21/10/2026
Reagon Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas z.Driton Ajazi për dorëheqjen e Kryetarit të PDK-së z.Bedri Hamza:
Sot, Kryetar Bedri Hamza, me ndjenjë të veçantë respekti dhe mirënjohjeje, dua t’ju falënderoj për udhëheqjen e PDK-së në një nga periudhat më të vështira të saj. Për mua, ju mbeteni shembull i një lideri që di të udhëheqë me maturi, të përballet me sfida me qetësi dhe të ruajë vlerat e tij edhe në momentet më të vështira.
Dorëheqja nga një pozitë nuk e zbeh kontributin, respektin dhe gjurmët që një njeri lë pas. Përkundrazi, ajo na kujton se vlerat e një lideri janë shumë më të mëdha se vetë posti që mban.
Faleminderit për gjithçka që dhatë për PDK-në dhe Kosovën. Respekti dhe mirënjohja ime për ju do të mbeten përgjithmonë!
Faleminderit!
D.A.