BDI Dega Dibër

Directions Website Contact the organization

BDI Dega Dibër Faqja zyrtare e BDI-së Dega Dibër

08/10/2026

ÇFARË NA THA DJE GJYKATA KUSHTETUESE?

Dje Gjykata Kushtetuese mori një vendim që krijon një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe për sigurinë juridike në vend.

Në vend që të shqyrtojë çështjen e publikimit të rregullores vetëm në gjuhën maqedonase në dritën e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për publikimin e akteve edhe në gjuhën shqipe, Gjykata e trajtoi çështjen përmes aspektit material të aktit.

Por pikërisht këtu qëndron problemi: kushtetutshmëria nuk është vetëm përmbajtje. Është edhe procedurë, formë dhe respektim i rregullave kushtetuese për mënyrën se si krijohet dhe hyn në fuqi një akt.

Vetë Gjykata Kushtetuese, në praktikën e saj, ka vlerësuar çështje të tilla, ndërsa dje u ngrit kundër vetës, duke shkel çdo normë.

Prandaj pyetja është e pashmangshme:

Nëse publikimi në kundërshtim me kërkesat kushtetuese dhe ligjore nuk është më çështje që mund të shqyrtohet si kushtetutshmëri dhe ligjshmëri formale, atëherë çfarë vlere kanë vetë rregullat kushtetuese për procedurën dhe publikimin e akteve?

Dhe kjo nuk është pyetje vetëm për një rregullore.

Është pyetje për gjuhën shqipe, për rendin juridik dhe për sigurinë juridike të çdo qytetari.

Sepse nëse një akt mund të publikohet vetëm në maqedonisht dhe kjo të mos ketë relevancë për kontrollin kushtetues, çfarë e garanton që nesër i njëjti standard të mos zbatohet edhe për akte të tjera?

Dhe këtu duhet të kujtojmë diçka themelore: gjuha shqipe nuk është dekor kushtetues. Është pjesë e rendit kushtetues.

Prandaj, ajo që ndodhi dje nuk duhet të normalizohet dhe as të relativizohet.

Nuk është vetëm çështje e një rregulloreje. Është çështje se a vlejnë njësoj Kushtetuta, ligji dhe siguria juridike për të gjithë.

Dhe për këtë arsye, kjo çështje nuk përfundon me vendimin e djeshëm.

Nesër i gjithë qyteti pa energji elektrike!Përderisa ne refuzojmë të bëjmë politikë ditore me nevojat bazë të qytetarëve...
07/10/2026

Nesër i gjithë qyteti pa energji elektrike!

Përderisa ne refuzojmë të bëjmë politikë ditore me nevojat bazë të qytetarëve dhe mirëkuptojmë çdo ndërhyrje teknike në rrjet – duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për dëmet e mëdha që këto ndërprerje u shkaktojnë bizneseve dhe jetës në Dibër, koalicioni VLEN vazhdon të merret obsesivisht me BDI-në!

Edhe pse ka kaluar kohë që kur jeni në pushtet, ju ende vazhdoni të silleni si opozitë. Por në fakt, nuk është faji juaj: kjo tregon thjesht se mendërisht vazhdoni të jeni aty ku e keni vendin natyral.

Të përvetësoni çdo projekt të gatshëm, të vidhni çdo ide dhe të proklamoni si "sukses tuajin" çdo iniciativë të lënë gati nga qeverisja e kaluar, tashmë është kthyer në modelin tuaj të vetëm të punës, por ja që për ju "pune e madhe" qenka edhe kur për çdo ndërhyrje banale mundoheni të fitoni pikë politike me togfjalëshin e konsumuar "me iniciativën e kryetarit".

Keni marrë përgjegjësi për t'u shërbyer qytetarëve, jo për të bërë scroll në rrjete sociale e për të numëruar postimet e BDI Dega Dibër.

Gjithsesi, përtej fjalëve të zbrazëta dhe arsyetimeve tuaja sterile... nesër gjithë qyteti është pa rymë.

06/10/2026

Me një vëmendje të veçantë, sonte përcolla pjekurinë politike dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore të autoriteteve politike të Kosovës, të cilat arritën të gjejnë zgjidhje për krizën politike, duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare dhe duke zgjedhur në krye të shtetit Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Stabiliteti institucional, përqendrimi te zgjidhjet që i ofrojnë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të jenë gjithmonë udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës, të krijuar mbi sakrificën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit. Mos të harrojmë se lirinë e kemi fituar me gjak, çlirimin me aleatë!

Presidente Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, urime për përgjegjësinë e re dhe detyrën e lartë shtetërore! Ju uroj shumë sukses, urtësi dhe arritje në ushtrimin e këtij misioni të rëndësishëm në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Urime, Republikë e Kosovës! Të gëzohemi bashkë me sukseset tuaja dhe të ecim përpara me stabilitet, unitet dhe përgjegjësi për të ardhmen e brezave të rinj.

06/10/2026

6 Tetori 1968, një ditë që flamuri kuqezi u ngrit lart dhe qëndresa shqiptare mori një zë të ri.

Në Prizren, më 6 tetor 1968, flamuri kombëtar u valëvit hapur në një nga momentet më të fuqishme të zgjimit kombëtar shqiptar të asaj kohe.

Pas tij do të vinin demonstratat në shumë qytete të Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare, duke e kthyer flamurin kuqezi në simbol të kërkesës për barazi, dinjitet, gjuhë, identitet dhe liri.

Për flamurin tonë u përndoqën, u burgosën dhe u dënuan me vite te shumta burg, ne mesin e tyre edhe patrioti i madh kombetar Fazli Grajçevci e shume te tjere njerëz të pafajshëm.

Breza të tërë e paguan shtrenjtë guximin për ta mbajtur Flamurin të lirë.

Por as arrestimet, as burgjet, as denimet me shekuj burg, as dhuna, as përndjekjet nuk mundën ta ndalin simbolin që për shqiptarët mbart simbolin e Kastriotit, kujtesën e sakrificës, krenarisë dhe qëndresës se pathyeshme kombetare.

Nën këtë flamur u frymëzuan breza të tërë shqiptarësh atdhetar e patriot.

Nën të u rritën edhe ata që më vonë do t’i dilnin përballë shtypjes, pushtimit dhe spastrimit etnik, deri te bijtë e bijat e themelues e ushtar te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që morën armët për lirinë e popullit të tyre.

Flamuri kuqezi nuk është vetëm një simbol që valëvitet në erë. Është historia jonë, sakrifica jonë dhe kujtesa jonë kolektive. Është flamuri nën të cilin breza të shqiptarëve e kanë ruajtur identitetin dhe kanë luftuar për lirinë.

05/10/2026
Shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për punën dhe përpjekjet e zjarrfikësve në terren për përballjen me zjarrin m...
03/10/2026

Shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për punën dhe përpjekjet e zjarrfikësve në terren për përballjen me zjarrin mbi Dibër, i cili po ndihmohet edhe nga era e fortë.

Duke parë kushtet e vështira dhe kapacitetet e kufizuara lokale, apelojmë te kryetari i komunës, që të mbëledh sa më parë Shtabin e Emergjencave dhe të kërkohet mbështetje urgjente nga niveli qendror me forca e mjete shtesë.

Në këto momente, reagimi i shpejtë institucional dhe koordinimi janë me rëndësi kyçe për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit dhe për të mbrojtur qytetin tonë.

02/10/2026

Çfarë profili i duhej SHFK“Penestia” në Dibër?

Me emërimin e zëvendësdrejtorit të ri të shkollës, lind pyetja:
A u bë kjo përzgjedhje mbi bazën e meritës profesionale, apo ishte rezultat i një marrëveshjeje partiake mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së?

Përvoja në arsim, aftësitë pedagogjike, kompetencat drejtuese dhe bashkëpunimi me komunitetin duhet të kishin qenë kriteret kryesore.

1. Cilat ishin kriteret e përzgjedhjes?
2. Kush i vlerësoi kandidaturat?
3. A do të publikohen procedura dhe arsyetimi i këtij vendimi?

Arsimi është përgjegjësi ndaj nxënësve dhe komunitetit.
Kërkojmë transparencë të plotë dhe arsyetim publik për këtë emërim.

28/09/2026

🎥 Çfarë deklaroi zv. Kryeministri Sali, pas pyetjes së deputetes sonë, znj. Arbana Pasholli, lidhur me funksionalizimin e sistemit One Stop Shop në pikën kufitare Bllatë?

Qëndrimi ynë është i qartë: qytetarët e Dibrës dhe mërgata meritojnë afate konkrete, transparencë dhe shërbime kufitare pa pritje të panevojshme.

Kur do të vihet përfundimisht në funksion One Stop Shop në Bllatë?

27/09/2026

Address

Dibra

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BDI Dega Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to BDI Dega Dibër:

Shortcuts

Share