duke inkurajuar autoren për vazhdimin e rrugëtimit në fushën e krijimtarisë letrare.
Për librin foli edhe lektori i librit, mësuesi Fitim Mehmeti i cili uroi e lavdëroi Samantën për punën që bënë në fushën e krijimtarisë letrare.
Në emër te familjes, z.Nexhbedin Rash*ti, gjyshi i autores njëherit edhe korrektor i librit, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi përzemërsisht duke theksuar se sa krenar ndihet ai dhe familja me punën krijuese të vogëlushes .
Nga libri i autores poezi lexuan nxënësit:Edenjë Sadullahu,Soreja Fazliu,Era Latifi,Dorela Bislimi,Ajla Bislimi,Riga Hyseni dhe Era Bilalli.
Në fund fjalën e mori Samanta e vogël, autorja e librit e cila nga zemra i pershëndeti të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë për nderin dhe respektin qe treguan me prezencën e tyre. Ajo premtoi se do ta vazhdojë punën krijuese me shumë përkushtim dhe dashuri.
Në fund, prindërit e Samantës falenderuan përzemërsisht të pranishmit duke i dhuruar nga një kopje të librit më të ri të autores. Ky organizim u mbyll me një koktej rasti të përgatitur nga familja e Samantës.

Rahovicë
23.04.2026

Gjatë fundjavës së shkuar, së bashku me nxënësit e klasës së tetë, organizuam nje ecje (hiking) deri në fshatin Gare. Që...
22/04/2026

Gjatë fundjavës së shkuar, së bashku me nxënësit e klasës së tetë, organizuam nje ecje (hiking) deri në fshatin Gare. Qëllimi i këtij organizimi ishte njohja me fshatrat e malsisë, bota bimore e shtazore si dhe shikimi nga afër i bukurive natyrore të vendit tonë. Gjatë rrugës nxënësit patën mundësi të shijojnë rrezet e diellit të pranverës. Vizituam xhaminë e fshatit Gare si dhe pamë gërmadhat e shtëpive të vjetra karakteristike të fshatrave malorë.
Nuk mungoi edhe befasia.
Z. Bekim Hyseni si dhe zonja Florentina na pritën në shtëpinë e tyre malore. Ata kishin përgatitur për ne ushqime të ndryshme tradicionale si fli e ushqime skare. Bujaria e tyre na la mbresa të jashtzakonshme. I falenderojmë nga zemra për mikpritjen shqipëtare që na e bënë. Në oborrin e shtëpizës së tyre kaluam çaste të bukura. Poashtu falenderim i veçantë edhe për Z. Besnikun i cili nxënësit dhe arsimtarët shoqërues i freskoi me akullore në shtëpizën përrallore që kishte ngritur në Gare.
Kjo vizitë ishte e para e llojit e organizuar nga shkolla por shpresojmë që nuk do të jetë e fundit. Organizime të tilla na nevojiten për të treguar rëndësinë e ruajtjes së trashegimisë dhe traditës sonë kombëtare.

Shkolla jonë “Selami Hallaçi” arriti vendin e parë në garat komunale të volejbollit, duke treguar traditën e gjatë që fs...
07/04/2026

Shkolla jonë “Selami Hallaçi” arriti vendin e parë në garat komunale të volejbollit, duke treguar traditën e gjatë që fshati ynë ka në këtë sport, ku breza të tërë kanë shkëlqyer.

Profesori i edukatës fizike, Ibrahim Halimi, dhe drejtori Amir Sylejmani i përgëzuan nxënësit për këtë sukses dhe i inkurajuan për arritje të reja.

06/04/2026

Valle shqipe. Luajtur nga nxënësit tanë gjatë manifestimit te ditës së shkollës.
Falenderim i veçantë për arsimtarët Uran Abazii dhe koreografi Astrit Ramizi per punën e shkëlqyer

Address

Fshati Rahovice
Presevo
17523

Telephone

+381177671225

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Fillore "Selami Hallaçi" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shkolla Fillore "Selami Hallaçi":

Shortcuts

Share

Category