Embassy of the Republic of Kosovo in Hungary

Embassy of the Republic of Kosovo in Hungary

Megosztás

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari / Koszovói Nagykövetség Magyarországon

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari përfaqëson Republikën e Kosovës në Hungari në kuptimin e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961) ose të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (1963), dhe të cilit mision i janë dhënë të gjitha privilegjet dhe imunitetet që, sipas ligjit, i gëzojnë misionet diplomatike sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

06/06/2026

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës falënderon të gjithë bashkatdhetarët tanë për pjesëmarrjen në procesin e votimit pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Votimi u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore, duke reflektuar përkushtimin e qytetarëve tanë ndaj proceseve demokratike të vendit.

Mirënjohje për misionet tona diplomatike dhe konsullore për angazhimin e tyre profesional, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për bashkëpunimin e ngushtë si dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kudo që jetojnë, të cilët edhe kësaj radhe dëshmuan lidhjen e fortë me atdheun dhe rolin e tyre aktiv në jetën demokratike të vendit.

Photos from Embassy of the Republic of Kosovo in Hungary's post 06/06/2026

🏛️ Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar për votim jashtë vendit, se procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe po zhvillohet sipas orarit zyrtar.

Me këtë rast, ftojmë të gjithë votuesit e regjistruar që të paraqiten në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hungari për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. 🗳️

📍 Adresa e Ambasadës:
Hunyadi János út 20
1011 Budapest, Hungari.

🇽🇰🇭🇺

06/06/2026

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë se sot, nga ora 07:00 janë hapur të gjitha pikat e votimit në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një kontribut i rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në koordinim me Komosionin Qendror të Zgjedhjeve, mbetet e përkushtuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Ju falënderojmë për angazhimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës.

06/06/2026

🗳️ Votimi familjar është i ndaluar!

Vota është personale dhe e fshehtë.

Respekto ligjin, respekto demokracinë.

05/06/2026
Photos from Komisioni Qendror i Zgjedhjeve's post 04/06/2026
Szeretnéd, hogy a(z) vállalkozásod elsőként szerepeljen az Kormányzati Szolgálat tematikájú vállalkozások között Budapest városában?

Kattints ide a szponzorált hirdetés igényléséhez.

Helyszín

Telefonszám

Cím


Hunyadi János út 20
Budapest
1011

Nyitvatartási idő

Hétfő 10:00 - 17:00
Kedd 09:00 - 17:00
Szerda 09:00 - 17:00
Csütörtök 09:00 - 17:00
Péntek 09:00 - 17:00