Dobërdoll

Dobërdoll

Share

Dobërdoll, Gostivar
Lugina e Mirë. Ky lokalitet përmendet në historiografi në vitin 1308 nga autori bullgar L.

Webfaqa zyrtare e fshatit Dobërdoll ( Dobri Dol)
“FSHAT ME HISTORI NGA MESJETA E LARGËT”

Fshati Dobrdoll sipas gojëdhënave emrin e ka marrë siç thonë se dikur në të kaluarën e largët kanë ndarë një vijë uji nga lumi Mosdaç dhe se në vendin e quajtur te gështenjat p***a qenë fshati në lugun karakteristik që ka pasur tokë të mirë kultivuese për shumë rendimente të prodhimeve të bujqësisë e të ngjas

01/05/2026

Edhe nje fitore e radhes data 01-05-2026
Ne turnir nderkombetar i mbajtur ne qytetit e Ostraves republika Ceke
Djaloshi Djeladini Amir nga fshati Doberdoll perseri me fitore drejt suksesit qe se shpejti do ta shofim me flamurin Kuq e Zi krenar ne ty Amir

30/04/2026

Qofsh i Xhehnetit Puci Samet 🥲🥲🥲

28/04/2026

Foto e vitit 1974
Ish Shkolla fillore Bajram Curi Doberdoll

Photos from Dobërdoll's post 28/04/2026

Investim në dije, investim në të ardhmen!

Me shumë kënaqësi ndajmë me ju se janë rregulluar dhe pajisur kabinetet e gjuhës shqipe në shkollën qendrore në fshatin Dobridoll, si dhe në shkollën periferike në fshatin Toplic.

Ky investim krijon kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së arsimit dhe në zhvillimin e dashurisë për gjuhën shqipe te nxënësit tanë.

Një falënderim i veçantë për drejtorin e shkollës, Denis Haliti, për kontributin e tij të çmuar dhe përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për mbështetjen që ka gjetur në mesin e kontribuuesve për realizimin e këtij projekti.

Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë.

28/04/2026
22/04/2026

Me 30.07.2026, në dasmën e djalit të Fesalit, Isfendiar Asipit, do të rikthehen pas shumë vitesh në një skenë të përbashkët legjendat: 🎤 Mamuti & Halil Bilalli!
✨ Një natë plot muzikë, atmosferë të jashtëzakonshme dhe emocione të paharrueshme!
Mos e humbisni – ju pret një festë e madhe me shumë surpriza!
🎉 Të gjithë jeni të mirëseardhur!

22/04/2026

📸 👉 Nëse keni foto të vjetra nga Dobërdolli:
- familjare
- nga shkolla
- nga sporti
- nga festa apo jeta e përditshme

📩 Na i dërgoni me mesazh privat!

Le të ruajmë së bashku historinë, rrënjët dhe kujtimet tona për brezat që vijnë 🙏


Nëse njihni dikë në këtë foto, përmendeni në komente dhe ndani kujtimet tuaja ❤️

21/04/2026

Mbretëria e Pluhurt e "Avarisë"
Dëgjo, dikur në Mbretërinë e Avarisë, ajri nuk kishte erë baruti apo helmi. Njerëzit ndanin bukën, ujin dhe hidhërimet nën të njëjtën strehë pleqsh. Nuk kishte rëndësi se cilës gjuhë i bërtisnin perëndisë kur ju drejtoheshin tempujve të shenjntë; ata ishin thjesht njerëz që mbijetonin bashkë në një tokë të ashpër. Kishte një lloj harmonie të brishtë, por të sinqertë.
Pastaj erdhën ata. Trashëgimtarët e fronit të rremë.
Mbreti i ri dhe oborrtarët e tij zbuluan një truk më të vjetër se prostitucioni: nëse nuk mund t'u japësh njerëzve bukë, jepu një armik. Ata filluan të pëshpëritnin në veshët e popullit se fqinji i tyre, ai me të cilin kishin ndarë kripën për shekuj, ishte në fakt një ujk i fshehur. Shpikën rreziqe që nuk ekzistonin, vizatuan vija imagjinare në rërë dhe i quajtën "kufij të shenjtë" të traditës.
Në sallat e mermerta të Avarisë, loja luhej kështu:
Mbreti mbante fjalime për "bashkimin", ndërsa me dorën nën rrobën e mëndashtë nënshkruante urdhrin për t'i lënë fshatrat pa ujë.
Ministrat e tij premtonin mbrojtjen e të drejtave të vjetra, por në praktikë i digjnin ato traktate sapo dritat e qirinjve fiteshin.
Dhe ata, përfaqësuesit e "pakicës" që uleshin në tryezën e Mbretit? Ata ishin më të këqinjtë. Heshtnin si varre, me barkun plot e xhepat e rëndë, duke parë se si njerëzit e tyre shtypeshin, mjafton që karrigia e tyre të mos lëkundej.
E gjitha ishte një fasadë për të ushqyer tregtarët e pasur të mbretërisë—oligarkët e asaj kohe—që fshiheshin pas mureve të kështjellës. Ndërsa populli grihej me njëri-tjetrin për fantazmat e "rrezikut", ata vidhnin thesarin deri në qindarkën e fundit.
Vendi u izolua. Mbretëritë fqinje kthyen shpinën, duke parë se si Avaria po kthehej në një qelbi të madh ku vetëm gënjeshtra ishte monedha e vlefshme. Populli u varfërua deri në palcë, i ushqyer vetëm me urrejtje artificiale dhe deklarata dyfytyrëshe që premtonin parajsën, ndërsa po u shisnin ferrin me këste.
Në fund, nuk mbeti asgjë. Vetëm një mbretëri në kolaps, një arkë boshe dhe një popull që e kuptoi tepër vonë se armiku nuk ishte fqinji i tyre i uritur, por ai njeriu me kurorë që i shihte nga lartësia e ballkonit, duke qeshur me budallallëkun e tyre.
Është një histori e vjetër, mik. Aq e vjetër sa harrohet çdo herë që një gënjeshtar i ri merr pushtetin. Pije verën dhe shiko si digjen muret.

Photos from Dobërdoll's post 20/04/2026

Një kujtim i veçantë nga Dobërdolli…

Turniri i futbollit të vogël, i organizuar gjatë muajit të Ramazanit në vitin 1997, mbetet një nga turniret më të forta dhe më të paharrueshme të asaj kohe.

Me pjesëmarrjen e 32 ekipeve, nga fshatra të ndryshme – nga Tetova deri në Çegran – ky turnir solli emocione të mëdha, rivalitet sportiv dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

Fitues i atij viti ishte Bogovina, por nuk mund të mos përmendet forca e madhe e ekipit të Dobërdollit. Skuadra jonë ishte ndër më të fortat në turnir, por pas lëndimit të dy lojtarëve, gjasat për fitore u zvogëluan ndjeshëm… përndryshe, trofeu do të vinte në Dobërdoll.

Talente të shumta nga Dobërdolli luajtën për BESËN, duke lënë gjurmë në historinë e sportit lokal.

Ky turnir ishte më shumë se një garë – ishte bashkim, krenari dhe kujtime që jetojnë ende sot ❤️⚽

Falenderojmë Beki Baftiu për fotografitë.

20/04/2026

📸
👉 Nëse keni foto të vjetra nga Dobërdolli:

- familjare
- nga shkolla
- nga sporti
- nga festa apo jeta e përditshme

📩 Na i dërgoni me mesazh privat!

Le të ruajmë së bashku historinë, rrënjët dhe kujtimet tona për brezat që vijnë 🙏


Nëse njihni dikë në këtë foto, përmendeni në komente dhe ndani kujtimet tuaja ❤️

Want your business to be the top-listed Government Service in Gostivar?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Dobri Dol
Gostivar
1236