Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano

Condividi

Consulate General of the Republic of Albania in Milan. Consolato Generale dell’Albania a Milano.

10/06/2026
10/06/2026

Sot, 148 vjet më parë, Lidhja e Prizrenit bashkoi shqiptarët nga të gjitha trevat në mbrojtje të identitetit, gjuhës, kulturës dhe të drejtave kombëtare.

Lidhja e Prizrenit u udhëhoq me vizion dhe largpamësi nga rilindasi ynë i madh Abdyl Frashëri, arkitekti politik i programit kombëtar shqiptar, së bashku me luftëtarë e patriotë të shquar si Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Ali Pashë Gucia, Haxhi Zeka dhe shumë veprimtarë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare. Të bashkuar përtej dallimeve krahinore e fetare, ata ngritën një platformë të qartë kombëtare për mbrojtjen e tërësisë territoriale të trojeve shqiptare, kundërshtimin e vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit që synonin copëtimin e tyre dhe forcimin e unitetit kombëtar shqiptar.

Në një kohë sfidash të mëdha historike, Lidhja e Prizrenit hodhi themelet e vetëdijes sonë politike kombëtare dhe dëshmoi se shqiptarët, kur bashkohen rreth interesit kombëtar, janë të aftë të mbrojnë të drejtat, identitetin dhe të ardhmen e tyre.

Sot shqiptarët jetojnë më të lirë, më të sigurt dhe më të zhvilluar se në çdo periudhë tjetër të historisë së tyre moderne. Nga Shqipëria dhe Kosova, te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, i gjuhës shqipe dhe i lidhjeve tona kulturore mbeten shtylla themelore të së ardhmes sonë të përbashkët.

Shqipëria është një aleate e denjë në NATO dhe pranë realizimit të objektivit historik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kosova ka konsoliduar shtetësinë dhe institucionet demokratike, duke dëshmuar se është një histori suksesi e ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe orientimin euroatlantik, ndërsa synon integrimin e plotë në NATO dhe në familjen evropiane.

Arritjet e shqiptarëve nuk janë vetëm rezultat i sakrificave të brezave të kaluar, por edhe i zgjedhjes sonë të qartë për t'i përqafuar vlerat e demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit euroatlantik. Këto janë vlerat që na kanë forcuar si komb dhe që do të vazhdojnë të na udhëheqin drejt zhvillimit, mirëqenies dhe sigurisë së qëndrueshme.

Teksa afrohemi drejt 150-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në vitin 2028, le të punojmë që ky jubile historik të na gjejë më të bashkuar, më të fortë në institucionet tona, më të zhvilluar ekonomikisht dhe më pranë realizimit të aspiratave tona të përbashkëta. Ky është amaneti i Lidhjes së Prizrenit dhe detyrimi ynë ndaj brezave që do të vijnë: një komb shqiptar krenar për rrënjët e tij, i sigurt në identitetin e tij dhe plotësisht i ankoruar në familjen euroatlantike.

Photos from Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë's post 10/06/2026
09/06/2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

📍 Dublin - Kënaqësi që u takova sot me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne. 🇦🇱🇮🇪

Diskutimet tona u përqendruan në veçanti në progresin dhe perspektivën e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Pata mundësinë të theksoja progresin e arritur përmes agjendës sonë të reformave dhe të riafirmoja angazhimin tonë të palëkundur për të ruajtur momentumin e fortë të procesit të negociatave, për të përfunduar me negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe për të arritur objektivin tonë strategjik të anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.

Gjithashtu diskutuam rëndësinë e ruajtjes së një procesi të besueshëm zgjerimi të bazuar në meritë, që shpërblen progresin dhe ofron përfitime të prekshme si për vendet kandidate ashtu edhe për vetë BE-në. Në mjedisin gjeopolitik të sotëm, zgjerimi nuk është vetëm një politikë transformuese, por edhe një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Evropës.

Shpreha vlerësimin e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës për zgjerimin e BE-së dhe i urova çdo sukses Presidencës së ardhshme irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

08/06/2026

NJOFTIM:

✅ Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën

➡️ 29 MAJ 2026

se këto dokumenta kanë mbërritur.
Dokumentat biometrike që janë gati do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që bëjnë kërkesën me DHL.

https://return.it.express.dhl.com/?origin=albaniamilanoneway

Orari i shperndarjes është 12.30 - 13.30 në çdo ditë pune për qytetarët që paraqiten në Përfaqësi për të tërhequr dokumentat biometrikë, të cilët duhet të kenë me vete pasaportën e skaduar të tyre dhe të çdo personi që rezulton në të njëjtën çertifikatë familjare dhe që ka aplikuar gjithashtu.

⚠️ RIKUJTESË! Ju rikujtojmë edhe një herë që të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri.
⚠️ KUJDES!!! Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar.
Faleminderit.

03/06/2026

NJOFTIM:

✅ Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën

➡️ 22 MAJ 2026

se këto dokumenta kanë mbërritur.
Dokumentat biometrike që janë gati do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që bëjnë kërkesën me DHL.

https://return.it.express.dhl.com/?origin=albaniamilanoneway

Orari i shperndarjes është 12.30 - 13.30 në çdo ditë pune për qytetarët që paraqiten në Përfaqësi për të tërhequr dokumentat biometrikë, të cilët duhet të kenë me vete pasaportën e skaduar të tyre dhe të çdo personi që rezulton në të njëjtën çertifikatë familjare dhe që ka aplikuar gjithashtu.

⚠️ RIKUJTESË! Ju rikujtojmë edhe një herë që të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri.
⚠️ KUJDES!!! Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar.
Faleminderit.

Vuoi che la tua azienda sia il Servizio Di Governo più quotato a Milan?

Clicca qui per richiedere la tua inserzione sponsorizzata.

Ubicazione

Telefono

Indirizzo


Via San Martino 10
Milan
20122