10/06/2026
Ftesë/dokument informimi për pjesëmarrje në Country Presentation për Kosovën në Friuli Venezia Giulia
Linku për plotësimin e të dhënave: https://shorturl.at/L5VPm
Afati për plotësimin e formularit: 14 qershor 2026
09/06/2026
Nita Shala, Ambasciatrice del Kosovo in Italia: “Voglio raccontare un Paese contemporaneo, giovane, europeo e dinamico. La dia
Arrivata a Roma nell’ottobre del 2024, Nita Shala porta con sé un percorso raro nel panorama diplomatico europeo: giurista formata
08/06/2026
Ambasadorja Nita Shala:
Në Ambasadën Estoneze, urova kolegun tim, Ambasadorin Lauri Bambus, me rastin e Ditës së Fitores së Estonisë. Dita e Fitores simbolizon sakrificën, qëndresën dhe dashurinë për liri të popullit estonez. Estonia është një shembull frymëzues i shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe transformimit digjital, ndërsa marrëdhëniet ndërmjet Estonisë dhe Kosovës mbeten të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta: lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe orientimin euroatlantik.
Rroftë Estonia!
Rrofshin marrëdhëniet miqësore Estoni–Kosovë!
03/06/2026
Ambasadorja Nita Shala:
Kënaqësi të isha në AIC, me ftesë të Presidentit Santoianni 🌾🇮🇹
Kënaqësi të takoja Zv. Ministrin e Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pyjeve, Luigi D’Eramo, së bashku me përfaqësues të rëndësishëm institucionalë, në zyrat e AIC – Associazione Italiana Coltivatori, me ftesë të Presidentit Giuseppino Santoianni.
Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu Senatori Luca De Carlo, Kryetar i Komisionit të 9-të të Senatit për Industri, Tregti, Turizëm, Bujqësi dhe Prodhim Agro-ushqimor; On. Maria Chiara Gadda, Nënkryetare e Komisionit të Bujqësisë në Dhomën e Deputetëve; si dhe On. Nicola Caputo, këshilltar i Ministrit të Jashtëm.
Në AIC, në kuadër të Made in Italy, u ekspozuan numra dhe artikuj të “Avvenire Agricolo”, duke sjellë në vëmendje historinë, traditën dhe kontributin e gjatë të botës bujqësore italiane.
Ishte po ashtu kënaqësi të ndiqja një diskutim të frytshëm mbi reformën penale që prekë sektorin agro-ushqimor, cilësinë dhe origjinën e produkteve, sigurinë ushqimore, mbrojtjen e prodhuesve dhe të drejtat e konsumuesve.
Falënderoj AIC dhe AICO për mikpritjen dhe organizimin e këtij aktiviteti të këndshëm, që bashkoi dialogun institucional, kujtesën historike dhe vlerat e Made in Italy.
-
È stato un piacere essere ospite dell’AIC, su invito del Presidente Santoianni.
È stato un piacere incontrare il Sottosegretario al Ministero dell’Agricoltura, della Sovranità Alimentare e delle Foreste, Luigi D’Eramo, insieme a importanti rappresentanti istituzionali, presso la sede di AIC – Associazione Italiana Coltivatori, su invito del Presidente Giuseppino Santoianni.
All’evento hanno partecipato anche il Senatore Luca De Carlo, Presidente della 9ª Commissione permanente del Senato per Industria, Commercio, Turismo, Agricoltura e Produzione agroalimentare; l’On. Maria Chiara Gadda, Vicepresidente della Commissione Agricoltura della Camera dei Deputati; e l’On. Nicola Caputo, Consigliere del Ministro degli Affari Esteri.
Presso AIC, nell’ambito del Made in Italy, sono stati esposti numeri e articoli di “Avvenire Agricolo”, offrendo un prezioso richiamo alla storia, alla tradizione e al lungo contributo del mondo agricolo italiano.
È stato inoltre molto interessante seguire un confronto proficuo sulla riforma penale che riguarda il settore agroalimentare, con particolare attenzione alla qualità e all’origine dei prodotti, alla sicurezza alimentare, alla tutela dei produttori e ai diritti dei consumatori.
Ringrazio AIC & AICO per l’accoglienza e per l’organizzazione di questo piacevole momento, che ha saputo unire dialogo istituzionale, memoria storica e valorizzazione dei principi del Made in Italy.
02/06/2026
Ambasadorja Nita Shala:
In occasione dell’80° anniversario della Repubblica Italiana, ho avuto il piacere di partecipare al concerto solenne al Palazzo del Quirinale e alla parata celebrativa, insieme ai colleghi Ambasciatori.
I più sinceri auguri all’Italia, al popolo italiano e a tutti i miei amici italiani in questa importante ricorrenza. Il Kosovo apprezza profondamente l’amicizia con l’Italia, i suoi valori democratici e il suo prezioso sostegno nei nostri momenti più difficili.
Buona Festa della Repubblica! 🇮🇹🇽🇰
—
Në 80-vjetorin e Republikës Italiane, pata kënaqësinë të marr pjesë në koncertin solemn në Palazzo del Quirinale dhe në paradën festive, së bashku me kolegët ambasadorë.
Urimet më të sinqerta për Italinë, popullin italian dhe të gjithë miqtë e mi italianë në këtë ditë të rëndësishme. Kosova vlerëson thellësisht miqësinë me Italinë, vlerat e saj demokratike dhe mbështetjen e çmuar në momentet tona më të vështira.
Gëzuar Festa e Republikës! 🇮🇹🇽🇰
30/05/2026
Ambasadorja Nita Shala:
Me kënaqësi iu bashkova # # Rassegna Culturale Folcloristica per la valorizzazione delle Minoranze Linguistiche, e cila këtë vit u zhvillua në Vena di Maida – Vina, në zemër të komunitetit arbëresh të Kalabrisë.
Ky aktivitet, i organizuar me përkushtim tash e 31 vite, është një dëshmi e bukur e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe kujtesës arbëreshe ndër breza.
Kisha nderin të përshëndes këtë ngjarje të rëndësishme, ku morën pjesë personalitete institucionale, akademike dhe kulturore nga Italia, Shqipëria dhe bota arbëreshe, përfshirë edhe z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë.
Falënderim i veçantë për Cettina Mazzei për ftesën dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm, si dhe për të gjithë organizatorët, mësuesit, nxënësit dhe pjesëmarrësit.
Bota arbëreshe mbetet një pasuri e çmuar e historisë sonë të përbashkët dhe një urë e fuqishme mes Italisë, Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë hapësirës sonë kulturore.
29/05/2026
Ambasadorja Nita Shala:
Pata kënaqësinë të pritem në Palazzo della Consulta në Romë, selinë historike të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Italisë, nga Kryetari i saj, z. Giovanni Amoroso, dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Umberto Zingales.
Në një hapësirë me peshë të veçantë institucionale, ku mbrohet Kushtetuta dhe ekuilibri demokratik i shtetit italian, diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe asaj të Italisë.
Kryetarit Amoroso i shpreha gatishmërinë tonë për të forcuar më tej bashkëpunim mes Kosovës dhe Italisë.