Endless Pawsabilities

Directions

Endless Pawsabilities Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Endless Pawsabilities, Social service, Al Karak.

đŸ—ŁïžTakimet konsultative rreth zgjidhjes sĂ« problemit tĂ« trajtimit tĂ« qenĂ«ve endacak 🐕‍đŸŠș nĂ« KomunĂ«n e Gjilanit, po vazhdoj...
16/11/2022

đŸ—ŁïžTakimet konsultative rreth zgjidhjes sĂ« problemit tĂ« trajtimit tĂ« qenĂ«ve endacak 🐕‍đŸŠș nĂ« KomunĂ«n e Gjilanit, po vazhdojnĂ« intenzivisht , pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« KomunĂ«s sĂ« Gjilanit, tĂ« kompanisĂ« MONUNI 🐕‍đŸŠș , kompanisĂ« GĂ«zimi Sh.p.k. dhe tĂ« OJQ VullnetarĂ«t e Qytetit mbajtĂ«n takimin e radhĂ«s pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje bashkarisht pĂ«r tĂ« zbutur kĂ«tĂ« problematikĂ« nĂ« qytetin tonĂ«.

🔜JavĂ«n e ardhshme do tĂ« paraqiten hapat konkret qĂ« do tĂ« ndĂ«rmirren nga ky grup punues, duke bĂ«rĂ« njĂ« 📝momerandum bashkĂ«punimi ndĂ«rmjet tĂ« gjithĂ« akterĂ«ve.

BashkĂ«punim đŸ€ i ngrohtĂ« nĂ« tĂ« mirĂ«n e qytetarĂ«ve đŸ‘©đŸ»â€đŸ€â€đŸ‘šđŸŒ.

đŸŸđŸ¶đŸ˜»
11/11/2022

đŸŸđŸ¶đŸ˜»

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) pas një kohe të gjatë, ka filluar zyrtarisht me projektin e identifikimit të qenve me mikroçip dhe regjistrimit të tyre në bazën qëndrore të të dhënave në kuadër të AUV-së.

Në kuadër të këtij projekti, regjistrimi i qenve do të ofrohet falas për një (1) vit nga AUV, përmes klinikave veterinare të kontraktuara për të kryer këtë shërbim.

Po ashtu, në kuadër të këtij projekti, do të ofrohet falas edhe kastrimi/sterilizimi për qentë me mbajtës (pronar), për të gjithë ata persona që dëshirojnë të kastrojnë/sterilizojnë qentë e tyre.

Regjistrimi i qenve si kafshĂ« shoqĂ«ruese Ă«shtĂ« obligativ pĂ«r tĂ« gjithĂ« mbajtĂ«sit (pronarĂ«t) e qenve, prandaj ju bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ«ve qĂ« mbajnĂ« qen nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre, t’i identifikojnĂ« falas me mikroçip tek veterinerĂ«t e kontraktuar nga AUV.

Organizata jonë i inkurajon të gjithë mbajtësit (pronarët) e qenve që të shfrytëzojnë edhe mundësinë për të kastruar/sterilizuar qenin e tyre falas, pasi që përveç benefiteve shëndetësore të vërtetuara, kastrimi/sterilizimi parandalon edhe lindjen e paplanifikuara të këlyshëve, duke parandaluar kështë edhe rritjen e numrit të qenve në rrugë përmes braktisjeve.

Për momentin, identifikimi ofrohet falas në 8 komuna të Kosovës. Veterinerët e kontraktuar dhe numrat për kontakt, mund t'i gjeni në linkun në vazhdim: https://bit.ly/3zTqLho

Për çdo risi në lidhje me këtë temë, do të ju mbajmë të informuar.

_________________

After a long time, the Food and Veterinary Agency (FVA) has officially started the project of identifying dogs with microchips and registering them in the national central database within the FVA.

Within this project, dog registration will be offered free of charge for one (1) year by FVA, through veterinary clinics contracted to perform this service.

Also, within the framework of this project, free castration/sterilization for dogs with keepers (owners) will be offered to all those people who wish to castrate/sterilize their dogs.

Registration of dogs as companion animals is mandatory for all dog keepers (owners), therefore we call on all those who keep dogs in their homes to identify them with a microchip free of charge at veterinary clinincs contracted by FVA.

Our organization encourages all dog keepers (owners) to take advantage of the opportunity to castrate/sterilize their dog for free, since in addition to proven health benefits, castration/sterilization also prevents the unplanned birth of puppies, thus preventing the increase of the number of dogs on the streets through abandonment.

At the moment, I&R is offered free of charge in 8 municipalities of Kosovo. Contracted vets and contact numbers can be found on the following link: https://bit.ly/3To9LqE

For any news in this regard, we will keep you informed.

đŸ—ŁïžTakim konsultativ lidhur me shqetĂ«simin e qytetarĂ«ve, rreth qenĂ«ve endacak 🐕‍đŸŠș, me NĂ«nkryetaren e KomunĂ«s Znj. Leonora...
31/10/2022

đŸ—ŁïžTakim konsultativ lidhur me shqetĂ«simin e qytetarĂ«ve, rreth qenĂ«ve endacak 🐕‍đŸŠș, me NĂ«nkryetaren e KomunĂ«s Znj. Leonora Morina Bunjaku dhe drejtorin e drejtorisĂ« sĂ« bujqĂ«sisĂ« dhe pylltarisĂ« Zt. Bajram Isufi.

BashkĂ«punim đŸ€ i ngrohtĂ« nĂ« tĂ« mirĂ«n e qytetarĂ«ve đŸ‘©đŸ»â€đŸ€â€đŸ‘šđŸŒ.

28/10/2022

Edhepse periudha implementuese e projektit Endless Pawsabilities 🐕 po pĂ«rfundon, qĂ«shtja e qenve endacak đŸ¶ nĂ« qytetin e Gjilanit tani veq se ka marrĂ« vĂ«mendjen e duhur nga qytetarĂ«t, shoqĂ«ria civile dhe institucionet lokale.

đŸŸ Endless Pawsabilities nĂ« bashkĂ«punim me People in Need Kosovo dhe Peer Educators Network do tĂ« vazhdoj tĂ« angazhohet nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e situatĂ«s me qentĂ« endacak đŸ¶ nĂ« qytetin e Gjilanit dhe jo vetĂ«m.

Ne ju falenderojmĂ« 🙌 tĂ« gjithĂ«ve pĂ«r mbĂ«shtetjen, dhe njĂ«kohĂ«sisht falenderim tĂ« veçantĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« zyrtarĂ«t dhe udhĂ«heqĂ«sit e Komuna e Gjilanit pĂ«r gjithĂ« pĂ«rkrahjen e pakursyer nĂ« kĂ«tĂ« proces.

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo në kuadër të projektit "Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabartë", i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

15/09/2022

Me kujdes dhe dashuri pĂ«r qentĂ« e pastrehĂ« đŸ¶

đŸŸ Grupi Endless Pawsabilities ju fton tĂ« shikoni video-animacionin sensibilizues tĂ« krijuar pĂ«r rritjen e kujdesit pĂ«r qentĂ« e pastrehĂ« 🐕.

PĂ«rgjatĂ« gjashtĂ« (6) muajve tĂ« implementimit tĂ« projektit, Endless Pawsabilities nĂ« vazhdimĂ«si Ă«shtĂ« angazhuar dhe do tĂ« vazhdoj tĂ« bashkĂ«punoj me institucionet relevante pĂ«rkatĂ«sisht KomunĂ«n e Gjilanit, dhe tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e interesuar pĂ«r zgjidhjen e problemit pĂ«r qentĂ« e pastrehĂ« me synim - ndĂ«rtimin e njĂ« strehimoreje pĂ«r ta 🏡.

Ky projekt pĂ«rkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “Fuqizimi i ZĂ«rave Lokal pĂ«r Zhvillim tĂ« BarabartĂ«â€, i financuar nga qeveria e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar - UK Aid.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit đŸŸ"Endless Pawsabilities" 🩼 kemi zhvilluar aktivitetin shpĂ«rndarjen e đŸ—łïž arkave nĂ« tri pika/lokale...
19/08/2022

NĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit đŸŸ"Endless Pawsabilities" 🩼 kemi zhvilluar aktivitetin shpĂ«rndarjen e đŸ—łïž arkave nĂ« tri pika/lokale/kafiteri nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit: Papaku, Bistro Way dhe Intro, i cili ka pĂ«r qĂ«llim grumbullimin e mjeteve pĂ«r ndĂ«rtimin e 🏠strehimores , 🍗blerjen e ushqimit, dhe kujdesin e qenĂ«ve tĂ« rrugĂ«ve/endacak.

🔊Ne ftojmĂ« qytetarĂ«t dhe bizneset mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« qytetit tĂ« Gjilanit qĂ« tĂ« kontribuoni edhe nĂ« forma tĂ« tjera nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« zgjidhjen sa mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r komunitetin tonĂ« đŸ‘šâ€đŸ‘©â€đŸ‘§â€đŸ‘ŠđŸ•â€đŸŠș

📍DitĂ«ve nĂ« vijim do tĂ« shpĂ«rndajmĂ« arka đŸ—łïž edhe tek kafiterit e lagjes Dardania.

🙌FalenderojmĂ« pronarĂ«t e kafiterive: Papaku, Bistro Way dhe Intro pĂ«r mirĂ«pritjen e aktivitetit pĂ«r bashkĂ«punim đŸ€.

Ky projekt pĂ«rkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “Fuqizimi i ZĂ«rave Lokal pĂ«r Zhvillim tĂ« BarabartĂ«â€, i financuar nga qeveria e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar - UK AID .

🗣 Pershendetje tĂ« nderuar,đŸŸ GjatĂ« javes sĂ« kaluar projekti “Endless Pawsabilities” ka zhvilluar aktivitetin e radhes me ...
14/06/2022

🗣 Pershendetje tĂ« nderuar,

đŸŸ GjatĂ« javes sĂ« kaluar projekti “Endless Pawsabilities” ka zhvilluar aktivitetin e radhes me nxenĂ«sit e shkollave fillore “Musa Zajm” dhe “Rexhep Elmaz”, ku janĂ« mbajtur nga 2 sesione nĂ« secilen prej shkollave pĂ«rkatĂ«se đŸ«.

🐕 Pjesa e parĂ« ka pĂ«rfshirĂ« sesion informues mbi trajtimin, kujdesin dhe mbrojtjen ndaj qenve endacak. Kurse pjesa e dytĂ« e aktivitetit ka qenĂ« interaktivitet, qĂ« pĂ«rcolli pĂ«rvoja dhe opinone tĂ« arsyeshme nĂ« mes ligjĂ«rueses dhe nxenĂ«sĂ«ve tĂ« pranishĂ«m đŸ‘©â€đŸ«.

đŸ™ŒđŸŒFalemnderojmĂ« Drejtorin e Shk.F. Nehat Ramadani tĂ« “Rexhep Elmazi” dhe Drejtorin Ramadan DĂ«rmaku tĂ« “Musa Zajm” pĂ«r bashkĂ«punimin đŸ€ .

Ky projekt pĂ«rkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “Fuqizimi i ZĂ«rave Lokal pĂ«r Zhvillim tĂ« BarabartĂ«â€, i financuar nga qeveria e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar - UK Aid.

11/06/2022

🗣Po e ndajmĂ« me ju prononcimin e lideres sĂ« projektit ArdianĂ« Halimi tĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r RTK-nĂ«.

đŸŸ Endless Pawsabilities nĂ« bashkĂ«punim me komunĂ«n e Gjilanit po vazhdon me implementimin e projektit qĂ« do tĂ« siguroj ushqim, vaksinim, sterilizim dhe strehimore pĂ«r qentĂ« endacak 🩼 nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«.

Ky projekt pĂ«rkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “Fuqizimi i ZĂ«rave Lokal pĂ«r Zhvillim tĂ« BarabartĂ«â€, i financuar nga qeveria e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar - UK Aid.

TĂ« dashur qytetarĂ«, đŸ€—Grupi jo-formal “Endless Pawsabilities” i tĂ« rinjve nga Komuna e Gjilanit Ă«shtĂ« pĂ«rfitues i projekt...
19/04/2022

TĂ« dashur qytetarĂ«, đŸ€—

Grupi jo-formal “Endless Pawsabilities” i tĂ« rinjve nga Komuna e Gjilanit Ă«shtĂ« pĂ«rfitues i projektit tĂ« pĂ«rkrahur nga Ambasada e BritanisĂ« sĂ« Madhe nĂ« KosovĂ« e qĂ« pĂ«r qĂ«llim ka trajtimin e qeneve endacak. 🩼

Në fazën e parë të projektit është paraparë që të vendosen mbajtëse të ushqimit për qentë endacak në vendet ku përqendrimi i tyre është më i madh dhe të njëjtën kohë është paraparë të bëhet sterilizimi dhe vaksinimi i tyre. Endless Pawsabilities në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në vazhdimësi do të punoj që të ndërtohet një strehimore për qentë endacak me qëllim të zgjidhjes së përhershme të këtij problemi në qytetin tonë.

Me këtë rast, kërkojmë nga ju qytetarë të Gjilanit që me anë të fotografive të propozoni 8 hapësira ku do të mund të vendosen mbajtëset e ushqimit për qentë endacak në mënyrë që të ulet agresiviteti i tyre në kërkim të ushqimit për shkak të urisë.

Ky projekt pĂ«rkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit "Fuqizimi i ZĂ«rave Lokal pĂ«r Zhvillim tĂ« BarabartĂ«â€, i financuar nga qeveria e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar - UK Aid.

Address

Al Karak
60000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Endless Pawsabilities posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category