05/08/2026
Kanë përfunduar punimet në sanimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së poshtme të malit të fshatit Norçë
Me iniciativë të kryetarit të Bashkësisë Lokale Norçë dhe mbështetjen e bashkëfshatarëve dhe të bizneseve lokale, është bërë sanimi dhe mirëmbajtja e rrugës së poshtme të malit të fshatit Norçë, nga vendi "Guri i keq" deri në dalje në rrugën e epërme të malit të Norçës, gjegjësisht te "Pushimorja" e fshatit Norçë.
Përmes kësaj ndërhyrjeje është bërë në disa vende hapja e kanaleve anësore, rrafshimi i trasesë së rrugës, si dhe mbushja pjesërisht me zhavorr e trasesë së rrugës. Të gjitha këto për të mundësuar qarkullimin më të lehtë të bashkëfshatarëve tanë, sidomos tash në sezonin e bartjes së drunjëve për stinën e dimrit.
Punët janë realizuar në afat shumë.të shkurtër, ku dhe vetë aksioni në sigurimin e mjeteve të nevojshme poashtu ka përfunduar në kohë rekord.
Në vijim po e paraqesim listën e kontribuuesve që bënë të mundur realizimin e këtij projekti:
1. Gjymsh*t Saqipi 200€
2. Amir Hyseni 100 CHFr
3. Fehmi Halili 150€
4. Naser Saqipi 50 CHFr
5. Nebi Hasani 100€
6. Fatmir Aliu 100€
7. Faton Ibishi 100€
8. Artan Ibishi 100€
9. Bejxhet Qazimi 50€
10. Ismet Qazimi 50€
11. Pleurat Ismaili 100€
12. Bici Commerce - përveç që ka bërë transportin dhe shtrirjen e zhavorrit me makineri falas, ka angazhuar makineritë tjera gjatë tri ditëve, me një çmim simbolik
13. Një biznes tjetër lokal, që ka kontribuar në sigurimin e zhavorrit, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.
Bashkësia Lokale Norçë i falënderon të gjithë kontribuuesit për mbështetjen në realizimin e këtij projekti në dobi të fshatit Norçë.