06/06/2026
Kjo është fytyra dhe imazhi i vërtetë i Republikës sonë në ditën e zgjedhjeve 🇽🇰🗳️✔️
Të gjithë, pa përjashtim – kryesuesit, komisionerët, vëzhguesit e subjekteve politike dhe stafi mbështetës i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin – kontribuuan me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Një proces i tillë i suksesshëm pasqyron kulturën demokratike, pjekurinë politike dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë të mërgatës tonë.
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që dëshmuan kulturë të lartë institucionale, si dhe për çdo votues që mori pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. 🇽🇰
06/06/2026
🗳️Ka filluar procesi i votimit fizik në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, i cili ka nisur në ora 07:00 dhe do të vazhdojë deri në ora 19:00.
I pari që ushtroi të drejtën e votës në këtë qendër votimi ishte Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Dr. Faruk Ajeti, ndërsa qytetarët po vazhdojnë të paraqiten për të votuar.
Ambasadori bëri thirrje që procesi të zhvillohet në një atmosferë të qetë, të rregullt dhe me respekt të ndërsjellë, ndërsa stafi i Ambasadës është kujdesur për përmbushjen e të gjitha kushteve të nevojshme që votimi të organizohet dhe të fillojë me sukses.
📌 Mos e harro! Nëse je regjistruar për votim, merr me vete dokumentin tënd identifikues dhe dil voto.
Vota jote ka rëndësi. 🇽🇰
06/06/2026
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë se sot, nga ora 07:00 janë hapur të gjitha pikat e votimit në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një kontribut i rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në koordinim me Komosionin Qendror të Zgjedhjeve, mbetet e përkushtuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.
Ju falënderojmë për angazhimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës.
03/06/2026
🇽🇰 Dje në Berlin u prezantuan perspektivat e Kosovës, Ukrainës dhe Bosnjë e Hercegovinës mbi temën e dhunës seksuale gjatë luftës dhe sfidat e mbështetjes së të mbijetuarve. Fondacioni Heinrich Böll organizoi një diskutim të rëndësishëm, i cili mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish në sallë dhe online.
Paneli u përbë nga Dr. Feride Rush*ti (Kosovë), Lina Kushch (Ukrainë) dhe Ajna Mahmić Ćatić (Bosnjë e Hercegovinë), të cilat ndanë përvojat dhe sfidat nga vendet e tyre. Pyetjet e audiencës dhe të moderatores u fokusuan kryesisht në njohjen ligjore të statusit të viktimave, stigmën shoqërore, vullnetin politik, drejtësinë tranzicionale dhe dimensionin gjinor të kësaj çështjeje.
Tema dhe aspektet e trajtuara ishin jashtëzakonisht të ndjeshme, por njëkohësisht ofruan një perspektivë të vlefshme mbi rëndësinë e njohjes, rehabilitimit, drejtësisë dhe dinjitetit për të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktet.
Dr. Feride Rush*ti theksoi se pengesa më e madhe për njohjen e të mbijetuarve në Kosovë ishte heshtja e krijuar nga stigma, frika dhe mungesa e guximit institucional. Ajo nënvizoi se njohja ligjore ishte rezultat i qëndrueshmërisë së vetë të mbijetuarve dhe se rehabilitimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, duke kombinuar mbështetjen psikosociale, fuqizimin ekonomik dhe ndryshimin e narrativës shoqërore nga turpi në dinjitet.
Lina Kushch solli perspektivën e Ukrainës, duke theksuar se gjatë një lufte aktive mbijetesa mbetet prioriteti i parë për viktimat. Ajo vuri në dukje se mungesa e sigurisë, qasja e kufizuar në shërbime dhe stigma vazhdojnë të pengojnë raportimin dhe mbështetjen e të mbijetuarve, ndërsa organizatat e udhëhequra nga vetë të mbijetuarit luajnë një rol kyç në ofrimin e ndihmës dhe përfaqësimit.
Ajna Mahmić Ćatić foli për sfidat në Bosnjë e Hercegovinë, ku qasja në të drejtat dhe kompensimin e të mbijetuarve vazhdon të varet nga vendbanimi i tyre. Ajo theksoi nevojën për një kornizë të unifikuar ligjore dhe për një qasje që lidh më mirë drejtësinë penale me kujdesin dhe mbështetjen e përqendruar tek i mbijetuari.
Për më shumë, gjeni edhe intervistën e publikuar nga Heinrich Böll Stiftung: https://www.boell.de/en/2026/05/29/sexualized-violence-war-survival-comes-first-what-comes-after
🇩🇪 Gestern wurden in Berlin die Perspektiven des Kosovo, der Ukraine und Bosnien und Herzegowinas zum Thema konfliktbezogene sexuelle Gewalt sowie die Herausforderungen bei der Unterstützung von Überlebenden vorgestellt. Die Heinrich-Böll-Stiftung organisierte eine wichtige Diskussionsveranstaltung, an der zahlreiche Menschen sowohl vor Ort als auch online teilnahmen.
Das Podium setzte sich aus Dr. Feride Rush*ti (Kosovo), Lina Kushch (Ukraine) und Ajna Mahmić Ćatić (Bosnien und Herzegowina) zusammen, die ihre Erfahrungen und die Herausforderungen in ihren jeweiligen Ländern schilderten. Die Fragen des Publikums und der Moderatorin konzentrierten sich vor allem auf die rechtliche Anerkennung des Opferstatus, gesellschaftliche Stigmatisierung, politischen Willen, Übergangsjustiz sowie die geschlechtsspezifische Dimension dieses Themas.
Die behandelten Themen und Aspekte waren äußerst sensibel, boten jedoch zugleich wertvolle Einblicke in die Bedeutung von Anerkennung, Rehabilitation, Gerechtigkeit und Würde für Überlebende konfliktbezogener sexueller Gewalt.
Dr. Feride Rush*ti betonte, dass das größte Hindernis für die Anerkennung der Überlebenden im Kosovo das Schweigen gewesen sei, das durch Stigmatisierung, Angst und mangelnden institutionellen Mut entstanden sei. Sie hob hervor, dass die rechtliche Anerkennung das Ergebnis der Beharrlichkeit der Überlebenden selbst gewesen sei und dass Rehabilitation ganzheitlich verstanden werden müsse – durch die Verbindung psychosozialer Unterstützung, wirtschaftlicher Stärkung und einer Veränderung des gesellschaftlichen Narrativs von Scham hin zu Würde.
Lina Kushch brachte die Perspektive der Ukraine ein und betonte, dass während eines andauernden Krieges das Überleben für die Betroffenen oberste Priorität habe. Sie wies darauf hin, dass mangelnde Sicherheit, eingeschränkter Zugang zu Dienstleistungen und gesellschaftliche Stigmatisierung weiterhin die Meldung von Fällen sowie die Unterstützung von Überlebenden erschweren. Gleichzeitig spielen von Überlebenden geführte Organisationen eine entscheidende Rolle bei der Hilfeleistung und Interessenvertretung.
Ajna Mahmić Ćatić sprach über die Herausforderungen in Bosnien und Herzegowina, wo der Zugang zu Rechten und Entschädigungen für Überlebende weiterhin vom jeweiligen Wohnort abhängt. Sie unterstrich die Notwendigkeit eines einheitlichen rechtlichen Rahmens sowie eines Ansatzes, der die strafrechtliche Aufarbeitung besser mit einer auf die Bedürfnisse der Überlebenden ausgerichteten Betreuung und Unterstützung verbindet.
Weitere Informationen finden Sie auch im Interview, das die Heinrich-Böll-Stiftung veröffentlicht hat: https://www.boell.de/en/2026/05/29/sexualized-violence-war-survival-comes-first-what-comes-after
02/06/2026
🎬 Mbrëmë patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim në Berlin shfaqjen e filmit “The Beauty of the Donkey” nga regjisorja kosovare Dea Gjinovci, në kuadër të festivalit Doxumentale International Documentary & Media Festival Berlin.
Filmi solli para publikut një rrëfim të ndjeshëm dhe thellësisht reflektues mbi kujtesën, traumën dhe pasojat e luftës, duke ndërthurur me mjeshtëri elemente dokumentare dhe fiktive. Përmes një qasjeje artistike unike, Dea Gjinovci hapi një dialog të rëndësishëm mbi të kaluarën dhe mënyrën se si ajo vazhdon të ndikojë në jetët tona.
Ishte kënaqësi e veçantë të kemi pranë nesh regjisoren Dea Gjinovci dhe Barbara Unger nga Berghof Foundation, të cilat kontribuan në një diskutim frymëzues me publikun pas shfaqjes. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe diplomatja Blerta Ademi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, duke dëshmuar mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës për promovimin e kulturës dhe kinemasë kosovare në Gjermani.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin mbetet e përkushtuar në promovimin e artit, kulturës dhe kinemasë kosovare në skenën ndërkombëtare, duke mbështetur artistët tanë që me veprat e tyre sjellin histori të rëndësishme dhe universale për publikun.
Falënderojmë festivalin Doxumentale, ekipin e filmit dhe të gjithë të pranishmit që e bënë këtë mbrëmje kaq të veçantë.
01/06/2026
🇽🇰 Më 2 qershor 2026, nga ora 18:00 deri në 19:30, në Schumannstraße 8, Berlin (dhe në livestream), Heinrich-Böll-Stiftung organizon aktivitetin: “Dhuna seksuale e lidhur me konfliktin në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Ukrainë”.
Për herë të parë në Berlin, një ngjarje e këtij formati sjell në qendër një temë me rëndësi të veçantë për të kaluarën, kujtesën dhe drejtësinë. Perspektivën e Kosovës do ta prezantojë Dr. Feride Rush*ti nga KRCT, duke folur për përvojën e Kosovës dhe përpjekjet për njohje dhe drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Informacione dhe regjistrimi: ⬇️
https://calendar.boell.de/de/event/konfliktbezogene-sexualisierte-gewalt-im-kosovo-bosnien-und-herzegowina-und-der-p
🇩🇪 Am 2. Juni 2026 von 18:00 bis 19:30 Uhr veranstaltet die Heinrich-Böll-Stiftung in der Schumannstraße 8 in Berlin (sowie im Livestream) die Veranstaltung: „Konfliktbezogene sexualisierte Gewalt im Kosovo, in Bosnien und Herzegowina und der Ukraine“.
Erstmals findet in Berlin eine Veranstaltung dieser Art statt, die ein Thema von besonderer Bedeutung für Vergangenheit, Erinnerung und Gerechtigkeit in den Mittelpunkt stellt. Die Perspektive des Kosovo wird von Dr. Feride Rush*ti vom KRCT vorgestellt, die über die Erfahrungen des Kosovo sowie die Bemühungen um Anerkennung und Gerechtigkeit für Überlebende sexueller Gewalt im Krieg sprechen wird.
Weitere Informationen und Anmeldung: ⬇️
https://calendar.boell.de/de/event/konfliktbezogene-sexualisierte-gewalt-im-kosovo-bosnien-und-herzegowina-und-der-ukraine
Konfliktbezogene sexualisierte Gewalt im Kosovo, in Bosnien und Herzegowina und der Ukraine Lehren aus den 1990er Jahren und heute
Diese Veranstaltung findet kurz vor dem Internationalen Tag der Vereinten Nationen zur Beseitigung sexueller Gewalt in Konflikten am 19. Juni statt und setzt ein Zeichen globaler Aufmerksamkeit für ein Kriegsverbrechen, dem noch immer viel zu oft mit Schweigen, Leugnung und Straflosigkeit begegnet ...