27/10/2022
Keni probleme me rinovimin e lejes së qëndrimit?
Ne mund t’ju japim zgjidhje.
Keni shumë vite në Greqi dhe nuk mund të pajiseni me leje qëndrimi?
Ne mund t’ju japim zgjidhje.
Keni probleme me sigurimet: IKA, OGA etj.?
Ne mund t’ju japim zgjidhje.
Keni marrë deportim (ekspuls) dhe pa dijeni jeni dënuar me gjoba nga gjykata?
Ne mund t’ju japim zgjidhje.
Keni probleme të ndryshme ligjore?
Ne mund t’ju ndihmojmë.
Keni mungesë informacioni për çështjen tuaj?
Ne mund t’ju ndihmojmë.
Zyra jonë ofron një gamë të gjerë shërbimesh ligjore, është e specializuar në fushën e emigracionit, për çështje administrative, çështje penale etj.
Zyra jonë ka një rrjet madh bashkëpunëtorësh të specializuar në të gjithë Greqinë, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të ofruar ndihmën e tyre.
Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në:
Tel: +30 210 884 7237
Cel: +30 697 094 1258
e-mail: [email protected]
EGpartners
EGpartners ofron konsulencë dhe shërbime ligjore. Përfaqësim ligjor, në fusha të ndryshme të së drejtës civile, administrative, penale, etj.
26/10/2022
Keni problem me lejen e qëndirmit në Greqi?
Na kontaktoni pa humbur kohë dhe juristët tanë do t'ju vijnë menjëherë në ndihmë!
Çmimi? ...padyshim special!
Nr. kontakti: 6907541526
Tel: 210 884 7237
e-mail: [email protected]
12/08/2022
Lajm i fundit!
Vihet në funksion portali e-albania.
Tashmë mund të merrni shërbimet në kohë reale.
Të gjithë Ju bashkëatdhetarë që hasni vështirësi, ne jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë në çdo moment.
Mos hezitoni të na kontaktoni në nr e telefonit:
2108847237
Ose të na vizitoni në zyrat tona në adresën:
Ipirou 60, Athinë K.P 10439
https://www.google.com/maps/place/EG+partners/@37.990324,23.7298396,14.48z/data=!4m5!3m4!1s0x0:0xf52a77e4ad6bc89e!8m2!3d37.9907208!4d23.7252308
01/08/2022
Nëse fëmija juaj shkon në shkollë për herë të parë, mund të aplikojë për nënshtetësi greke
Nëse fëmija juaj (që ka lindur në Greqi), do të ulet këtë vit për herë të parë në bangat e shkollës, atëherë ju mund të aplikoni për nënshtetësinë greke për fëmijën tuaj. Siç jeni në dijeni, ka disa kategori sesi fëmijët tuaj mund të përfitojnë nënshtetësi greke:
– Të kenë lindur në Greqi dhe të jenë rregjistruar në klasën e parë fillore
– Të kenë përfunduar me sukses 9 vite arsim të detyruar (6 vite fillore dhe 3 gjimnaz)
– Të kenë përfunduar me sukses 6 vite shkollë të mesme (3 gjimnaz dhe 3 lice)
– Të kenë përfunduar të paktën vitin e fundit të liceut dhe të kenë marrë diplomën e një universiteti
Nëse jeni prindër emigrantë dhe fëmija juaj këtë shtator shkon për herë të parë në shkollë, atëherë ju mund të aplikoni menjëherë për nënshtetësi, pasi i kërkoni drejtorit të shkollës një vërtetim që fëmija juaj është rregjistruar në shkollë.
Përfitoni nga rasti që muajin gusht ju apo të afërm tuaj shkojnë me pushime në Shqipëri dhe nxirrni një çertifikatë familjare dhe një martesore. Certifikata familjare mund të nxirret edhe nga e-Albania (për momentin në Greqi nuk funksionon) ndërsa çertifikatën martesore e nxirrni në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri. Vulosini me vulën apostille (nëpërmjet postës) me qëllim që të jeni gati për në shtator.
Pra, dy nga dokumentet kryesore janë këto dy çertifikata (martesore, familjare) që duhen vulosur me apostille, por jo të përkthyera. Përkthimi duhet të bëhet në Greqi. Plotësoni dosjen edhe me dokumentet e tjera që duhen, si dhe me taksën prej 100 eurosh (paravolo) dhe pasi i dorëzoni, jeni në pritje për nënshtetësinë.
Bëni kujdes që emri i fëmijës suaj të shkruhet dhe të përkthehet saktë se një gërmë apo një theks mund t’ju shkaktojë pengesa apo vonesa në të ardhmen.
Për çdo informacion, më kontaktoni në 6937708567.
19/07/2022
📢 Njoftim mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë:
Të nderuar bashkëatdhetarë,
📌 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, shtetasit të cilët kanë aplikuar për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) brenda vitit 2020 dhe nuk i kanë tërhequr ende ato, kanë afat kohor për t'i tërhequr deri më 𝟯𝟭 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟮. Pas kësaj date këto dokumente do të shpallen të pavlefshme.
❗️Për tërheqjen e këtyre dokumenteve, shtetasit e interesuar mund të paraqiten personalisht pranë sporteleve të Zyrës Konsullore nga e hëna deri të enjten, ora 09:00-14:30, të premten 09:00-14:00 ose të dërgojnë kërkesën e tyre përmes adresës sonë elektronike 📧 [email protected], ku duhet të specifikojnë saktësisht të dhënat e aplikantit dhe adresën e vendbanimit, për tu ofruar opsionin e dërgesës së tyre nëpërmjet shërbimit postar.
➡️ Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës dhe kartës ID” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:
🔹 Emër Mbiemër
🔹 Adresa e vendbanimit (emri dhe numri i rrugës, kodi postar, qyteti, rrethi)
🔹 Foto e faturës së aplikimit
🔹 Numri i telefonit celular
15/07/2022
Keni problem me lejen e qëndrimit në Greqi?
Stafi ynë i përbërë nga avokatët më të mirë të fushës, janë të gatshëm të marrin përsipër dhe të kryejnë çdo proces duke kaluar me sukses çdo problem.
Koha të pajiseni me leje qëndrimi!
Mos hezitoni të na vizitoni në zyrat tona:
Ipirou 60 Athinë, kati i 1-rë ose të na telefononi në:
Tel: 2108847237
06/07/2022
Kujdes me datat dhe takimet per lejet e qëndrimit!!!
Me sytë të mbushur me lot, më thotë: Pasi mora lejen 10-vjeçare të qëndrimit, kujtova se edhe ne emigrantët e Greqisë do jetojmë më në fund si njerëz, pa frikë dhe stres dokumentesh. Kam ardhur me familjen në vitin 1992 në Athinë, ndërsa sot... rrezikoj të mbetem i paligjshëm...
Historia e Hektorit eshte e ngjashme me shumë emigrantë në Greqi. Dorëzimi i dokumenteve online, ka shkaktuar shumë stres për ata që nuk janë njohës të mirë të teknologjisë. Disa nga problemet më të mëdha që kemi vërejtur deri më sot, janë:
- Dokumentet ua kanë dorëzuar fëmijët, llogaritarët, persona të tjerë të pakualifikuar, duke mos i vendosur në kategorinë e duhur të lejes së qëndrimit.
- Ka pasur raste që dokumentet mund të jenë dorëzuar në mënyrë elektronike (në rastin më të keq, nuk i kanë dërguar fare), por për shkak të volumit të madh, sidomos kur kërkohen të gjitha faqet e pasaportës, mos të kenë shkuar kurrë në adresën e periferisë dhe dosja të mbetet me mangësi.
- Dokumentet të jenë dorëzuar nga adresa emaili jo të sakta, apo me kode gabim dhe automatikisht emigranti humbet kontaktin me periferinë.
- Emigranti që ka vërtetim për leje qëndrimi duhet të dorëzojë në periferi fotografitë dhe të japë shenjat e gishtave. Periferia dërgon në email takimin. Nëse e humbisni takimin e parë, ju dërgon takim të dytë. Nëse humbisni edhe takimin e dytë, humbisni lejen e qëndrimit.
KUJDES!!! Interesohuni, kontrolloni adresat tuaja elektronike, që mos humbisni takimim.
Për çdo pyetje apo informacion, më kontaktoni: 6907541526
2108847237
05/07/2022
ℹ️ Njoftim mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë:
👉 Njoftojmë se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat ID për aplikimet e kryera deri në datën 24 qershor 2022.
👉 Për tërheqjen e dokumenteve biometrikë, mund të paraqiteni pranë sporteleve të Zyrës Konsullore nga e hëna deri të enjten, nga ora 09:00 deri në orën 14:30, të premten 09:00-14:00.
ℹ️ Sqarohet se janë postuar të gjitha dokumentet për aplikimet e kryera deri në datën 24 qershor 2022, për të cilat pranë Zyrës Konsullore është dorëzuar deklarata përkatëse.
ℹ️ Sjellim në vëmendjen tuaj se, të gjitha kartat ID të tërhequra me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht, për rrjedhojë ato nuk mund të përdoren në shërbimin bankar në Shqipëri.
Ju falënderojmë.
04/07/2022
https://egpartners.gr/
Αρχική
Μεγάλη ποικιλία από ακίνητα υψηλών προδιαγραφών, στην Αθήνα και την Θεσσαλονίκη. Μονοκατοικίες, βίλες και διαμερίσματα για πώληση ή ενοικίαση.
02/07/2022
Përshëndetje të nderuar bashkëatdhetarë!
ℹ️ Për rinovimin e lejes së drejtimit, personi i interesuar duhet të paraqitet pranë çdo DRSHTRR-je, pavarësisht vendbanimit, me këto dokumente:
🔹 Dokument identifikimi;
🔹 Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor;
🔹 Lejen e drejtimit aktual që zotëron.
✍️ Në pamundësi për tërheqjen e dokumentit nga vetë personi, leja e drejtimit mund të tërhiqet nga një person tjetër, i cili disponon autorizim që plotësohet nga vetë qytetari gjatë aplikimit.
➡️ Leja e drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi.
➡️ Në Tiranë, leja e drejtimit tërhiqet në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK. Në Tiranë (zyrat e shërbimit në ish-NSHRAK), leja e drejtimit tërhiqet brenda 30 minutash, ndërkohë që në Drejtoritë e tjera Rajonale, kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune.
Tarifat e shërbimit:
🔹Rinovimi i lejes së drejtimit -- 3,500 lekë
🔹Për të gjitha rinovimet e lejeve të drejtimit të kategorisë B që janë me afat 5 vite ose më pak -- 2,000 lekë
🔹Për të gjithë drejtuesit e mjetit me aftësi të kufizuara që rinovojnë lejen e drejtimit dhe marrin një leje drejtimi të posaçme -- 2,000 lekë
🔹Shërbimin për transferimin e dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndryshuar vendbanim) -- 600 lekë
❗️ Përdorimit dhe konvertimit të tyre në Shtetin Grek do ti kushtojmë një vëmendje të veçantë në rubrikën e javës së ardhshme.
23/06/2022
Përshëndetje të nderuar bashkëatdhetarë! 😊
Në komunikimin tonë javor "Ju pyesni, konsulli përgjigjet", dëshirojmë të flasim lidhur me procedurën e sigurimit online të akteve të gjendjes civile në portalin e-Albania dhe procedurat për njohjen e tyre në Shtetin Grek.
📌 Me vendim të Qeverisë Shqiptare, prej datës 1 Maj 2022 të gjitha shërbimet publike në administratën shtetërore ofrohen online, nëpërmjet portalit e-Albania.
🔹 Ky portal qeveritar është i arritshëm 24/24hX7 dhe 100% në gjuhën Shqipe.
🔸 Ai shërben si një portë, nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Është shumëfunksional dhe administrohet e zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
🔹 Një prej këtyre shërbimeve, por edhe ai për të cilin ka më shumë interes nga shtetasit shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, është sigurimi nëpërmjet këtij portali i akteve të gjendjes civile.
ℹ️ Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe Vendimin për disa shtesa në Vendimin Nr. 332, datë 17.03.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
🔸 Shërbimi elektronik "Aktit/Çertifikatë personale/martese/lindje/vdekje/familjare (Shqip/në gjuhë të huaj)" ju mundëson të shikoni dhe verifikoni të dhënat personale dhe të gjeneroni certifikatën personale me vulë elektronike në shqip ose në gjuhë të huaj.
Sigurisht, për fëmijët nën 16 vjeç, gjenerimi i certifikatës personale me vulë elektronike bëhet vetëm nëpërmjet llogarisë së njërit prej prindërve.
🔹 Për të gjitha llojet e çertifikatave që vërtetojnë një fakt juridik përpara vitit 2010, periudha e gjenerimit të dokumentit është deri në një muaj.
🔸 Gjenerimi online dhe vulosja me vulë elektronike e këtyre akteve të gjendjes civile, përjashton tashmë vulosjen e tyre në Prefekturat dhe Nënprefekturat e vendit, por në asnjë mënyrë vulën Apostile, e cila vendoset vetëm pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH-së në Tiranë.
🔹 Apostilimi i dokumentave pranë këtij institucioni të lartë është i nevojshëm për të gjitha llojet e dokumenave të lëshuara nga administrata publike si dhe personat juridikë privatë në vend, të cilat kanë si destinacion përdorimi zyrat kompetente pranë një shteti të huaj.
🔺Kujdes. Përkthimi i aktit të sigurar online dhe të apostiluar në MEPJ shqiptare, bëhet vetëm pranë një zyre përkthimi të liçensuar greke, pranë rezidencës tuaj apo juridiksionit të zyrës/autoritetit grek ku do të përdoret.
❗️ Për çdo pyetje lidhur me këtë procedurë, por jo vetëm, jeni të lutur të na kontaktoni.
Faleminderit!
17/06/2022
ℹ️ Njoftim mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë:
👉 Njoftojmë se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat ID për aplikimet e kryera deri në datën 03 qershor 2022.
👉 Për tërheqjen e dokumenteve biometrikë, mund të paraqiteni pranë sporteleve të Zyrës Konsullore nga e hëna deri të enjten, nga ora 09:00 deri në orën 14:30, të premten 09:00-14:00.
ℹ️ Sqarohet se janë postuar të gjitha dokumentet për aplikimet e kryera deri në datën 03 qershor 2022, për të cilat pranë Zyrës Konsullore është dorëzuar deklarata përkatëse.
ℹ️ Sjellim në vëmendjen tuaj se, të gjitha kartat ID të tërhequra me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht, për rrjedhojë ato nuk mund të përdoren në shërbimin bankar në Shqipëri.
Ju falënderojmë.